Italianët për Rona Nishliun: Një zë i mrekullueshëm dhe shpërthyes

Postuar në 26 Maj, 2012 15:06

Rona Nishliu ka shkëlqyer në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë është pëlqyer aq shumë, sa nuk kanë munguar komentet pozitive nga vendet e tjera.

Komentuesit italianë të Eurovizion kanë thënë se zëri i Ronës është i mrekullueshëm dhe shpërthyes, gjë që nuk ndodh shpesh me italianët.

“Rona Nishliu, momenti më i bukur që nga fillimi i kësaj nate. Një super zë i mrekullueshem. Bravo! Shqiptarët kudo në botë sot këtë zë e nxjerrin fituese“, thanë komentuesit italianë të festivalit, ndërsa më pas kanë vazhduar duke thënë se, “Rona Nishliu është zëri më shpërthyes i Eurovision-it dhe shqiptarët janë shumë në Europë, t’i ndihmojmë duke votuar, sigurisht duke na ndihmuar dhe ata për Ninën tonë“.

Marrë nga Tema

Comments

Submitted by anonimi (not verified) on

Më lerni të qaj Qaj...qaaaaaaaj.  Dhe e pamëshirshmja, e akullta, inertja boshësi, mbushej me therjen e dhimbjen e jetës. Mbushej me piskamen e qarjes dhe lënda e pamatrelizuar me emrin shpirt ulet këmbëkryq në trurin e zemrën e çdo krijese, duke i shkrirë e droguar e luajtur akordet e muzikës hyjnore të përjetsisë: Shpirtin. Akordet e magjisë tënde njeriu nuk është nevoja ti dëgjojë, ato ndjehen në buburriqjen e mishit, e qimet të shkojnë përpjetë e poret e portat e trupit hapen, e në to derdhet magjia muzikë. Thyrjet, ulje ngritjet e zërit tënd si thyerjet e spektrit të dritës në diamant që shpartallojn e shqyejn e grisnin errësirën e bashkë me errësirën, nuk bën kompromis me dritat e neonet e ftohta inerte të  qytetërimit, i karbonizon ato në dimensionin e formatin real të shkëndijës të pa vdekshme të zjarrit mbijetues të eksistencës. Kudo errësirë, dhe në dritë e fukusuar mbretëresha Nora Nishliu. Joshëse, suverene, femërore, pulsar kozmik i shpresës dhe, mbi të gjitha si një mit i ardhur nga mushti njerzor e një dimensioni tjeter, ku koha dhe hapsira janë shkrire, sfumuar, deformuar e ngatërruar në një: Në ulërimën e dhimbjes. E mrekullueshme e magjike; orgjinalja e talentuara shqiptare Rona Nishliu. Zëri dhe teksti i jot; jane autencitet i pa imitueshëm, si një  magji e si një trompete qe te zgjon e te ve ne mendime. Mijra e mijra e mijra vjet dhe më shumë që, krjiesa e ndrëgjegjshme me emrin Njeri, përcjell të njëjtat mesazhe dhe ide, nga gjenerata në gjeneratë. Dhe çdo gjeneratë ka vulën e formës si e përcjell këtë ide. Logoja e eurovizonit 2012 do të jetë dhe është forma e interpretimi artistik e Nora Nishliut. Dhe ky është arti. Dhe kjo është magjia, autenciteti dhe gjetja artistike. Dhe kënga jote, ku për arsye të të deformimeve komerciale të fitimit si një përllogaritje matematikore nuk del e para, është e para në memorjen e çdokujt për performancën dhe emocionin që çliron. Eshtë e para për artin e tekstit, e muzikës, e interpretimit. Këto janë akordet ku në skedaret mitologjike pema gjinekeologjike çel sythat e saj dhe njëkohësisht dëshmon indititetin e muzës së Nymfës apo Afroditës që jo vetëm në sintaksë e logjikë është ujitur e vaditur ne trojet nga ke lindur e je rritur, po, është e trupëzuar dhe e trashëguar në tekstin dhe intrepretimin e të mrekullueshmes Rona Nishliut. Një diva është një intrepetuese e mrekullueshme që shkëlqen dhe rrezaton në skenë, një primadone hyjnore, një magjepsje, një glamour dhe një legjendë. Dhe ti je e mrekullueshme me mesazhin e trishtimit e të pikellimit mitologjik.

“Më lerni të qaaaaj… qaaaaj… qaaaaaj…

Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani

Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani“

Sa mitologjik aq dhe njerzore. Një shuplake,  një pledoje plot sovranitet e dinjitet njerzor të vuajtjes e pikellimit të shpirtit në një shoqeri inerte ku dashuria dhe çmimi i saj kanë renë në humnerat e ferrit të skëterrës, apo dhe në s‘kanë vdekur, zvarriten me byrryla drejt materjes dekompozuese. Dashuria për atdheun, për shtëpinë, për njerzit për menaxhimin e kësaj jete që nuk të lenë të jetosh, për fatalitetet e dhunshme natyrore e për perversitetin e ndërgjegjshëm xhahil e katil të kriminelëve monstruoz. Më lerni të qaj.... më lerni të qaaaaj dhe gota e uiskit njelbesohet e shijohet më mirë me lotët që s’përmbahen dhe njeriu provokohet e ndërgjegjësohet e pyet vetën për kuptimin e domethënjen e jetës. Në lumturi njeriu është në ekstazë, i dehur e i degjeneruar dhe nuk gjen kohe të pyesë për vlerat e kuptimin e jetës. Fatalitet!? Nuk ka fatalitet! Ka brenda filozofinë e jetës. Ka brenda akuze dinjitoze, ka brenda ndricim e mirnjohje „më lerni të qaj... më lerni të qaaaaj“ dhe dhimbja ka një emër DASHURI.

“Në këtë botë, dashuria s’jeton më

Koha më për ne s'ka kohë, jo“

Eshtë një akuzë, është një dhimbje, është një tërmet në plazmën e ndërgjegjen e çdo njeriu, mbi kuptimin e jetës dhe dashurisë, e shpirtit kundër çmendurisë apo vrapimin drejt materies. Eshtë një ndriçim meteorik që çan errësirën e shpirtit njerzor, si një vetëtime diagonale që gris e shqyen qiellin e errësirës sonë për ta tundur e shkundur në ekuilibrin e shpirtit e për ti bërë të qartë fatalitetin e dimensionin e humbjes së kohes - shpirtit – dashurisë. Të vajtosh në emër të zeherrosjes së pikëllimit po dhe në emër të pengut e borxhit të pafuqisë së ndryshimit që kësaj bote i duhet dashuri e shpresë.

Submitted by voica (not verified) on

Anonimo, c'a zanati ke, na thuaj. Kritike ne lartesine e subjektit, sidomos ana estetiko-filozofike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.