Nuk cenojmë askënd, por NATO-ja nuk mund të vazhdojë më tej në Lindje

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka deklaruar në një takim me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes se Rusia konsideron sigurinë e kujtdo por përkundër disa kushteve mes të cilave moszgjerimi i NATO-s.
Sot na thuhet se nuk kemi të drejtë të detyrojmë kënd për të zgjidhin çështjet e sigurisë sit ë duan, as t’i privojmë ata nga të drejtat e tyre. Ne nuk po privojmë askënd nga të drejtat. Ne nuk po kërkojmë diçka të veçantë nga ndokush. Rusia thjesht po këmbëngul në përmbushjen e premtimeve të bëra ndaj saj. Është deklaruar publikisht se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s në Lindje. Por çfarë ndodhi? Një valë zgjerimi pas tjetrës
ka thënë Putin.
Sipas tij palët e përfshira në procese të rëndësishme vendimmarrëse duhet të kuptojnë se nuk mund të injorohen interesat e askujt, duke vënë theksin se një ndër këto akte ishte edhe grushti i shtetit në Ukrainë. Deklarimi i Putin vjen ndërkohë që SHBA po ndërmjetëson një marrëveshje paqeje në Ukrainë, mes të cilave parashikohet edhe rregullimi i interesave ruse të sigurisë.

Comments
Si e (pa) pritur kjo qasja
Si e (pa) pritur kjo qasja juaj ndaj ngjarjeve ne lidhje me zv. kryeministren. Kerkesa per heqjem e imunitetit patjeter qe nuk perben interes. Rikthimi ne detyre perbente.
Jemi te kapur nga Balluku,
Jemi te kapur nga Balluku, nuk flasim dot. Lere mos e shty muhabetin se na ve ne siklet.
Add new comment