BE: Nga Shqipëria priten fakte, e jo fjalë të bukura për integrimin

Postuar në 06 Tetor, 2011 01:47

Slloveni Jelko Kacin, zv.kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, flet për progres-raportin e BE-së mbi Shqipërinë, që pritet të dalë më 12 tetor, dhe zbulon thelbin e asaj që do të shkruhet (apo është shkruar tanimë): “Vendi është i bllokuar nga konflikti mes palëve; maxhoranca dhe opozita fjalët i kanë të bukura, por veprat janë krejt ndryshe; egziston një dallim i madh mes premtimeve që bëhen nga klasa politike dhe realitetit që ne shohim kur vijmë aty”.  

Dhe pas këtyre konsideratave mund të merret lehtë me mend përgjigja ndaj pyetjes, se “a do ta marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat”. As  që bëhet fjalë. “Ndoshta mund të duhet ende një vit, ose dy, për treguar imazh tjetër, për të prezantuar veten në atë nivel, sa ne të fillojmë t’u besojmë deklaratave dhe premtimeve që bëjnë politikanët”, përfundon Kacin, duke e shtyrë kështu edhe me dy vjet të tjera momentin, kur Shqipëria mund ta marrë këtë status.

Në fakt, përmbushja e kërkesave të BE-së për Shqipërinë kërkon kohë, pasi shumica e 12 pikave kanë të bëjnë me procese e praktika të shtrira në kohë, e jo me marrëveshje mes palëve që mund të arrihen brenda natës.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ato qe vijne prej fatit nuk jane te sigurta,na ka mesuar Aristoteli...Pra,s&#39;ka lidhje NATO me BE...Faktet nuk jane me fat...Taksirat per ne taksapaguesit...qe mbetem duke trokitur neper &quot;vende te mira&quot; e &quot;fallxhore&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.