100 Vjetor me Ezel!

Postuar në 14 Gusht, 2012 03:31
Zef Zhupa

Edhe para se të fillonte 2012, 100 Vjetori u bë një nga refrenet më të dashura të politikanëve. Njëra palë, ajo në pushtet, rrihte gjoksin e tregonte për bëmat që do bënte, e pala tjetër e qesëndiste. Pushtetarët frynin tollumbacin e bëmave për 100 vjetor, duke i treguar miletit makete kartoni të stadiumit, parlamentit, monumentit të pavarësisë pa shesh e të shesheve pa monumente. Këta të fundit janë të vetmit e realizuar. Ka një shesh me emrin “Nënë Tereza”, pa Nënë Terezë.  Në se do e kërkoni me kujdes, monumentin e Nënë Terezës mund ta gjeni, por jo në sheshin që mban emrin e saj.

Kishim edhe një shesh me emrin “Skënderbej”, me monumentin e tij. Tani sheshit i ka mbetur vetëm emri. Sheshi vetë nuk është më. Skënderbeun ndërkohë janë kujdesur ta fshehin. Ditën, monumenti është i largët e i pakapshëm nga njerëzit, natën është krejt i padukshëm në këtë 100 vjetor.

Stadiumin e parlamentin e ri i mori lumi, me gjithë disa (kush e di sa) mijra euro. Monumenti i Pavarësisë (pa shesh), u shndërrua në Monument të 100 vjetorit  (pa shesh) duke u zgjedhur midis 3 karikaturave të konkursit të mbajtur (posaçërisht).  Ndërsa në Vlorë, vlonjatët, që nuk mund të duronin shpërfilljen e pushtetarëve, ngritën vetë një bust të Ismail Qemalit, qeveritarët të zënë ngushtë, u kujtuan të shpluhurosin një statujë që rrinte (kush e di pse) prej kaq vitesh në Galeri  e vendosën ta nxjerrin jashtë në një lulishte këtë 100 vjetor.

Kemi edhe një sihariq! Me t’u vendosur se kë nga shtatoret do zgjedhë komisioni i ngritur (posaçërisht), shqiptarët do kenë fatin të kenë në kryeqytet edhe LMT A. Zogu. Problemi që ka mbetur për t’u zgjidhur është ai i paraqitjes së LMT: me frak apo me grand uniformë. Unë vetë, do kisha rekomanduar një LMT me opinga, (që pat premtuar se do i vishte), për ta parë se si do dukej, por ky variant është hedhur poshtë nga komisioni i ngritur (posaçërisht). Nga dy variantet e mbetura, ai me uniformë do ishe qesëndisës për vetë LMT, që pati rast ta vishte për foto cerimoniale, por kur iu desh ta vishte për luftë, e spërkati me trëndelinë dhe e futi në sepet, për ta marrë me vete rrugëve të mërgimit.

Megjithatë, ky vit i 100 vjetorit  pati edhe një projekt, që u kurorëzua me sukses të tillë që zor se do ta kenë projektet e tjera të realizuara ose jo. “Ezel” është ai që ja kaloi edhe Sulejmanit, edhe Gjyrmyshit, edhe Shamikuqes këtë 100 vjetor.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Si fillim, duhet te organizohemi ne protesta, "myslimane" e te krishtere kunder pellitjes se minareve 5 here ne dite, kur ne vendin tone jane apo nuk jane nja 15% myslimane.

Pastaj vijne hapat e tjere per de-turqizimin e Shqiperise, per te cilen dhane gjak te paret tane.

PROTESTA KUNDER MINAREVE DHE EZANIT!

Submitted by antishqiptari (not verified) on

organizo njehere mendjen tende te permjere o i mjere dhe pastaj protestat e tua kunder ZOTIT.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Po nxirre kollen mor Zef. Ti nuk do 100 vjetor me muslimane. Leri pordhet me Ezelin dhe shamikuqen. Ajo qe duhet te me habite nuk je ti Zef, bashke me Nikolinet, Palet, Market etj qe po mbillni me sukses percarjen dhe fashizmin ne Shqiperi. Ajo qe duhet te me habite eshte fakti se percilleni ne nje gazete online "te majte"  "te moderuar". Them duhet te me habite se ne fakt nuk me habit aspak.

Dhe ti dhe Muci, ne fund te fundit duhet te merrni rrogat.

Submitted by d. (not verified) on

Inat kaurri :)

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shqiptaret festojne sot 100 Vjetorin e Shpalljes se Pamvarsise nga pushtuesi aziatik turk-osman, i cili e mbajti ne varfri dhe injorance te plote, ua mohoi alfabetin, e shtypi dhe i piu gjakun, e la pa kulture dhe i mohoi kulture shqiptarve, ua ndrroi me dhune besimin fetar, i dergoi ushtar (nizam) e u mori taksat (xhelep) ketyre te varferve per 500 vjet rresht, ua hoqi lirine, ua mori pasurine dhe te gjitha te zezat ua beri.

E jo vetem kaq, por u la shqiptarve neper kembe edhe llomin e tyne turk-osman, prej te cilve nuk po çlirohen dot kollaj. Por perqindja e llomit sa vjen e zvoglohet, sepse shqiptaret behen gjithnji e me koshjent se jane europian dhe jo aziatike.

Per shume mot festen e Pamvarsise nga Turqit e urryer.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.