Sëmundja në seancë

Shiheni foton. Ku ta gjesh empatinë, mirëkuptimin, apo edhe të vërtetën aty?! Zorrët të vijnë grykë e të përzihet nga një hipokrizi që edhe burgun e bën të duket se nuk do mbahet më nga neveria. Aktori Ndrenika puth në ballë lëtyrën njerëzore të quajtur si Erjon Veliaj dhe e sheh me ngashërim si viktimë. E kap, e përkëdhel në formën skenike të një Pashakoje të kohës sonë që përcjell Tafilin drejt betejës me dushmanin. Jo Dumanin kuptohet.
Ky akt i neveritshëm që po do të kalohet si punë leshkosh zemërmirë dhe naivë flet më shumë për gjendjen tonë morale se të gjitha hajdutëritë e Edi Avdall-Rrangallës të marra bashkë. Sepse nga pushteti pritet përherë molepsja, ndërkohë që shoqëria shpreson te simbolet morale dhe intelektuale se do të ruhet një rezervë dinjiteti. Mesa duket jo. Është e kotë. Sepse edhe sikur Ndrenika të besonte se Zdroms Lëtyra të jetë engjëlli që po do të shitet, si njeri i skenës do të duhet të kuptonte së paku lojën e dobët të tij në rolin e të pafajshmit.
Një qenie e tillë, një veremli i kësaj përmase, me ndërgjegje virusi dhe shtame infektive, nuk mundet të rehabilitojë dot asgjë mes normalëve. Megjithatë për paradoks, ky rast jep mundësinë të kuptosh se keqardhja shkon te Veliaj që nuk di çfarë të bëjë më për të dalë nga sifoni ku i takon, që nuk po di më sesi të shkojë edhe më poshtë nga krimbi që është dhe neveria për atë tjetrin që as ia vlen ta kujtosh se ekziston.
s.zaimi

Comments
Zoti Zaimi, je i rralle ne
Zoti Zaimi, je i rralle ne pershkrimin e ketyre skenave neveritese.
Paska ngrene edhe Roberti torte me legen diten e Pavaresise qe po e vjell me dashuri mbi ballin e Erionit.
Skena eshte shume shume e
Skena eshte shume shume e neveritshme, por nuk jam dakord me zotin Zaimi kur thote "...shoqeria qe shpreson te simbolet morale dhe intelektuale...". Ne shoqerine tone ka ndodhur nje fenomen sa i cuditshem aq edhe qesharak: aktoret i shohim si intelektuale! Ndrenika, ashtu si edhe te gjithe aktoret e tjere, eshte thjeshte nje aktor. Une kam ndjekur intervista te shume aktoreve te shquar, sidomos te huaj; kur rreken te thone ndonje gje "intelektuale" jane kaq naive, kaq femijeror; qendrimet e tyre per probleme te ndryshme sociale a politike, jane identike me ato te miseve ne konkurset e bukurise, kur pyetjes se cdo te deshironin, i pergjigjen me "paqen ne bote". Megjithate skena, tregon se c'monster ishte Veliaj; s c'aftesi korruptuese kishte ky mashtrues i pacipe. Imagjinoni , kur u arrestua, i shkoi per mbeshtetje edhe Helena Kadare, qe me ate ndihmesen e vet qe e shoqeronte, dukej sikur ato personazhet komike te romaneve te te shoqit...
Eh!
Sigurisht qe ky Ndrenika eshte njeri i lire dhe mund te puthe cilin te doje ne daç ne balle. ne daç ne ndonje vend tjeter te trupit, po nuk e mar vesh, pse qenka kaq speciale kjo puthja ne balle e ketij personi qe pavaresisht çka bere (per mua ishte nje sherbetor i regjimit si te gjithe ata qe “edukonin” masat me realizmin socialist) dhe cfare lidhje ka me fajesin apo pafajesine e nje funksionari qe tashti eshte paditur per hajdutllek.
Mendoj se Ndrenika ben mire te mos dale nga sinori i bahçes se vet dhe ata qe e kujtojne si burre te mire te mos e prishin ae kujtim.
Meqe ra llafi, si autoritet ish-artisstik le te shitet sa te doje. Sa per autoritet moral me duket pak i dyshimte.
Kjo eshte nje metode e
Kjo eshte nje metode e peshtire manipulimi.
Kam respekt per Ndreniken si aktor ne ato personzhe qe ka krijuar. Kjo nuk e ben as te zgjuar e as qe e kualifikon per keto SHOW te shemtuara. Me kujton VIPAT e RYPAT gjate zgjedhjeve kudo ne bote tek ngaterohen ne politike pa ja pasur haberin (kane haberin e favoreve ne fund te fundit).
Ne moshen qe eshte Ndrenika eshte pjerdhur fare.
Sa mund ta ndikoje publikisht ky akt, kete vemje te Tiranes qe ka rene nga fiqiri me turp e ska shanse te ngjitet me ne politike? Zero. Njerezit nuk jane budallej te ngaterojne personazhet e Ndrenikes me ate dem qe ky i ka bere besimit publik (dhe hajduterine e fiqve qe duhet ta kete pas ditur me kohe).
Eshte ilegal ky veprim po ja qe shqiperia eshte vend i budallalleqeve te padegjuara. Le te veje ta takoje ne burg sipas ligjit e ta mbaje me muhabet, se per gje tjeter nuk i duhet Lalit ky lolo plak.
Add new comment