Shkolla e Zeqinesë

Postuar në 20 Dhjetor, 2025 12:13

Ky që del në këtë video është Ardit Bido. Deputet i Partisë Socialiste. Zotëria në fjalë – duke qenë socialist edhe zotnillëku vjen me përkufizim për shkak të këtij statusi – ka qenë drejtor i Arkivës së Shtetit dhe më herët llapës permanent kundër padrejtësive, ashtu siç i kupton ai.

Në video jepet një sekuencë nga incidentet në parlament seancën e shkuar, të cilës zoti Bido i vë diçiturën e vet publicitare: kjo është e vetmja mënyrë sesi këta mund të bëhen ministra. Në krah i qëndron edhe dikush tjetër që flet për votën e që nuk dihet kush është.

E vërtetë! Opozita është mjerane, injorante në masë dhe në shërbim të Sali Berishës. Por përetj saj dhe gjendjes që shihet, edhe më e padurueshme është të dëgjosh Bidon të japë mend dhe predikojë moral. Si u bë deputet ky person?

Me votën e popullit është përgjigja e parë. Sigurisht që po. Ajo votë na i mbyll gojën të gjithëve. Ajo na kujton se si ka shkuar puna e sqeparit në këtë vend. Sesi çdo bisht i radhës, me të hyrë në aradhën socialiste, nis e rëndon, zë rrënjë, merr peshë. Jep leksione, qesh i vetëkënaqur, shëndoshet, vë dhjam dhe hynë në panteonin e të shquarve të këtij mileti. Kjo është historia jonë, një kronikë e suskesit personal ku si kontribut është edhe kjo video që mund të themi se huazon diçka nga shkolla e Zeqinesë që është edhe shkolla e re e Partisë.  

Fol o Bidoooo, fol. Se edhe malet po mbajnë vesh tashmë!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky tipi ka qene drejtor i Pergjithshem i Arkivave kur ka kandiduar dhe eshte votuar si deputet. Kjo ne kundershtim me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor. Doli njehere PD beri gjoja me nje deklarate dhe u harrua. Nderkohe qe mandatin e ka te pavlefshem. Njesoj edhe Olsi Komnici i AKU. Askush nuk flet. As ju.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.