Veprimtarët e Vetvendosjes shenjestrojnë me domate zyrtarët e BE-së

Sot, veprimtarë të Vetvendosjes kanë qëlluar me domate anëtarët e delegacionit të BE-së, që ishin në Prishtinë, gjë që ishte krejt e papritur për këta të fundit. Pamjet filmike i treguan duke dalë nga zyrat e qeverisë së Kosovës, dhe teksa zbrisnin shkallët u ndodhën “nën agresionin” e domateve që hidheshin nga përtej gardhit rrethues prej djemsh të rinj të lëvizjes Vetvendosja në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit që mbahet lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Unë vetëm mund të shpreh tmerrin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm”, tha në një deklaratë të mëvonshme përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar (fotoja është e tij), duke e tepruar disi me termat. Në fakt, ish një skenë jo fort e lezetshme, por nuk kish ndonjë gjë tmerruese.Me sa duket, veprimtarët e Vetvendosjes kanë rivendikuar autorësinë e gjestit, dhe kjo gjë e ka shqetësuar më së shumti Zhbogarin. Vetvendosja është një lëvizje e përfaqësuar në parlamentin e Kosovës. “Kjo sjellje nuk mund të jetë alternativë e suksesshme”, nënvizoi Zhbogari, por pa u shtyrë në etiketime.Re.Pu.
Comments
ktyne te BE mire ja bejne.na

ktyne te BE mire ja bejne.na cane kapartonat ne shqiptareve,kurse sllavet i majne kalaqafe dhe i thone faleminderit edhe kur u shurrojne.

Me amerikanet mos e krujne kto te vetvendosjes.

Muçi, bli nja dy fjalore te

Muçi, bli nja dy fjalore te shqipes dhe veri ne dispozicion te redaksise se po lini nam me kete palo gjuhe qe shkruani. Nuk ka ne shqipe fjale "shenjestroj". Apo nuk ju duket vetja aq intelektuale po the thoni thjesht "qellojne me domate"?

mezi po pres diten qe dikush

mezi po pres diten qe dikush t'ja fusi me domate (te kalbura, mundesisht te blera shqip) vetevendosjes.

Bravo! Natyrshem lind pyetja:

Bravo! Natyrshem lind pyetja: a ishin domatet bio apo jo?

Add new comment