Pafajësia e humbur e brezit të ri

Shqipȅria mund te jetȅ e dyta pas Gjermanisȅ pȅr rritje ekonomike, Shqipȅria mund tȅ jetȅ nȅ moshȅn e internetit, Shqiptarȅt mund tȅ jenȅ mȅ tȅ lumturit nȅ botȅ por fȅmijȅt nȅ Shqipȅri po rriten sikur papritur kanȅ zbritur nȅ mesjetȅ. Fȅmijȅ qȅ gjymtohen ose rriten jetim pȅr shkak tȅ papȅrgjegjshmȅrisȅ sȅ atyre qȅ ngasin makinat, fȅmijȅ tȅ ngujuar nȅpȅr kullat e gjakmarrjes qȅ lulȅzon nga mosdija dhe mungesa e ligjit, fȅmijȅ qȅ u rrȅmbehet jeta e nȅnȅs pȅr njȅ varȅse pȅrpara syve, fȅmijȅ qȅ rriten duke shitur paketa cigare dhe shȅrbime sociale qȅ pȅrkujdesen me devotshmȅri pȅr … karrigen e tyre dhe qeverinȅ. Kȅto ditȅ njȅ vajzȅ 18 vjeçe ka bȅrȅ njȅ krim pasioni, ka vrarȅ atȅ qȅ e ka pȅrdhunuar kur ka qenȅ nȅn moshȅ. Jeta e saj sot nuk ȅshtȅ si jeta e shumȅ 18 vjeçareve Europianȅ, madje ȅshtȅ shumȅ larg. Ajo u rrit pa e kuptuar dhe besoj se nuk e ka kuptuar akoma edhe sot, se monstra qȅ vrau i kishte marrȅ diçka qȅ nuk kthehet mȅ; pafajȅsine fȅmijȅrore. Si kjo histori ka shumȅ, disa ngjasojnȅ me tȅ, e disa tȅ tjera jo, disa i kemi parȅ e dȅgjuar, e shumȅ tȅ tjera jo, por ajo qȅ ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme brezi i ri po rritet i gjymtuar dhe i traumatizuar.
Gjatȅ lojrave olimpike nȅ Londȅr ndodhi njȅ ngjarje e rȅndȅ, njȅ vajzȅ 12 vjecare Tia Sharp u gjet e dhunuar dhe e vrarȅ nȅ papafingon e shtȅpisȅ se gjyshes sȅ saj. I dashuri i gjyshes u arrestua pak orȅ pas gjetjes sȅ trupit pasi ishte personi qȅ kishte kaluar natȅn i vetȅm me vajzȅn e gjorȅ. Ai tashmȅ e ka pranuar krimin por ajo qȅ tȅ bie nȅ sy ȅshtȅ ngjashmȅria e zanafillȅs sȅ kȅsaj ngjarje me atȅ tȅ Nazime Vishȅs. Tȅ dyja vajzat janȅ dhunuar duke qenȅ nȅn moshȅ vetȅm se kȅtu, dy vajzat ndahen nga dy botȅ tȅ ndryshme. Tia u rrit ne kushte mȅ tȅ mira banimi ndȅrsa Nazime Visha jo, Tia u edukua nȅ njȅ shkollȅ ku pȅrveç lȅndȅve shkencore tȅ mȅsojnȅ edhe pȅr sjelljen edhe pȅr rreziqet qȅ rrethojnȅ fȅmijȅt sot, kurse Nazime Visha jo. Tia u vra sepse ajo e kuptoi ate qȅ i ndodhi ndȅrsa Nazimja edhe sot nuk e ka kuptuar akoma qe ȅshtȅ viktimȅ e njȅ pedofili madje kishte rȅnȅ nȅ dashuri me tȅ.
Historia e saj nxjerr nȅ pah mangȅsitȅ e sistemit tȅ edukimit nȅ Shqipȅri nȅ qoftȅ se mund ta quajmȅ sistem. Ja pse rinia sot rritet me njȅ mentalitet tȅ ndryshȅm nga bota e zhvilluar ku kȅrkojmȅ tȅ integrohemi, ja pse ne nuk jemi gati ti bashkohemi familjes Europiane. Kjo vajzȅ e varfȅr Shqiptare morri njȅ jetȅ dhe kjo do tȅ jetȅ e ngulitur nȅ mȅndjen e saj pavarȅsisht nȅse bȅri mire apo keq. Kjo vajzȅ ȅshtȅ tashmȅ e dȅmtuar pȅr jetȅ falȅ paaftȅsisȅ sȅ shtetit tȅ saj pȅr ta edukuar e mbrojtur. Ajo sot ka nevojȅ per njȅ trajtim intensiv psikologjik dhe jo njȅ vizitȅ nga ministri nȅ shtȅpinȅ e viktimȅs. Ajo sot ka nevojȅ tȅ rifitojȅ jetȅn e humbur dhe jo te pȅrflitet nȅpȅr gazeta qȅ kȅrkojnȅ ta kthejnȅ tragjedinȅ e saj nȅ soap opera pȅr kuriozȅt e pashpirt qȅ kȅnaqin kureshtjen e tyre duke shpȅrfillur jetȅt e prekura nga kjo tragjedi.
Kushdo qȅ ȅshtȅ prind sot nȅ Shqipȅri duhet tȅ ulȅrijȅ edhe sikur t’u ketȅ krijuar fȅmijȅve tȅ tij kushtet mȅ tȅ mira, pasi vetȅm lajme tȅ tilla nȅ veshȅt e fȅmijȅve tȅ tyre, mjafton pȅr t’i traumatizuar ato. Kushdo qȅ lind e jeton nȅ kȅtȅ vend sot, rritet me normalitetin e anomalisȅ mȅ tȅ egȅr qȅ njȅ shoqȅri mund tȅ pȅrballet. Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet tȅ kȅrkojȅ me force nga kjo qeveri njȅ ambient tȅ shȅndetshȅm pȅr fȅmijȅt e tyre ose pȅr ndryshe ta largojȅ atȅ me force. Ne jemi sot tȅ vetȅdijshȅm se kjo qeveri ka vetȅm njȅ sukses, ate tȅ pasurimit me anȅ tȅ korrupsionit. Njȅ Kryeministȅr gȅnjeshtar nuk mundet kurrȅ t’i sigurojȅ fȅmijȅve tuaj njȅ rritje tȅ ndershme dhe sado qȅ ndokush do tȅ mundohet t’i edukojȅ fȅmijȅt e tij, vorbulla e anomalisȅ do t’i pȅrpijȅ ata nȅ njȅ botȅ ku mbijetesa shkatȅrron çdo moral.
Pȅr tȅ ardhmen jo mesjetare tȅ fȅmijȅve tuaj, ju sot duhet tȅ ngriheni dhe t’i shkulni dhȅmbȅt kȅtij sistemi tȅ kalbur qȅ po ju vjedh gjȅnȅ mȅ tȅ çmuar qȅ njȅ prind mund tȅ ketȅ, pafajȅsinȅ e fȅmijȅve te tij. Fatkeqȅsisht disa kanȅ njȅ kapacitet mendor tȅ cekȅt dhe nuk do tȅ arrijnȅ kurrȅ tȅ perceptojnȅ se e ardhmja e fȅmijȅve tȅ tyre ȅshtȅ mȅ e rȅndȅsishme se sa tifozllȅku pȅr njȅ parti ose tjetrȅn. Kȅta janȅ vetȅ viktimat e sistemit ku janȅ rritur dhe gjithçka rrotullohet nȅ njȅ rreth vicioz. E vetmja mȅnyrȅ pȅr tȅ kȅrcyer jashtȅ kȅtij rrethi ȅshtȅ tȅ shohȅsh interesin e familjes dhe tȅ kȅrkosh nga ata qȅ t’i i voton tȅ tȅ qeverisin me tȅ njȅjtat kushte qȅ çdo fȅmijȅ Europian i ka sot. Nuk ȅshtȅ as ȅndȅrr as e pamundur qȅ tȅ kȅrkosh me forcȅn e shpirtit tȅ ardhme mȅ tȅ mirȅ pȅr familjen tȅnde.
Ne sot nuk na duhet tȅ hyjmȅ nȅ Europȅ por tȅ fusim Europȅn nȅ Shqipȅri dhe deri sa tȅ bȅhet kjo, pȅrditȅ do tȅ dȅgjojmȅ dhe pȅrjetojmȅ histori tȅ dhimbshme.
Comments
Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet

