Vdiq Arbëri, Vdiq Arbëri, moj e mjera Shqiptari …..

Postuar në 24 Gusht, 2012 01:41
Ardian Ramadani

U shtangëm të gjithë. Olimpi shqiptar vdiq. Ylli i shpresës së shqiptarëve të Maqedonisë shkoi në amshim. Shkoi për të mos u kthyer fizikisht mw kurrë. Shkoi, por mbeti në përjetësi. Për të do të flitet pwr ditë, muaj, vite e shekuj me radhw. Do të fliten fjalë miradije. Nuk do të mjaftojnë fjalët për të thurur lavdinë e këtij njeriu, shkëlqimin dhe mendjemprehtësinë e tij. Sepse fjalët janë pak përpara njeriut të madh të veprave, njeriut që me të drejtë e quajtën rilindasi shqiptar. Jo rilindës, po më shumë se i tillë. Do të na mungojë urtësia, vizioni dhe guximi i tij.  Ngase njerëzit si ai i kemi shumë të rrallë, e pothuajse nw gishta. U shfaq atëherë kur më së shumti na u desht. Kur shpresat na ishin venitur fare. Kur kryeneçësisë së Gligorovit dhe sojit të tij nuk i bënin përshtypje pyetjet e politikanëve : « I ke dhëmbët natyrale apo të vendosura » ? E Gligorovi u përgjigjej me mburrje, « Nuk është me rëndësi si i kam, me rëndësi është se me to kafshoj shumë mirë ». Doli Arbëri arbëror. Doli si kur del dielli në mëngjesin pranveror, si një dritë në fund të tunelit të errët shqiptar, që na kish futur mungesa e vizionit dhe diturisë së politikanëve shqiptarë dhe nacionalizmi ksenofob i shtetarëve maqedonas. Doli Arbëri mendjendritur, e u theu dhëmbët me diturinë e tij, guximin, qartësinë, precizitetin dhe vizionin qarqeve të errëta dhe gazetëravë shoven. Drejtoi forcën politike shqiptare avangardë të interesave shqiptare në Maqedoni. Mbrojti interesin nacional shqiptar, mu atëherë kur ai ishte në kapitullim e sipër.

Stoiciteti i tij ishte arma e vetme që na kishte mbetur për të mos kapitulluar dhe pwr tw mos u dorëzuar përpara qarqeve të errëta shovene. Poltronët shqiptar natyrisht do të nxitonin përmes qarqeve të errëta të nxinin bardhësinë e tij, por ec e nxije këtë figurë të pastër. Këtë figurë madhore. Këtë figurë gjigande. Apofonia e tij kumbonte shpresë dhe dritë. Ky apologjet i  kombit shqiptar do të vlerësohej tej mase nga faktori ndërkombëtar fillimthi. Me të drejtë Havier Solana do të shprehej në një rast se « Shqiptarët e Maqedonisë kanë fat që kanë në ballë një lider të madh si Arbëri ». Kjo figurë do të reflektonte shpresë edhe për shqiptarët e Shqipërive të tjera të vogla. Ngase dituria dhe kthjelltësia e ideve tw tij ishte përtej kufinjve, metakufitare.

