Veprimtarët e Vetvendosjes shenjestrojnë me domate zyrtarët e BE-së

Postuar në 21 Qershor, 2012 15:39

Sot, veprimtarë të Vetvendosjes kanë qëlluar me domate anëtarët e delegacionit të BE-së, që ishin në Prishtinë, gjë që ishte krejt e papritur për këta të fundit. Pamjet filmike i treguan duke dalë nga zyrat e qeverisë së Kosovës, dhe teksa zbrisnin shkallët u ndodhën “nën agresionin” e domateve që hidheshin nga përtej gardhit rrethues prej djemsh të rinj të lëvizjes Vetvendosja në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit që mbahet lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Unë vetëm mund të shpreh tmerrin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm”, tha në një deklaratë të mëvonshme përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar (fotoja është e tij), duke e tepruar disi me termat. Në fakt, ish një skenë jo fort e lezetshme, por nuk kish ndonjë gjë tmerruese.Me sa duket, veprimtarët e Vetvendosjes kanë rivendikuar autorësinë e gjestit, dhe kjo gjë e ka shqetësuar më së shumti Zhbogarin. Vetvendosja është një lëvizje e përfaqësuar në parlamentin e Kosovës. “Kjo sjellje nuk mund të jetë alternativë e suksesshme”, nënvizoi Zhbogari, por pa u shtyrë në etiketime.Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<p>ktyne te BE mire ja bejne.na cane kapartonat ne shqiptareve,kurse sllavet i majne kalaqafe dhe i thone faleminderit edhe kur u shurrojne.</p><p>Me amerikanet mos e krujne kto te vetvendosjes.</p>

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Muçi, bli nja dy fjalore te shqipes dhe veri ne dispozicion te redaksise se po lini nam me kete palo gjuhe qe shkruani. Nuk ka ne shqipe fjale &quot;shenjestroj&quot;. Apo nuk ju duket vetja aq intelektuale po the thoni thjesht &quot;qellojne me domate&quot;?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>mezi po pres diten qe dikush t&#39;ja fusi me domate (te kalbura, mundesisht te blera shqip) vetevendosjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.