Mjeshtëria për të fshehur qëllimet dhe për të dhënë goditje pas shpine

Postuar në 02 Qershor, 2012 04:52
Mustafa Nano

Para tri ditësh, teksa isha i ftuar në programin “Top Story”, në një version paraditeje, moderatori Balla u lidh drejtpërdrejtë me Gazmend Oketën, i cili sapo kish dalë nga seanca parlamentare ku, siç e dimë tanimë, votimi i parë në procedurën presidenciale u shndërrua në një show të panevojshëm e të bezdisshëm (nuk u votua dhe kështu raundi i parë mund të quhet i dështuar me sukses të plotë). Oketës, në atë rast, iu bënë pyetje normale e konkrete, të llojit “si do të votoni ju në rrethanat e një kandidature PD-LSI?”, ose “si do të votoni ju në rrethanat kur do kërkohen 71 vota në raundin e katërt e të pestë?”, etj., etj.

Çfarë tha Oketa? Oketa është një politikan simpatik, i shtruar, i qetë, me edukatë, madje presidencial po të doni (meqenëse jemi në muhabete presidenciale), por në përgjigje të atyre pyetjeve të Ballës e të Zhejit tha … një hiç të madh. U erdhi vërdallë argumenteve, rrëshqiti mbi fraza të kalibruara e hermetike (të kalibruara për të qenë hermetike), e mbante mendimin në një fazë shtërzimi, por pa nxjerrë asnjë mesazh të kuptueshëm e të qartë. Dukej sikur sikletosej nga ndërhyrje gazetareske që synonin ta cytnin të shprehej ca më shumë, por edhe kur i bëheshin këto ndërhyrje, dinte t’u bënte bisht për të mbetur në rregull me misionin për t’mos thënë gjë prej gjëje.

Kemi të bëjmë me një nga karakteristikat e tipologjisë së politikanëve shqiptarë. Nuk është vetëm Oketa, i cili ka mësuar ta zotërojë në majë të gishtave këtë mjeshtëri; janë të shumtit, që kulmin e talentit të tyre politik konsiderojnë pikërisht këtë zhdërvjelltësi për të folur me minuta të tëra përpara kamerave e për të fshehur qëllimet, për t’mos nxjerrë në shesh opinione e qëndrime, për të formuluar fraza-rebus, e rëndom për t’mos thënë asgjë. Pse? Sepse kështu ua do puna, kështu janë në gjendje të fshehin plane e qëllime, kështu lënë shtigje të hapura për rreshtime të nesërme, kështu shtien në ngasje e në gabim kundërshtarët, e kështu synojnë që të tjerët të mos kenë kohë të mbrohen prej goditjeve të liga e planeve të pabesa. Të kuptohemi, nëse s’kanë asnjë interes për të mbrojtur, e asnjë qëllim për të fshehur, ata dinë të jenë dhe të troçtë, të prerë, të kuptueshëm. Por puna është se rëndom ata kanë gjëra për të fshehur.

Përpara Oketës ish dhe Ilir Meta. Por ky ish i tillë në fjalën që mbajti në Parlament. Ndenji rreth 10 minuta në foltore, dhe është për të vënë bast me këdo mbi “çfarë tha?”, duke qenë të sigurt se asnjëri s’është në gjendje të riprodhojë ndonjë mesazh të tijin. Ishte një fjalë e rrumbullakosur, rrondokope, që s’dije nga ta kapje. E përpara Metës ishte mjeshtri i madh, Berisha, i cili, në ndryshim nga gjithë të tjerët që i fshehin gjërat duke mos thënë asgjë, është në gjendje t’i fshehë gjërat edhe duke thënë plot gjëra.

Ka dhe një tipar të dytë të tipologjisë së politikanëve shqiptarë, që po manifestohet bujshëm këto ditë. Në të vërtetë, është një tipar që manifestohet gjithë kohën, por këto ditë gjëja ishte më spektakolare. Politikanët tanë e kanë mendjen veç te hilet, te rrengjet, te goditjet pas shpine, tek arritja e qëllimit prapa krahëve të të tjerëve, në shkelje të rregullave e ligjeve, por edhe me synimin për ta poshtëruar e turpëruar kundërshtarin. Ata nuk besojnë te sho-shoqi; te çdo hap e lëvizje e tjetrit, ata shohin një dinakëri; te çdo fjalë e dhënë, ata shohin një rrenë; dyshojnë se tjetri mund t’ua punojë, ngaqë janë vetë që mendojnë se si t’ia punojnë tjetrit; ata lidhin një pakt e në mendje kanë edhe një plan A për ta prishur paktin në një moment të caktuar e për një interes të caktuar, edhe një plan B për t’iu përgjigjur aleatëve në rastin kur këta të fundit nxitojnë ta prishin më përpara të njëjtin pakt.

