Kush e hodhi votën e tretë kundër Nishanit?

Postuar në 14 Qershor, 2012 04:07

Një ditë pas votimit presidencial, që pati për rezultat zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Republikës, shtruam pyetjen: të kujt janë tre votat që ishin kundër? Dy diheshin. Njëra votë ishte  e Vangjel Dules, që e demonstroi hapur se abstenoi, dhe tjetra, sipas shumë gjasash, ka qenë e Gazmend Oketës. Nuk ka prova për këtë, por është e vështirë të gjesh dikë që t’mos besojë se Oketa ka votuar kundër kandidatit të maxhorancës. Po vota e tretë? Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ish i sigurtë që ka qenë Kastriot Islami ai që ka hedhur votën kundër (e tha në programin e Pezës). Shtrojmë pyetjen: Ka patur arsye Kastriot Islami ta bashkojë votën me opozitën? Si zor të ketë patur, pasi ai i ka krejt të këputura dhe të pashpresa lidhjet me opozitën, gjë që nuk është e fshehtë për askënd.

Përfundimi? Nuk është çudi që vota e tretë kundër të ketë qenë nga brenda maxhorancës. Por si zor që të merret vesh ndonjëherë se kush ka qenë ai deputet.

E.G.

Comments

Submitted by AnonimDiu (not verified) on

<p>shikoni fiks fare te djeshmen dhe e kuptoni qe eshte e J.Topallit,vetem topalli e palosi fleten e votimit nje here,dhe kur u lexuan fletet nga Gumi ne morine e fleteve del fleta e palosur nje here</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po kerkojeni se do ta gjeni. Akoma shikoni endrra ju me percarje te mazhorances. 73 vota pro.</p>

Submitted by Milan77 (not verified) on

<p>Topalli e hodhi te pa plotesuar. Edhe ne dhomen e fshehte qendroi shume pak dhe beri sikur shenoi dicka, por ishte shume e pakte koha e e qendrimit e pamjaftueshme as per te pare se si ishte fleta....</p>

Submitted by E vertete (not verified) on

<p>Eshte e vertete. Vota e Topallit ishte abstenim. Se shpejti do te shihni pamjet e sakta nga votimi i Topallit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.