Kushdo qȅ ȅshtȅ prind duhet tȅ kȅrkojȅ me force nga kjo qeveri njȅ ambient tȅ shȅndetshȅm pȅr fȅmijȅt e tyre ose pȅr ndryshe ta largojȅ atȅ me force.

sa shpejt harron ti qe edhe ne vende shume te zhvilluara mbajne edhe vajzat e tyre per vite me rradhe duke i perdhunuar dhe duke bere edhe femije.po per ato vende ke bere ndonje analize zotrote !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

a kerkoi ndonjeri dorheqjen e kryeministrit atje apo ta largoje me force !!!!

apo per keto lloj shkrimesh paguhesh ti shoku qe as emrin e as mbiemrin se ke shqiptar.

Une nuk i kuptoj keta tipa

Une nuk i kuptoj keta tipa si "Nik" edhe "Emri", te dy debila qe krahasojne ate cfare ndodhi ne Shqiperi me raste pedofilie ne vendet perendimore . Monstra ka edhe do te kete gjithandej, por thelbi i artikullit eshte indiferenca e familjes që e braktisi kete vajze ne moshe te mitur, edhe indiferenca e shtetit e shoqërisë ne pergjithesi per te reaguar edhe ndjekur penalisht ne kete rast (e shume raste te tjera) tipat si ky qe vrau Nazimja.