Ardhja e tij në qeveri të Maqedonisë ndryshoi gjendjen e shqiptarëve për 180 shkallë. Bëri projekte që s`arritën të tjerët t`i bënin asnjëherë, e që s`do arrijnë po të kenë jetë edhe 10 shekuj. Ngase jo rastësisht nuk është thënë « Jeto, por jeto si mbret dhe lë gjurmë, bëhu i vijueshëm ». E Arbëri, jo vetëm  që la gjurmë të pashlyeshme, por u bë prototip i politikanit të duhur modern, shqiptar dhe nacionalist i arsyeshëm, si dhe shembëlltyrë e mendimit politik shqiptar e ballkanik. Liroi të burgosurit shqiptarë duke u bërë mish për top ndaj Gligorovit dhe duke e mposhtur politikisht atë krijesë shovene. Më vonë ata që do të liroheshin nga burgu, të frikësuar nga madhështia e Arbërit, nuk do të reshtnin të bënin karrierë politike duke sharë pikërisht liberatorin shqiptar. Do të thurnin shkrime e analiza të shumta halabakët dhe habdallët analistë, servilët dhe veglat e pushtetit. Por, a frigohet ariu me shoshë ? Aq mposhtej Arbëri famëmadh. Ky vigan sypatrembur rritej e shkëlqente në permanencë. Analistët servilë e puthadorë bënin zhurmë fishekzjarresh, përpara topit gjëmues, por kot. Arroganca dhe mendjemadhësia e disave u shndërrua në suicidim për vet ata. Klithmat dhe klishetë e zombieve nuk patën sukses.

Kontributi i tij i madh në themelimin e Universitetit të Tetovës, në zyrat e partisë së tij, ishte i pazëvendësueshëm. (Kujdes, jo Universitetit shtetëror të Tetovës, por atij të Tetovës). Menaxhimi i suksesshëm i ngjarjeve të flamurit më 1997 ishte i pashoq. Durimi dhe vigjilenca e tij ndaloi malltretimin dhe sakatosjen e shqiptarëve. Nuk ishte koha e patriotizmit flakadan të llojit me çifteli. Kosova rënkonte nga Serbia, e Shqipëria ishte buzë greminës. Shqiptarëve të Maqedonisë nuk iu duhej përbaltja dhe humnera. Nuk iu duhej nëpërkëmbja e dinjitetit.

Ky vigan sypatrembur do të ishte meritori më i madh për ngritjen e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, projekt i ndërkombëtarëve me insistimin e Arbërit. Kjo fole e studimeve do të shndërronte Tetovën feudale në një qytet modern. Si rezultat  i kësaj në Tetovë do të gravitonin studentët dhe studentet shqiptare për të nxënë dituri, ndërsa ata që deri dje shanin projektin e madh kombwtar të Arbërit, me turr do të vraponin pas këtij tempulli të diturisë për rroga të majme, duke lëpirë atë që kishin pështyrë më herët.

Arbëri si zakonisht fjalë pak e vepra shumë heshte dhe nuk i pengonin lehjet e akadhemykëve, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i dhanë të paktën një mirënjohje këtij njeriu për kontributin e tij tw madh. Në këtë Universitet, ku pata rastin të punoja edhe unë, ata që shanin dhe ofendonin pa ia nda po të njëjtin Universitet, punonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë, ndërsa njerëzit që u ngritën në sajë të qëndrimit afër Arbërit, në një rast edhe nuk miratuan lejen për promovim të librit të Enver Robellit me titull « Arbër Xhaferi në Tetovë në kërkim të kuptimit ». S`ke ç`ti bëjsh akadhemykëve xheloz. Një mirënjohje, lavdëratë nuk i dhanë këtij njeriu të madh, ndërsa oponentët politik që vepronin kundër tij, punonin si butakë po në këtë Universitet. Po për Arbërin, nuk ishte me rëndësi përkatësia politike po panshqiptarizmi dhe intelektualizmi. Ai nuk posesivizoi UEJL në edhe pse pati mundësi ta bënte këtë. Me të vërtetë njeri i përmasve kolosale. E më shumë se kaq, bile.

Suksesi i tij më i madh do të ishte pa dyshim ndihma në menaxhimin e luftës së Kosovës, duke dalë tejet rezultativ. E padyshim ajo që do të mbetet në histori si veprim monumental, do të jetë legjitimimi i konfliktit absurd të vitit 2001, respektivisht të formacionit luftarak shqiptarë në Maqedoni, i cili formacion doli me kërkesën e arsyeshme për çlirim kombëtar, ndwrsa e minimizoi këtë çlirim, po shihet kjo sot në robërim. Po për këtë një herë tjetër. Ky legjitimim i atyre do tw rrwzonte nga pushteti Arbwrin, po pwr tw pushteti nuk ishte asgjw, qwllimi i tij ishte interesi kombwtar.

