Topi versus Topalli: Clash of Civilizations

Postuar në 15 Tetor, 2011 16:33

Presidenti Topi ka qenë sot në Shkodër për të marrë pjesë në homazhet e bëra përpara trupit pa jetë të aktorit të njohur shkodran Ndrekë Prela, dhe më pas, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ka folur dhe për çështje të politikës korrente, e sidomos për debatin lidhur me kthimin që ai vetë i ka bërë ligjit mbi importin e plehrave. Iu kërkua dhe një opinion lidhur me deklaratat e kryetares së parlamentit mbi celulat anti-europiane, dhe Topi nuk e pa të udhës t’i shmangej ballafaqimit në distancë me Topallin. Madje u duk i kënaqur që kish rast të thosh diçka për të në Shkodër, në qytetin e saj; tha dy fjalë, të cilat i mbylli me frazën veçantërisht pickuese: “së paku në komunikim të jetë qytetare dhe të flasë gjuhën shqipe në mënyrë korrekte”.

Kryetarja e parlamentit nuk priti gjatë. Nxorri zëdhënësen e saj të thosh, se “Topalli flet me krenari dhe vetëdijë shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”. Hm, ky duket një terren i rrezikshëm. A nuk do ish mirë që kreu i një institucioni të rëndësishëm kombëtar e shtetëror të kish respekt edhe për ata që flasin një shqipe të ndryshme, po aq të bukur (por jo më të bukur se) sa e saja? Duket se as që i ka shkuar në mendje kjo pyetje.

Mbaroi me kaq? Jo. Në harkun e një kohe të shkurtër, doli një njoftim i presidencës, ku thuhet, se “po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi, do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”. Duket si luftë civile në botën e institucioneve. Duket dhe si një betejë qytetërimesh, dhe kjo e fundit afërmendsh është e tepërt, përçarëse e sektare. Mund t’na i kursejnë.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Kur shqipja po perdhunohet me turqizma, sllavizma, greqizma, inglezizma e italianizma pa vend e ne menyre vulgare, shqetesimi se dikush flet gegnisht, asht me te vertete mjeran. Tashma ballafaqimi i dye kryedialekteve nuk kurrefare karakteri shkencor, por nje sfond e mbrapaskena qe vertete te trishtojne.

Presidenti, ne vend qe te tregoje respekt per te folmen e te pakten dy te tretat e shqiptareve, qe tue u integrue ne normen gjuhesore do te sillte pasunim e permiresim te saj, sidhe njesim real te gjuhes shqipe, e perdore per qellime perçasepolitike. Si mund te kerkoje qytetnim ai qe fyen shqipen, pse gegnishtja e tosknishtja jane SHQIP me te drejta te barabarta? Nuk asht e vertete se tosket i bezdis gegnishtja, perkundrazi; asht politika e mbrapshte, e djeshmja dhe e sotmja, qe perdor elementin gjuhesor per perçamja apo epersi politike.

Submitted by die anderen (not verified) on

or ti geg edhe ne te tirones gegnisht flasim (gegnishen e shqiperise se mesme) po kur vje puna per komunikim zyrtar perdorim gjuhen standarte shqipe, qe te pelqe apo jo ty eshte ajo qe duhet te perdoret. po ti mos u prek dhe shiko si po ta shkel standartin zonja mu ne mes te parlamentit, dhe ki parasysh qe ket po e ben jo nga pozita e nje qytetari por  nga pozicioni i saj zyrtar. po Timoshenko qe s'dinte ukrainase dhe e mesoi dhe e foli, ca ishte ajo? pse s'ja kerciste ne rusisht aty apo mbase ka pak fare standarte per tu respektuar ne ket mes? njelloj skam degjuar qe pres. amerikan te flase dialekt skocez ose kryeministri spanjoll te dale te komunikoje ne spanjishten e Kilit. gjuha zyrtare hyn tek ato standartet qe per fatin e keq tatin dhe timin, ketu ne shqiperi nuk iu ndihet as era.

Submitted by po sikur (not verified) on

e gjithe kjo vjen per arsye zhvillimore.z topalli eshte ne stadin e identitetit krahinor dhe si duket do akoma shume kohe qe te ngjitet ne stadin e identitetit kombetar.kjo eshte perplasje midis id.kombetar dhe atij krahinor,midis i.qemalit e e.pash toptanit.ne kushtet kur ne shqiperi po luftohet forcerisht identiteti kombetar  me lubonjen ne krye te kesaj kryqezate eshte llogjike qe identitet krahinore dhe fetare do te nxjerrin krye dhe topalli eshte perfaqsuese e denje e tyre.ne keto kushte partia e topallit po behet bartese e vlerave me negative dhe antishqiptare qe ka ky popull.ate qe se arriten dot me lufte serbet e greket po ua ben dhurate topalli me berishen

Submitted by Anonim (not verified) on

titulli ironik, shumë i bukur. Clash of clans do duhet të ishte normalisht. Klani i katolikëve të veriut me klanin e tironsave orientalë - sipas Xhuzepinës.

Submitted by Gingi (not verified) on

Nuk ka asnje perplasje qyteterimesh.Eshte kontrast i perceptimit te instituticioneve .Presidenti refuzoi te kunderfirmonte nje ligj mafioz. ky eshte thelbi.Qe Topalli ka nje dialektike politike te te shprehurit te papranueshme eshte e pamohueshme.Qe Topalli  flet ne dialekt eshte  po aq e vertete ,dhe per kete s'ka arsye per te qene krenare.Te therrasesh ne ndihme Fishten dhe Idromenon eshte patetike.Eshte si te mburresh me allatet e lales.(dialekt).Shkohet ne shkolle,lexohet per te perfeksionuar gjuhet, eshe ato te huaja.Te mos flasesh mire gjuhen tende eshte e pafalshme.Megjithate, problemi nuk eshte gjuha, por vendimi penalisht i denueshem e politikes ne pushtet, importi i plehrave, i camorres, i mafias , i helmit e denimit me vdekje te brezit te sotem dhe atyre qe do te vijne.Keta maskarenj nuk kane ndergjegje e meshire, por kane femije, ujin radioaktiv do ta pine edhe femijet e tyre,

Kjo eshte mafia , ky eshte stili Prudentino.

Submitted by Pjerin Kodra (not verified) on

Per die anderen.

Ne te gjithe gjuhet ma moderne e ma te njohuna ne bote bahen rregullisht reforma permiresuese. Gjermania reformen e fundit e ka ba ne vitin 1998. Valle standardi i fameshem i vitit 1972 qenka i paprekshem?

Ka te drejte komentuesi ma nalt kur thote se kokefortesia me mbrojte ate standard nuk ka as karakter shkencor e aq ma pak kombtar, por ideologjik.

Tiranas i dashtun. Mund te flasish si te duesh, se edhe tosknishtja asht e jona dhe poaq e bukur sa gegnishtja, por perjashtimi i gegnishtes nga gjuha e njesueme asht krim politik, jo nje zgjedhje shkencore.

Mandej, te jesh i sigurte se politikanet tone nuk shqetesohen per shqipen, po per karriget e tyne.

Submitted by luani (not verified) on

Eshte budallallek me oke te thuash qe Jozefina flet gegnisht. Jam dakort qe standardi aktual gjuhesor duhet ndryshu, por kjo s'ka lidhje me gjuhen e Jozefines. Jozefina s'ka pike kulture, dhe fjalet qe perdor nuk i perkasin asnje dialekti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.