Alarmi i rremë i Berlinit për planin e paqes në Ukrainë - Gjermania ishte informuar që më 29 tetor

Postuar në 22 Nëntor, 2025 19:14

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” shkruan sot për hipokrizinë e Berlinit zyrtar rreth planit 28 pikësh për paqen në Ukrainë, të propozuar nga Donald Trump. Agjencia i referohet gazetës gjermane “Berlines Zeitung” sipas të cilës qeveria gjermane ka qenë në dijeni të planit dhe hollësive të tij që më datën 29 tetor. E njëjta gazetë referon se hollësitë e planit janë diskutuar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Kombëtare në datën 11 nëntor ndërkohë që dokomenti konkret iu përcoll kancelarisë federale në datën 4 nëntor.

Të gjitha këto të dhëna nuk janë mbështetur publikisht nga qeveria gjermane e cila më 19 nëntor përmes ministrit të Jashtëm Johann Wadephul ka mohuar dijeninë mbi të. Me publikimin e tij qeveria e Friedrich Merz u shfaq e alarmuar, nisi marrjen e kundërmasave duke iu drejtuar kancelarive europiane.

Plani në fjalë përveç se parashikon dorëzim të territoreve të kapura nga Rusia, parashikon njohjen e tyre ndërkombëtare nën sovranitetin rus, përfshirë Krimenë si dhe urdhëron ngrirjen e linjës së kontaktit nme rajonet e Khersonit dhe Zaporozhyes. Ushtria ukrainase do të reduktohet ndjeshëm në personel dhe mjete dhe nuk do të ketë më armë me rreze të gjatë veprimi. Do të ndalohet dislokimi i trupave të huaja në territorin e Ukrainës dhe rusishtja do të duhet të bëhet gjuhë zyrtare.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Qasja e europianeve ndaj Ukraines me duket, jo thjeshte cinike, por makabre. Nga njera ane e nxisin ate te luftoje, nga ana tjeter nuk i japin ato armatime qe mese shumti ka nevoje Ukraina.
Jo vetem kaq, por nuk kane asnje plan dhe nuk bejne asnje perpjekje per te gjetur nje zgjidhje per kete konflikt. Ne nje konflikt, mese shumti e peson ai qe eshte me i dobet; Ukraina eshte me e dobet dhe vuan shume me shume se Rusia.
Dhe kur SHBA ben perpjekje per te zgjidhur konfliktin, i dalin ne krah Ukraines, se gjoja po i behet me hile...!
Nderkohe qe nuk ka njeri ne Europe qe nuk e di, se ate qe e ka pushtuar Rusia, nuk ka asnje shans qe te rimerret nga Ukraina. Absolutisht asnje shans.

Submitted by Kalimera (not verified) on

Kur merr artikuj nga agjencia Tass a interesohesh per Berliner Zeitung, cfare gazete eshte, apo thjesht ben copy / paste? Keshtu gjerash beheshin vetem ne kohen e Enverit, kur gazetat e pasqyronin gjendjen ne perendim me informacionet e shtypit te kampit socialist. Gazetar 5-lekesh.

Submitted by redaksia on

Me siguri ti je vigjilent vullnetar. Meqe hyre ketu duke u krruar: per luften ne Ukraine, Tass eshte burim me i besueshem se cdo media perendimore. 

Submitted by Andreas (not verified) on

Thjeshte e sakte! Nuk do ta besoja kurre, te pakten per ne qe vijme nga brezi i "e duam shqiperine si gjithe evropa" qe 30 vjet me vone, te lexoj mediat perendimore dhe te me duket si ora e pare e te merkures ne gjimnaz, ora e "informazionit politik"!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Na sdorowje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.