Mjafton të lexohet libri i Koço Danajt « Kryengritje e pambaruar », si dhe libri më i ri i Veton Surroit « Libri i fluturave » dhe nuk do më shumë koment. Ngritja e figurës së oponentit të tij politik Ali Ahmetit, legjitimimi i tij si politikan, mos heqja dorë nga Marrëveshja e Prizrenit tw 22 majit 2001, përkundër presioneve të parreshtura ndërkombëtare dhe vendore, dëshmoi stoicitetin e këtij njeriu të madh. Ai para së gjithash kishte interesin kombëtar, e jo atë pushtetor.  Nuk veproi si Ibrahim Rugova, veprimet e të cilit për pak sa nuk ndezën luftën ndërshqiptare në Kosovë, duke mos pwrkrahur formacionin ushtarak tw shqiptarwve, edhe pse lufta e Kosovws dhe e Maqedonisw kanw dallime shumw tw mwdha e tw pakrahasueshme. Arbëri veproi me maturi dhe përjashtoi çdo skenar të tillë. I lumtë këtij njeriu jo të zakonshëm. Por hienat apolitike do ta heshtnin këtë veprim madhor të Arbërit. Ata do të punonin nën tokw për të rrëzuar këtë njeri të madh. Më në fund, Arbëri humbi pushtetin, po jo edhe madhështinë e tij, jo edhe shkëlqimin. Ai fitoi pavdekësinë e veprave, mu si bëjnë burrat e mëdhenj. E hienat vazhduan ngjitjen e tyre drejt majave të Olimpit të rrejshëm, duke humbur edhe atë pak dinjitet që (nuk)kishin.

Suksesi i tij në hapjen e Insitutit të trashëgimisë shpirtërore është i pakrahasueshëm, edhe pse po ky Institut, do të nëpërkëmbej më pas nga të njëjtat hiena, me direktiva të qarqeve të errëta antishqiptare. Por, uji kur ec ndoshta shterret, ama lë gjurmë. E Arbëri la gjurmë.

Nuk do ta harroj kurrë për jetë takimin dhe qëndrimin tim më se shtatë orësh me këtë njeri të madh, në hotel Internacional Tirana, në Tiranë në diskursin e organizuar nga Forumi për Demokraci dhe Etikë, respektivisht me miqtë z. Arian Galdini, z. Bekim Hyseni……. Momente të paharruara për mua. Mësova shumë. Bibliotekë e vërtetë. Sikur të lexoja një sfond të tërë librash.

