Feriti del nga vrima. Njofton publikimin e një dokumenti në ditët në vijim

Postuar në 16 Maj, 2026 18:31

Njofton sot Ministria e Jashtme se "Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X" sipas të cilit priten zhvillime të mëdha. Konkretisht: 

Samiti i IV-të i Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit. Pikërisht në kuadër të këtyre përpjekjeve shumëplanëshe, dhe në përputhje me sugjerimet e rekomandimet e paraqitura gjatë dhe pas Samitit, të cilat po reflektohen në projektin përfundimtar të Strategjisë, javën e kaluar zhvilluam një takim të frytshëm me Grupin Ndërinstitucional të Punës.

Diskutime të tilla marrin vlerë reale kur zhvillohen, sikurse po bëjmë, së bashku me grupet e ndryshme të interesit dhe orientohen drejt objektivave konkrete: promovimit të investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, si edhe forcimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi do të mund të krijojmë mekanizma efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të Shqipërisë. Në javët në vijim, dokumenti do të bëhet publik për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë. Kontributi i gjithkujt është i mirëpritur

Pas disa ditëve heshtjeje, ministri Hoxha ka dalë sërish me një postim për gjëra që presin e as ka nevojë njoftohet paraprakisht. Po ku rri dot Feriti pa llapur. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

...Samiti i IV-të i Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i Strategjisë...Feriti edhe me shqipen paska probleme. "Detyra" shkon me "njëra" jo me "një" por edhe consecutio temporum është e gabuar ...la pas ...ishte dhe jo "është". Ah Ferit, Ferit nuk qëllime një tamam si ministër.

Submitted by diaspore (not verified) on

Ouuuu ... une tashe se u harrua Samiti, sepse keshtu ndodh me cdo gje aty.
Per ate te investimeve te mbushme e keni; Aty cdokush, i huaj qe futet e ja hapin deren e investimeve si han pa porta dhe shteti qe mashtrohet ne cdo moment, eshte i mirpritur. Ish shtetasit shqiptare ca me shume se i rrjepim dy here dhe si te huaj dhe si shqiptare.
Ruajtja e shqipes?! Me shume e ruajne shqipen studentet ne Maqedoni se sa juve more minj gjirizi.
Sa per forcim mardheniesh me diasporen, ketyre ju duhet diaspora vetem per votime, dhe duan ta kthejne diasporen njesoj si ata hajvanet qe kane aty e votojne si delet ... as meret vesh per ke ne fund te dites. Por partia fiton gjithmone.
Ik mor Ferit, te dhjefsha mu ne emer. Shyqyr po ndrojne emrat ne keto brezat e fundit se qe kur ju degjoj emrin e mar me mend cfare xhaketash jane. Nuk e kuptojne keto shushunja qe ekzistenca e tyre eshte nje arsye me shume per te mos u hedhur as qyrret, si shtetas i huaj "diaspore" tashme?! VEc ne te ka ngelur ora pastaj, tjeter muhabet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.