Fjala vjen, aktualisht Meta është i frikësuar se mos Berisha është duke përgatitur në prapaskenë shumicën e re presidenciale prej 71 votash pa LSI-në, që do ta shtjerë në punë në raundin e katërt a të pestë dhe në të gjitha lëvizjet që bën (Meta) kërkon të garantohet së pari që 71 vota pa të nuk bëhen, e së dyti që të jetë pjesë e shumicës presidenciale në rast se Berisha ia del t’i bëjë ato 71 vota. Ndërsa Berisha ka frikë së pari që 71 vota nuk i bën dot pa Metën, së dyti që 71 vota, edhe pse mund t’i bëjë e mund t’i japin presidentin, kanë për t’i sjellë qeder në vend të qarit, së treti, që Meta mund të jetë duke rregulluar telat me Ramën në dëm të tij, së katërti …. etj. Marrëdhëniet mes Ramës e Metës nuk janë më të mira. Veç mosbesim ka mes tyre. Po sikur t’ma fusë Rama?, thotë Meta. Po sikur t’ma fusë Meta?, thotë Rama. Mund të merret me mend se çfarë vendimesh mund të merren nga një klasë politike, që funksionon me këtë logjikë. Mund të merret me mend, fjala vjen, se çfarë presidenti mund të zgjedhin këta njerëz.

Pse ndodh kjo? Ndodh prej një qasjeje konspirative që ne shqiptarët kemi në shpjegimin e gjërave që ndodhin (Bota e web-it – futuni në çdo gazetë online që dëshironi, ose në një rrjet social ku flitet për temën presidenciale – ka qenë e mbushur me komente të shumta të tipit “hohoho, ç’po ua fut Sala të gjithëve!”, “jo, në fakt është Meta që do t’ia fusë sa krahu Berishës, por prisni, se akoma s’ka ardhur momenti”, “Jo, jo, Meta po ia fut ngjalën Ramës, askujt tjetër”, “ky Rama s’di të bëjë gjë tjetër, veçse të bjerë në kurthe që i ngrenë të tjerët”, “Berisha ia bo tetëshin gjithmonë Ramës; ka për t’ia bo dhe këtë herë”, “nuk rrëzohet kollaj Sala, mor jo; ai e ka bërë gati kundërlëvizjen për çdo lëvizje të të tjerëve”, etj., etj.). Dhe kësaj qasjeje që buron prej ADN-së tonë, i shtohet dhe fakti që politikanët shqiptarë duan ‘të marrin gjithçka në shpërfillje të rregullave të lojës’. Të kërkosh të marrësh gjithçka duke injoruar një minimum rregullash loje sigurisht që sjell për pasojën më të parë këtë klimë dyshimi e mosbesimi.

Comments

Submitted by amy (not verified) on

Musafa, ne kete klime politike, me nje satrap qe te poshteron per te te ngritur lart e te te bej besnik te tij si zagar te rrahur, si ve faj, Oketes e Co qe e sjellin e persjellin fjalen.

Submitted by Bisha (not verified) on

Akoma stu ka mbushur mendja qe Sala ja fut gjithmone te gjitheve dhe qe Meta i futi ngjalen Rames? Ja shih rroten e sallamit qe do i fusi Nano shokut Rama duke filluar nga ky muaj e deri ne zgjedhjet e 2013-tes qe do i fitoje po Sala.

Submitted by nik (not verified) on

ke shume te drejte bisha,por ketyre te majteve nuk u besohet derisa tu shkoje sallami ne stomak.

Submitted by Erind (not verified) on

Mbase ky eshte shkrimi i pare qe i kam pelqyer Muç Nanos. Nje sinteze koncize, e drejtperdrejt, e vertet.

Submitted by lisandro (not verified) on

muc nano pikerisht ju referohet dhe ju kallzon me menyren e tij qe

berisha . rama . meta

jane te lumtur qe populli tyre jane

bisha . nik dhe te tjere me kapacitetin e tyre

a e din kujt i flet o MUC e per ke shkruan

ne shikojme se a do ja fuse berisha rames apo meta te gjitheve

ku jane fushat me bar dhe ku drejtohet bagetija .