Gjurmët e tij do të mbeten përherë shembull i veprimit të të tjerëve pas tij, edhe pse kam frikë se kjo vdekje e tij na gjeti të papërgatitur shumë. Varrimi i tij, në përcjellje të shumë njerëzve që e deshën, që e çmuan, që e mallkuan, e shanë dhe e lavdëruan, por kurrë nuk e mposhtën, dëshmoi se njerëzit vdesin, por veprat mbesin. E në altarin e këtij kombi, vepra e Arbërit do të reflektojë dritë saherë që do të errësohemi. Ajo dritë do të jetë udhërrëfyes i yni. Pavdekësia e Arbërit dhe vdekja e tij fizike, megjithë zhurmën prej halabakësh të disa horrave që shpejtuan të shpallin Arbërin heretik, ateist e kush e di se çka tjetër jo, duke e nxjerrë nga konteksti gabimisht, duke u vënë me (pa)qëllim në shërbim të politikës sllave, u kthye si bumerang kur pamë momentet e varrosjes së tij sipas traditave kombëtare shqiptare dhe fetare myslimane. Andaj, Arbëri do të shkëlqejë e do të na shëndrisë në pafundësi.  Malet tunden po nuk bien. Arbëri është vargmal dhe Himalaje shqiptare. Le të na shërbejë vepra e tij si model edhe pwr ne, si krijesa të Zotit, se një ditë patjetër që do vdesim të gjithë, por të lwmë gjurmë. Arbëri jetoi jetën si trim, mendimtar dhe guximtar i pashoq. Nuk jetoi gjatë, por ama jetoi me dinjitet dhe ç`i duhet ndokujt të jetojë kur « Jeta me turp është vdekje për së gjalli ». Se sa do të na mungojë ky njeri, këtë as që dua ta fus në mendje, ngase do të zhytem në pesimizëm, por vlerën e tij tw pakrahasueshme, do ta kuptojmë të gjithë ndoshta ndonjëherë. E ndoshta që nesër. Por, ama, mungesën e tij do ta ndjejmë përherë. Për të do të vlejnw vargjet që shkrimtari i shquar Çajupi shkroi për Naim Frashërin, në poezinë « Vdiq Naimi ». E unë me të drejtë marr guximin të shprehem me këto vargje.

Arbër Xhaferit *

Vdiq Arbëri, vdiq Arbëri,
moj e mjera Shqiptari!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vizionari si ai!

Vdiq Arbëri, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
këtë njeri kur të kujtoni,
mos pushoni duke qarë!

Vdiq Arbëri gjithë thonë,
gzohuni hiena, gzohuni kaurë!
Ciceroni i shqiptarisë tonë
s'do të dëgjohet më kurrë!

Vdiq Arbëri që udhëhoqi
me guxim popullin e shqiptarinë
vdiq Arbëri, që projektoi
vizionin, dijen dhe mençurinë

Vdiq Arbëri po ç'të gjeti,
o moj Shqiptari e mjerë!
Vdiq Arbëri, pas tij kush mbeti?
Si ai nuk ka më të tjerë.

Vdiq Arbëri Vdekj' e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdektë vepra dhe emri kurrë!

*Kjo poezi e Andon Zako- Çajupit e shkruar për hir të vdekjes së Naim Frashërit, rilindasit shqiptar, është marrë dhe përshtatur nga autori i tekstit për Arbër Xhaferin, ndjesë shpirti i pastë, nga aspekti i peshës së rëndë të vdekjes së këtyre dy rilindasve që jetuan në përiudha të ndryshme kohore, por që si model patën Shqiptarizmin

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ej, per hir te zotit, kini miresine e mos publikoni te tilla patetizma, se edhe vete i ndjeri do kruhej prej sikletit te kesaj elegjie pese lekeshe. Mos e fyeni kaq shume Arben Xhaferrin; nuk e meriton ta fyejne keshtu!

Submitted by anonim (not verified) on

Ho mor mo se nuk ka thon e shkrujt ndonje gjo te keqe. Patetike njoni patetike tjetri. Me himnizu e me ngrejt tmiren qofte dhe me superlative plot pathos mir na bon. Cdo gjo do shkoj nlik tvet thote populli edhe Arbeni do shkoj nformat tvet. Po u mbytem tuj shajt e tu shkrujt vetem keq, le qe Arbeni e meriton lapidarin intelektual.

Submitted by Bard (not verified) on

Ne kaurëve na e paska punu qindin, shih ç'thotë:

Vdiq Arbëri gjithë thonë,
gzohuni hiena, gzohuni kaurë!
Ciceroni i shqiptarisë tonë
s'do të dëgjohet më kurrë!

