Vetëm fjalë për Ukrainën. Tusk: Budapesti sjell ters!
Shumë fjalë, pak veprime. Kështu e përshkruan “Politico” angazhimin e fundit të Europës për Ukrainën. “Politico” i referohet vizitës së iderëve europianë në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një mobilizimi diplomatic për të mos lejuar dakordësimin SHBA-Rusi për lëshime trritoriale në Ukrainë. Një arsye për ta kuptuar dobësinë lakuriqe të BE-së është qëndrimi ultimativ i Trump, përcjellë nga Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Karoline Leavitt:
Mund t’ju them si ai e përjashton në mënyrë definitive dërgimin e trupave në Ukrainë
SHBA është jashtë angazhimit ushtarak. Pak duhet që të jetë jashtë angazhimit politik, përderisa një ditë pas Samitit të Alaskës, megafoni I Donald Trump, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehej se “kjo nuk është lufta jonë”. Në terma ekonomikë, Franca dhe Britania nuk kanë kapacitete të veprojnë, ndërkohë që Gjermaia nuk ka numrat për të qenë e besueshme.
Kësaj panorame të zymtë i shtohet edhe cinizmi i shëndetshëm polak:
Budapest? Mbase jo çdokush e kujton, por në vitin 1994 Ukraina mori sigurime për integritetin territorian nga SHBA, Rusia dhe Britania e Madhe. Në Budapest. Ndoshta jam supersticioz, por kësaj radhe do të kërkojë një vend tjetër
shkruan në rrjetin “X”, kryeministri polak, Donald Tusk.
Comments
Nuk ka shume lidhje me vendin
Nuk ka shume lidhje me vendin, po me shume ma do mendja se lidhet me frazen "O Mete per vete".
Dy rruge jane. Njera eshte te ulesh ne te njejten tavoline me ate te fuqishmin e ti thuajsh se po e bejme bashke kete pune, gjysmen ti e gjysmen une.
Tjetra, kur nuk ke takat po vetem llafe, eshte te rrish aty ku je e te shpresosh qe ai tjetri do e vere doren ne Zemer te te hedhe nje kocke.
Sic e pame te gjithe, ky nuk eshte se e qeth shume. A e mendon kush se nese do duhej mbeshtetja e Trump, do te rreshtoheshin si nxenesit para tavolines se mesuesit Kinezi, Japonezi, Indiani, Arabi e Turku bashke, ashtu sic shkuan Italiani, Anglezi, Gjermani e Francezi e moren me vete edhe ate biondinen e ate finlandezin qe Ttrampi nuk ia kishte pa kurre fytyren?
Presidentet amerikane, Trump apo Bush, Klinton apo Obama, e kane takatin, dhe e kane provuar, ketu hedhin nje bombe e vrasin 500 mije veta per 1 jave e te bejne edhe ty te thuash u be per ti hapur rruge demokracise. Diku me vone perbysin nja 10 a 20 qeveri me puce e me vrasje, prap ne emer te demokracise. Diku me tej thone aty po hazrojne bomba atomike, mbledhin nja 1 milion ushtare, nxjerrin dhe ca kryeministra evropiane qe ti shkojne pas, dhe i hyjne vendit me themeli, duke vrare qindra mijera e shkaterruar c'ti dale para.
Tani ka dale ky figura qe i ka mbet pa marre ndonje nobel paqeje. E sic thoshte njeri do i japin edhe nje Oscar e nje cmim Bafta. Ky i la thate evropianet se i mjafton lobi izraelit per te mbuluar ate diellin aty me shoshe. Po praktikisht nuk po e vret shume.
Eshte gati te fale 1/3 e ukrahines ruseve, si tia kishte lene gjyshi gjerman te cilit nuk i kishte as certifikaten e indjes. Eshte gati te shkrije ne zjarr e hekur 2 milion palestineze e te ndertoje vila plazhi mbi varret e tyre. Fundja jane me pak se 6 milion dhe nuk quhet. Po eshte gati te marre gjithe gjithe nje ishull ta beje amerike, e hedh ide qe edhe kanadaja mund te behet e tille.
U ve dhe sanksione gjyqtareve qe Gjykates nderkombetare qe kane deklaruar ate izraelitin kriminel lufte.
Mos duket shume e madhe por munt te thote qe dua Korsiken, Siciline, Uellsin, Ibizen, Baden Wurtenbergun, nja 10 ishuj greke dhe gjithe prodhimin e luleve te Holandes nese doni tju mbeshtes per ukrainen.
Cfare mendoni se do thone Evropianet? Maksimumi do negociojne per kohen, jo 99 vjet, po diku te 80
Kane ikur kohet kur evropianet shkruanin te rripi "Zoti eshte me ne"
Add new comment