Submitted by Albi (not verified) on

E ke 100% gabim.

Ajo qe kemi kuptuar ne nga e gjitha kjo eshte qe politika shqiptare nuk ka mjaftueshem si keto momente. Ajo cka ky moment po prodhon eshte pafuqia e nje politikani per te vendosur gjithcka, dhe fale kesaj ne sot nuk kemi Jozefina Topallin si presidente.

Mbas momentit presidencial te gjithe do kthehen ne llogoret e tyre ku kane pushtet absolut per te bere e vendosur cfare te duan. As zgjedhjet nuk prodhojne nje moment te tille sepse dihet qe Rama dhe Berisha nuk largohen nga partite e tyre cfaredo te ndodhe.

Ajo cka duhet te mesojme nga e gjitha kjo eshte se duhet te kemi sa me shume momente qofte ne parti e qofte ne qeveri ku kryetaret nuk mund te marrin vendime me pushtet absolut.

Nuk i kane besim njeri-tjetrit? E kush politikan ne bote i beson tjetrit aman?

Problemi yt Muc esht qe ti nuk ke nje model te sakte ne koken tende se si duhet te funksionojne gjerat. Nga organizata e nje partie deri te qeveria e institucionet e pavarura eshte nje sistem i tere politik qe ndertohet duke patur parasysh interesat e individeve ne cdo hallke. Nje dite duhet te ulesh e te besh nje skeme ne koken tende per te pare se si te gjitha keto bashkeveprojne me njera tjetren. Deri atehere vetem do leshosh dengla moraliste si puna e kesaj "po pse nuk e xhan keta njeri-tjetrin".

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

Muçi,keta bejne sikur dine ate qe s'e dine dhe sikur nuhasin ate qe ua sjellin para hundes.Presidentin ne Kosove njehere e zgjodhi ambasadori amerikan me sms,mirepo shoqeria kosovare pati njefare dinjiteti dhe brenda dy-tre ditesh e rrezoi kete loje kungulleshke.Tek ne nuk jane pjekur as minimalisht kushtet qe shoqeria shqiptare te rrezoje nje montature te tille,qe patjeter do dale nga sirtaret e ambasades Usa.Jane perzjere kaq shume interesat,sa nuk ka Avni Rustem qe ta shpartalloje.Keta s'kane mjeshteri te fshehin asgje;keta presin si zaga..njoret laramane se çfare do tu sjellin perpara hundes.Po se mos eshte hera e pare;ne kete zanat kemi pare e degjuar keto 20 vjet.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Problemi eshte se ne te gjithe jetojme brenda flluskave prej  sapuni.

Kam lexuar ne nje liber nje histori interesante qe ja vlen ta lexoni,ben fjale per kater persona te quajtuar : Cdonjeri,Dikushi,Ndonjeri,dhe Askushi.

"Ishte nje pune shume e rendesishme per t'u bere dhe Cdonjeri ishte i sigurte se Dikush do ta bente.

Ndonjeri mund ta kishte bere,por Askush nuk e beri.

Dikush u zemerua shume per kete gje,sepse ishte detyra e Cdonjerit.

Cdonjeri mendoi se Ndonjeri mund ta bente,por askush nuk e kuptoi se Cdonjeri nuk do ta bente.

Ne fund Cdonjeri fajesoi Dikushin kur Askush nuk beri ate qe Cdonjeri mund ta kishte bere."

Konkluzioni  :  faji eshte i Cdonjerit.

A nuk hyjme edhe ne tek  Cdonjeri?

Submitted by ARON (not verified) on

Po qe per ligesi kampion eshte berisha ai dhe krokodileve u tha po do bej ...... sa erdhi ne Tirane se mban Kushtetuta,po do zbatoj Kushtetuten dhe......e zbaton nga xhepi.Po pse ska frike nga asgje,a valle nga jeleku? mendoj nga rrethi mafioz qe e ka blere me gjakun e shqiptareve,dhe fajet kur i pranon prape rri ne karrige te gjakosur,jo vetem ligesi por urrejtje per njerez te tille qe do kujtohen e denohen me breza,nuk eshte gjithcka te kesh leke,por ka qene fukara i ziu dhe tani o ma jep o ta marr ,keto jane rruget e shqiptareve,hiq e ver saliu ose plumbi,dhe jo se nuk ka burra shqiperia,ka Mero e mustafa e Vangjeli etj qe dhe cope e thone problemin po kujt ja thone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.