Mesa i perket rastit qe permend i nderuari komentues "nik" per nje vajze qe u perdhunua edhe u la shtatzane disa here, autori i ketij krimi u denua me 431 vjet ne SHBA, gjithashtu edhe ne Austri, kurse Niku ka shume gjasa qe nga fshati i humbur ku ka origjinen te kete komshinj monstra te atille sepse i duket shume normale. E pra, Niku eshte misherimi se cfare problemesh ka shoqeria shqiptare, ku gjithe monstrozitetet i krahasojme me vendet e tjera per ti dhene nje fasade normaliteti veprave makabre, por harrojme qe ne boten perendimore keto krime denohen maksimalisht sipas ligjit, ndersa ketu e has gjithandej ne jeten e perditshme.

jo more shoku Lex. Faji eshte

jo more shoku Lex.

Faji eshte juaji qe si militante te regjur qe jeni e lidhni cdo gje me qeverine dhe kryeministrin sepse keshtu e ke mesuar ne deminaret e fondacionit qemal stafa.

te falenderoj qe me ben nga fshati por jane pikerisht ato qe kane pak vite ne qytet,kane bere shkolle nate dhe u duket vetja sec kane mbrritur e fillojne te ofendojne qytetaret qe kane nja 600 vjet qe jetojne ne qytet.

po mos u merzit ,jemi tolerante dhe nuk do te ofendojme deri ne 2017,se na merziteni shume dhe beheni per hilace.

pajtohem me parafolesin..ky

pajtohem me parafolesin..ky shkrim duket shume i anuar politikisht

Asnje nuk e di zanafillen dhe
Asnje nuk e di zanafillen dhe rrjedhen e ngjarjeve. Ajo qe mendojme apo paragjykojme eshte thjesht bazuar mbi ate pak informacion qe kemi per kete dhe shume raste te ngjashme. Edukimin nuk e ben qeveria, por e bejne njerezit dhe familja, kultura shoqerore. A ka pyetur njeri kete vajze se pse vendosi te kryej kete veper ekstreme? Plus, a eshte bere nje vleresim psikollogjik i ketij individi? Ne Shqiperi ke te çmendur qe rrijne neper familje sepse nuk kane ku ti çojne. Une gjykoj se para se te japim vleresime arbitrare ti studiojme dhe analizojme gjerat duke u bazuar ne fakte dhe jo ne te thena apo justifikime adoleshenteske. Per mua historia e perdhunimit kur ishte e mitur nuk ha buke fare. Madje me ngjan disi pjelle katundareske per ti shpetuar situates. Edhe mua mund te me vrasi nje femer neser e te pretendoje se e kam perdhunuar para 10 vjetesh. E provon dot njeri kete histori? Per mendimin tim duhet te gjykohet si veper penale me paramendim dhe madje e orkestruar shume bukur.
Me vjen shume keq qe disa nuk

Me vjen shume keq qe disa nuk arrijne ta kuptojne dot moralin e ketij shkrimi dhe preferojne te merren me politike ne vend qe te mendohen se pse ndodhin kaq shume ngjarje te shemtuara per nje shtet te vogel si Shqiperia. Pavarsisht se kush eshte ne qeveri cdo Shqiptar duhet te kerkoj nga ato qe zgjedh te njejtin zhvillim si ne Europen ku duam te integrohemi. Familja eshte e para pastaj vjen vendi ku ke lindur (pasi bashkimi i familjeve ne mirqenie e ben kombin me te forte) dhe me pas kushdo eshte i lire te dashurohet me politikanin qe i pelqen. Hapeni mendjen dhe hiqeni urrejtjen per ate qe nuk ju pelqen dhe do shikoni se do te jeni me te lire dhe me te zgjuar.

shkrimi tregon te gjitha

shkrimi tregon te gjitha problemet qe egzistojne ne shqiperi. me vjen shume keq qe disa njerez e shohin si shkrim politik dhe jo si nje e vertete e hidhur dhe nje realitet i shemtuar ne te cilin jetojme. ne vend qe te ngreme zerin dhe te bertasim per krimet, varferine, korrupsionin, dalim vetem neper mitingje dhe ulerasim e mbeshtesim ata njerez qe sapo te vine ne pushtet do na vjedhin gjakun dhe djersen.... (te majte dhe te djathte pa perjashtim)... pedofile, manjake dhe te semure ka ne gjithe boten por ama nuk lihen te lire sic ndodh ne shqiperi ku sistemi gjyqesor eshte i kalbur qe ne rrenje!!!!!!!!!! me falni per mungesen e patriotizmit por jemi nje popull injorant dhe indiferent, pothuajse i gjithe fshati e dinte sec ndodhte dhe asnje nuk reagonte..... TURP!!!

boll u moret me politike, po hapni syte dhe shikoni se si po katandiset Shqiperia!!!!!

Add new comment