Edhe thonë pastaj, pse nuk bëhet shqiptaria! Ja pra, qe ku e ke intelektualin me bazooka ne dorë duke luftuar armiqt e brendshem e te jashtem! Keta ne rast lufte per zotin jane gati te bejne genocid, per te treguar qe kane te drejte. Kot ia lene fajin Karaxhicit per cfare ndodhi ne Bosnje, rrenja e problemit qendron te intelektualet dhe akademiket si ky tipi(akademia e shkencave e Serbise?), te cilet gjemojne ne elegjira nacionalistesh barkthare, dhe justifikojne çdo krim ne emer te superioritetit te rraces. Sa keq!

Submitted by Anonim (not verified) on

Na flliqet fare me kto masturbimeve dhe patetizma.  Aman mos fusni kto gjera se e keni kthyer respublica si ajo kenga mamica a tallava si e ka.

Submitted by pd-isti (not verified) on

Bard, me behet qejfi qe e kape kete detaj. Keta shkencetaret tane shqiptare  ( ne Kosove e Maqedoni) nuk merren me hallet e tyre (dhe kane plot me serbe e maqedonsa) por merren me ndonje kaur si ty e si une. Per ta qartasi ne jemi problem dhe armik. Kete mendim ka edhe Sala dhe e pame ku e coi Shqiperine (e PD-ne). Nje detaj te vogel mbi shqiptaret e maqedonise se ku ishin e ku jane: ne librin e Peter Bartl, "Musulmanet shqiptare ne levizjen per pavaresi kombetare, 1878-1912" i cili citon Valdacin, nga libri "L'albania", Rome, 1930, publikohen te dhenat demografike te Sanxhakut te Shkupit me 1910. Kishim 107132 musulmane (27%), 196 katolike shqiptare, 184950 bullgare (46,7%), 64588 turq (16,3%), 39206 serbe (9,9%). Ndersa sot gjenden ne qytetin e Shkupit 66,75% maqedonas dhe 20,49% shqiptare. Goxha arritje! Dmth. ne nje komb te krijuar atificialisht (ne vend qe te ishte bere pjese e jona, te pakten pjesa shqiptare, dmth e populluar kryesisht me shqiptare) ne humbem perqindje ne popullsi me kalimin e kohes, per te mos folur per rendesine ne vendimmarrje!

Dhe ka akoma budallenj qe duan te shohin diferenca musulmane/kaure!

Submitted by pd-isti (not verified) on

edhe nje shtese te vogel: per te shkruar komentin tim me lart u mata 45 minuta. nxorra shifrat  nga raftet dhe u mata edhe ne konkluzion (sepse mund te kishte qene me i ashper). A mendoni ju se ky vjershashkruajtesi eshte mature dy minuta per te shprehur urrjetjet e tija?

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Ky shkrim tregon se sa mbrapa jane shqipo-maqedhonasit me avancimin e jetes se perditshme dhe intelektin Evropian. Ky shkrim te kujton pergjeruesit e Satanit Enver kushtuar Partise se Punes. Ketij A Ramadanit tashme nuk i mbetet gje tjeter (sic e lexojme) vecse te marre kollaren dhe te vari veten sepse idhulli i tij e paska lene. Tashti presim te lexojme edhe nje ''marsh revolucionar'' te UCK-se se Maqedonise, se ndoshta edhe keta i rroken armet per lufte nga ''egoismi xhaferrist''.

Respublika me keto pamflete vetem sa e humb shijen e saj. Sic e ka thene edhe i nderuari Maks Velo, keta jane 1 shekull mbra nesh; (per kosovare dhe shqipo-maqedhonet). Keta e kane per hak diktaturen me diktatoruce qe nuk i lene vend politikaneve te rinj. Edhe vete Gjergj Erebare (analist) e shkruante para 3 muajsh se keta shqipot e Maqedonise kane ne krye ''politikane'' te nivelit te mesuesit te fshatit ose individe qe ne kohen e Jugosllavise kishin pune si mesues apo mekanike dhe me renien e Jugos u vetevendosen ne politike.

