Asgjësimi i PS-së, domosdoshmëri historike

Partia Socialiste lindi në skenë me një akt të kurajës intelektuale të Dritëro Agollit. Që mund ta quajmë edhe të tillë. Me atë lëvizje u grimua mjaftueshëm mirë një organizatë që ka si refleks kryesor politikën burokratike.
Asnjë strukturë reale e pushtetit të kaluar nuk u prek: partia e re mistifikoi të vjetrën dhe mandej amnistoi përfaqësues të Sigurimit pasi ky i fundit nuk i duhej më.
Sot, thuajse e gjithë qeveria është nën procedim penal: ajo çfarë po ndodh me Belinda Ballukun është mjaftueshëm për të kuptuar se tanimë vetë shumica nuk distancohet më nga asgjë, por ka adoptuar politikën e mbrojtjes së gjithçka mund të mbrohet. Paraja është aseti i së nesërmes.
Ndaj kush shpreson se ikja e Ballukut apo ballukeve të qeverisë do të përcaktojë ndonjë gjë thelbësore për të ardhmen e ka ndoshta gabim. E pamë të gjithë sesi Avokati i ri i Popullit ishte i lumtur për votimin që u bë, pa pyetur se cila shumicë po e sjell në detyrë. Pa u distancuar nga mbështetja e një qeverie që ai vetë e ka akuzuar publikisht. Brejtësi Endri Shabani na njoftoi se korruptimi moral dhe ndoshta më shumë se aq funksionon ende.
Ndaj e vetmja shpresë që kjo kohë e errët të nos përsëritet më është likujdimi i Partisë Socialiste, struktura më e inkriminuar e historisë politike të Shqipërisë. Hetimi pasuror dhe goditja te financat është hap përcaktues që ky kancer terminal të neutralizohet për t’u zhdukur njëherë e përgjithmonë.
s.zaimi

Comments
Te asgjesosh 70% te populiit
Te asgjesosh 70% te populiit shqiptar dmth.
Obobobobo moj nene!
O Tomi, ti me kujton nje histori te vjeter mua me kete qe thua. Ne kohen e Dulles, i vene njerit ne shtepi ata te Sigurimit ne oren dy te mengjezit dhe i bertasin: "Ne emer te popullit je i arrestuar". Ai i gjori ashtu si qe mahmur u pergjigj:" Po cfare populli, or ju, populli tashti eshte ne gjume". Keshtu eshte edhe kjo puna e 70% te popullit shqiptar qe thua ti. Populli shqiptar eshte akoma ne gjume, ti me flet per 70%". Ik o Tomi, se e kuptoj qe ti je nje nga ata qe je zgjuar, po nuk te vjen mire po ta zgjojne nga gjumi kete popullin shqiptar.
Add new comment