Zotërinj nga Kosova: Dashurojeni Edin, por mos na flisni për dashurinë tuaj!

Postuar në 24 Qershor, 2026 14:36

Kryeministri po vjedh statuse e mesazhe nga të mundet për të dalë i larë në situatën e tanishme. Me protestën e këtyre ditëve është verifikuar një dukuri interesante: një aradhë analistësh apo publicistësh nga Kosova, kanë dalë si mbrojtës fanatikë të Edi Ramës. Duke arritur deri në rrugaçëri leksikore dhe impostim druvari nëpër studio. Pse?

Nëse e sheh me kujdes, prania e tyre e shpërjestuar lidhet me frustrimin në rritje nga Albin Kurti që e ka qethur shkurt analizën e tyre me fitore të njëpasnjëshme. Për këtë arsye dhe shumë të tjera, kemi parë një mësymje të pazakontë. Tema e preferuar e këtyre kërrave të progresit është pikërisht dikotomia Zhvillim-Ruajtje. Me ruajtje këta kuptojnë prapambetjen dhe stanjacionin, pa dashur të shtyhen shumë në elaborimin e idesë nëse ndërtimi i një resorti sado luksoz e i veçantë, mund të quhet Zhvillim. Apo të mishërojë të gjithë vizionin zhvillimor të kryeministrit të Shqipërisë.

Nuk mund të mungonte as prevedeja e dallimit shqiponjë-flamingo, sjellë nga një analist i tillë, që shtyhet në disa aspekte semantike që as i takojnë dhe as i kupton. Nostalgjinë e cilëson si ngurtësim në një Tiranë rurale dhe provinciale, kujtesën e quan si pengesë të konkurimit me fqinjin, për të ardhur në konkluzicion se të gjithë kanë një vizion por nuk duan njëri-tjetrin.

Ta shtojmë: Nuk duam as këshillat e dikujt nga Kosova për urbanistikën. Lagjet tona, apo edhe si të hamë bukë. Për çështje të tjera mbarëshqiptare, po. Sikundër nuk i kërkoi kush Mirela Kumbaros nga Tirana apo Edi Ramës që është me origjinë nga Këpucët të na japë mend si të notojmë, kur të notojmë dhe ku të dhjesim.

Ka kufinj të ndërhyrjes publike, pa folur mandej që në këtë rast as nuk është ndërhyrje publike, por private. Zvërneci apo Narta janë çështje europiane pra edhe kombëtare si tema mjedisi, jo si vizione zhvillimi dhe destinacione investimi.

Për këto të fundit, çështja strikt shqiptare dhe madje komunitare. Nuk na duhen as albatrosë, as bislimë e as buzhalë të na mësojnë ndonjë gjë. Na mjaftojnë buçet e shumta me pasaportizim këtu. Shtëpia e shqiptarit është e të Zotit dhe secili duhet të gjejë vendin e vet. Edi Rama me këpucët e tij do ikë, mos ta kthejmë dështimin e tij psiko-neurotik në helm për marrëdhëniet ndërshqiptare.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Shqiperia nuk ua ka pare hajrin asnjehere atyre pertej kufirit, qe tua shoh sot ne protestat kundra xhahilit te ketij vendi. Ne rrethimin e Shkodres nga Malazeset, kosovaret ndihmuan ne kete rrethim.
Zbrisnin nga malesite e tyre dge ua shisnin ujin te ngaekuar mbi mushka, shkodraneve sa frengu pulen.
Dibraneve ua prene rrugen dhe nuk I lejuan te shkonin dhe t'i bashkoheshin trupave te Esatit dhe H Rizait.
Ne LIIB ballistet e Rexh Mitrovices dhe te Xh Deves masakruan dhjetera tiranas, baptised dhe vodhen shume shtepi.
Keta pretendojne te jene shqiptar, por asnje ves e dok nuk e kane si ne.
Ne se ka mbetje osmanesh, ardhacake ne Ballkan nga stepat e Afganistanit dhe te Tajikistanit, ata jane kosovaret. 100 vhet nen serbi as nuk u edukuan e as perparuan. U " zhvilluan" per dy dekada nen regjimin e KFORit.

Ketyre duhet tua dhurosh Berishen, qe t'u mbyllet haleja per Ramen.
Shikoja koken Albatrosit, shikoja koken atij qe lexonte letren e komandant UDBash Plakut kundra D Goxhaj......keta jane zhtaze me fizionomi humane

Submitted by Skypion (not verified) on

Dy ane te se njejtes medalje. Njera ane: Edi Rama me ushtrine e tij laramane te bashibozukeve mediatike, qe shan protestuesit nga kosova dhe Maqedonia si "hordhi barbare". Ana tjeter, kjo e zotit Zaimi qe merret me disa gazetare apo individe te ndryshem nga Kosova, qe po mbajne anen e Rames, pa e kuptuar se po kalon ne nje pergjithesim te pabukur. Te dyja keto kane te njejtin efekt tek lexuesi i zakonshem. Domethene ate efekt qe ka patur ne vitin 1997 kur socialistet, te cilet identifikonin Sali BErishen ( per shkak te perkatesise krahinore) me kosovaret, ngrinin tre gishtat lart (simbol ultranacionalist serb) ne protestat kunder tij, Kjo luhatje qendrimesh ndaj shqiptareve te Kosoves eshte e kufizuar politikisht vetem tek e majta dhe krahinorisht tek mesi e poshte. Kjo per arsyen e thjeshte dhe shume banale, qe keta konsiderohen si pjese e natyrshme e Veriut te Shqiperise, dmth maloke shkurt. Dhe, sipas rastit, jane maloke te mire, ose maloke te keqinj. Persh RExhep Qosja ishte kosovar i mire( nenkupti malok i mire) , ndersa Ibrahim Rugova di keq! Kaq banale eshte.
Gazetaret nga Kosova qe perzihen ne debatet politike ne Shqiperi, ne shumicen e tyre nuk ia kane idene e dinamikave te ndryshme sociale, politike dhe krahinore ketu, prandaj edhe qendrimet e tyre duken kaq te cuditshme. Prandaj them se nuk duhen marre me kaq dramaticitet.
Ai qe eshte shqetesim serioz, eshte qendrimi i intelektualeve dhe figurave te njohura publike ndaj protestes. Vertete kemi Fatos Lubonjen qe del e proteston bashke me te rinjte ne Bulevard, por kemi edhe Ardian Vehbiun qe ne tre shkrimet e tij tek PF, i jep keshilla dhe sygjerime Rames sesi do te duhet te sillet me protesten; por edhe protestuesve, te cileve u kujton Saliun! Argumenti shume i perfolur keto dite i "Algoritmeve" qe po perdor Rama, eshte sugjerim i Ardian Vehbiut ne shkrimin e tij te dyte per protestat. Keto qendrime po qe kane vleren e tyre, se sadokudo ndikojne ne dinamiken e protestes (meqe nuk jane thjeshte persona private, por kane kolege qe ndajne te njejtin mendim, qe pastaj perhapet si duhme). Pra, shkurt nuk pyet kush per qendrimet e ndoca gazetareve me origjine nga Kosova, vec po te duam te shprehim me kete rast paragjykimet qe kemi per nje popullsi te tere shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.