Ky A Ramadani, eshte nje cope mesuesi per frengjisht, si shume egoiste kosovare edhe ky e ka kopjuar zanatin e tij, ka mrra nje tavoline dhe nje karrike, ka vendosur flamurin shqiptar prane, ka bere nje resme (fotografi) dhe kete foto e vendos ne cdo shkrim qe ben, dhe keshtu e paraqet veten per funksionar shteteror....me kuptoni te nderuar shqiptar. Vetem ne kete menyre ky kerkon t'a shesi veten per intelektual. Ah se harrova per pak, i ka shtuar vetes edhe nje titull, magjister.... kutpohet edhe ne idene e shkrimit. I ka vdekur Faraoni Arber, te gjorit.

Submitted by matiani (not verified) on

Arberi i meriton vleresimet e z. Ramadani. Por imagjinoj se Arberi nuk eshte ndie mire nga ky shkrim atje ku eshte.

Sidoqofte vjersha eshte e tepert. Ndersa pershtatja qe i eshte bere vargut te Cajupit "qani turq, qani kaure", eshte tejet e gabuar. Dua te besoj se z.Ramadani nuk e ka pasur parasysh se Cajupi (kauri) e ka fjalen per shqiptaret muslimnane (turq) dhe shqiptaret e krishtere (kaure). Dua te besoj kete, se nuk mund te besoj te kunderten. E kunderta do ishte shume tronditese per mua, qe nje shqiptare qe di te shkruaj shqip ne menyre korrekte te kete mendimi si ato te nje komentuesi te mjere te ketij siti, nje fare P.T. me ndryshimin se kahet i kane te kunderta.

Submitted by Genti (not verified) on

Arben Xhaferri ishte nje pusht, hajdut, mafioz, i pabese qe donte ti bente katolike katundaret muslimane te Maqedonise. Atij duhet ti harrohet emri dhe jo ti thurren kesi elozhesh.

Submitted by marinc (not verified) on

Kam ndjekur me nje interes te posacem emrat e atyre qe shkruan apo me mir te them qe vajtuan ,per ikjen e shpejte nga kjo bote e te pervuajturit Arben XHaferit .Me ne funde u binda se ata qe duhet te vajtojne veten ,ata vajtojne XHaferin por me siguri kan te drejte sepse XHaferi me se miri i paska perfaqsua keta qe e vajtojne pas vdekjes .Por ju lutem mos e vajtoni ne emerin e shqiptareve sepse shumica shqiptare ndjehen te lehtesuar nga nje bare e rende qe ju kishte ngarkuar dikush tjeter .XHaferi ishte dhe mbeti nje mjerke per shqiptaret ,dhe do  lavderohet nga ata  qe e ngarkuan me detyre  te sillet si nene ,dhe nga ata qe se njohen mire veprimtarine e tij politike ,por do mbetet nje plage e hapur nder shqiptaret qe nuk do sherohen kure.

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

@ drini. Ky A Ramadani nuk eshte turk, te kishte qene turk maqedonie nuk do ta vajtonte Xhaferrin me kete shkrim. Ky eshte nje mjeran qe vetquhet ''filozof'' me sirvilizem nda idioteve medioker sic ishte Arbri. Ve bast qe ai nuk e ka idene se per c'fare perdoret fjala kaurr. (qe ai e shkruan me nje r). Nese u vajtua Arbri ai mund te jete vajtuar nga kaurret por jo nga turqit (muslimanet). Ne shkrimet e ketij Ramadanit nuk gjen as mish dhe as peshk, eshte i njejte me shkrimet qe bejne kosovaret. Te gjitha jane te ceketa dhe te vobekta ne shtjellime.

Submitted by drini (not verified) on

Ai shkerdhate ( a. ramadani) eshte ne rregull sepse, fundi i fundit, eshte mendimi i tij dhe zgjedhja e tij te mbroje e te fyeje ke te doje, por fajin e ka i zoti i shtepise M.Nano qe lejon shkrime te tille

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.