Shqipëria ka nevojë për një emër të ri
Ngjarjet elektorale në SHBA dhe Izrael, dy vende me dretim politik tanimë shumë larg normës liberale të mësuar prej kohësh në Perëndim, vënë në dukje rëndësinë e funksionimit të hallkave të sistemit. Presidenti amerikan, Donald Trump, uroi demokratët për fitoren dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit, por ripërsëriti se nëse shkak I humbjes ka qenë lufta në Iran, ai nuk është penduar dhe se do ta bënte sërish. Shumë atipike për Trump ky qëndrim, pasi kemi të bëjmë këtu me dikë që nuk mohon dhe as konformohet, por konfirmon bindjet në vendimet e veta.
Në Izrael, kryeministri Netanyahu, është duke shpalosur fytyrën e tij të vërtetë, teksa ka stisur një hamendësim për ndëryrje nga jashtë në zgjedhje dhe ka nisur akuzat për kompromentim të partive arabe. Përpjekja e tij ka dështuar pasi Komisioni Qendror I Zgjedhjeve njoftoi rezultatin dhe mandej, në një dalje edhe më të rëndësishme, presidenti I vendit, Isaac Herzog, ndër të tjera tha:
Javën e kaluar ne pamë një festë të vërtetë të demokracisë…Unë pranoj dhe konfirmoj pranimin e rezultatit në përputhje me ligjin…Neve kemi nevojë për durim. Hetimi I Shin Bet duhe ttë bëhet i plotë…Tensioni mes Shin Bet dhe sistemit të këshillimit ligjor ka ekzistuar edhe më parë në Izrael dhe sërish do të ekzistojë. Është një tension inherent në një shtet demokratik…Kam shumë respekt për shoqërinë arabe në Izrael. Të kemi kujdes nga përgjithësimet…I dënoj vulgaritetin dhe shprehjet raciste që kemi dëgjuar së fundmi. Unë nis tani procesin e konsultimeve drejt caktimit të mandatit për krijimin e qeverisë…më 4 nëntor, një datë që do të mbetet përherë një paralajmërim i nxehtë se çfarë ndodh kur mosmarrëveshja kthehet në urrejtje dhe kur rivaliteti politik kthehet në dhunë. Nuk ka vend për dhunë mes nes, as fizike dhe as verbale…
Mesazhi në fjalë, ndonëse për konsum të brendshëm në Izrael, na kujton rëndësinë e një interlokutori në skenën demokratike të një vendi, interlokutor që duhet të ketë pushtetin, autoritetin dhe moralin për të ndërhyrë në momente përcaktuese. Herzog, nuk mund të ndahet nga hija e Beniamin Netanyahut, por mbiemri i tij dhe profili publik nuk e bëjnë atë një hije të kryeministrit në fjalë. Fjala e tij është lëvizja deçizive për largimin e Netanyahut nga pushteti dhe izolimi për të zhvilluar çdo lloj loje efektive me shërbimin e brendshëm të sigurisë.
Të ndajmë për një çast Izraelin e 3 viteve të fundit nga e ardhmja që po sugjerohet aktualisht. Po mbaron një epokë e militarizmit dhe intervecionizmit sionist për t’u rikthyer në një politikë më të kujdesshme dhe pajtimi. Asnjë recetë nuk e mundëson këtë veç demokracisë funksionale. Asnjë kuadër nuk e asimilon atë aktualisht pa kontrollin dhe gjykimin e krimeve izraelite në Gaza, sado I brishtë të jetë rezultati I zgjedhjeve. Po flasim për një shtet që nuk ka detyrime për funksionimin e vet ndaj asnjë strukture ndërkombëtare, që ka si srategji dhe objektiv mbijetesën dhe se pluralizimin e ushtron në suazën e një kushtetue ideologjike. I zhytur në krime dhe përgjegjësi historike tanimë, por që po di të gjejë rrugën drejt së ardhmes së vet ndryshe. Ose po kërkon zgjidhje demokratike së paku.
Le ta sjellim këtë shembull sado të pazakonshëm me Shqipërinë ku jetojmë. Le të provojmë të krijojmë analogji të sjelljes institucionale dhe të shohim nëse ka ndonjë pikë takimi. Presidenti me presidentin, kryeministri me kryeministrin, zgjedhjet me zgjedhjet. Të mos harrojmë se Shqipëria sapo ka marrë notë jo të keqe në Progres Raportin e BE-së ndonëse në këtë vend ka vetëm një institucion efektiv: kryeministri dhe përkundër tij çdo reagim në rrugë. Mjafton edhe ky shembull në radhën e shembujve të pafundëm me të cilët na përball koha jonë, për të kuptuar se pse jemi të fundit, pse kemi qenë të fundit, e ndoshta do të vazhdojmë këtu. Mjafton ky shembull për të zbardhur në kokën tonë që pak gjëra pranon të analizojë se një demokraci nuk funksion dot pa psikologjinë politike të qytetarëve të vet, pa qytetarinë si etikë e përgjegjësisë dhe pa kuptimin e duhur të konsensusit për disa tema që janë baza e sistemit. Qasja ndaj institucionit në mënyrë të personalizuar, ngatërrimi i analizës së pushtetit me analizën e politikës, tribalizmi, nepotizmi ekstrem, verbëria ndaj mikrokorrupsionit, na ka sjellë në pikën ku shpresa për një vend normal duket e vdekur.
Në krye të kësaj mizerjeje morale qëndron përherë një kryeministër, një Sali, një Edi, një Ilir apo një stamodumo çfarëdo, që del e bilbilon i lumtur këngën e suksesit. Pa dashur të pranojë se po flet nga podiumi i trishtë i dështimit shoqëror dhe personal, se po ligjëron vargje të njohura dhe të vjetra, vargje pa melodi dhe krejt pa rimë, përballë një populli që është vetëshurdhuar, verbuar dhe jeton në sonambulizëm të vetëinduktuar në një vend që ka nevojë për një emër të ri.

Comments
“ Qasja ndaj institucionit në
“ Qasja ndaj institucionit në mënyrë të personalizuar, ngatërrimi i analizës së pushtetit me analizën e politikës, tribalizmi, nepotizmi ekstrem, verbëria ndaj mikrokorrupsionit, na ka sjellë në pikën ku shpresa për një vend normal duket e vdekur.”
Mic drop.
Unë them kaq është kapaciteti jonë. Dhe skemi faj. 4 shekuj e ca nën otomanët që slanë gjë me vlerë veçse perçe e paturre. Pastaj zullumahi, e më tutje një mret të vetë-deklaruar që gjithashtu ja futi popullit. Për xhaxhin dhe fëmijët e tij që e vazhduan zhvatjen, skam çtë them. Ku mësuam ne rotacion politik? Vetëm vjedhjen dimë.
A kemi ne njërëz intelektualë e të ditur që mund të krijojnë diçka që i përafrohet normales? Po, po për sa kohë populli është injorant, i manipuluar, apo më keq, bashkëpunëtor në sistemin ekzistues, kot e kemi. Është çështje gdhëndjeje, dhe kjo do kohë.
Do bëhet më mirë, për nja 2-3 shekuj, nqs Shqipëria nuk është shitur e tëra dhe shqipëtarët nuk janë shpërndarë dhe humbur gjuhën. Gjëra që ndodhin.
Po që ta mbyllim me diçka pozitive. Israeli, pasi vrau e prehu, ka nevojë të pushoj pak se u mbyt nga gjaku. Ja që qenka e lodhshme të bësh genocid.
Add new comment