Dy letra dashurie për Himarën që shpjegojnë suksesin e Pitkinit në Shqipërinë e Enver Hoxhës

Postuar në 08 Gusht, 2024 17:14

Pas zgjedhjeve lokale në Himarë ka patur një zhvillim interesant përtej të majtës dhe të djathtës. Dhe këtë transhedencë e arrin vetëm patriotizmi i sinqertë i shqiptarëve që ndjejnë se kanë përgjegjësinë t’u çelin sytë shqiptarëve të tjerë që nuk po kuptojnë sesa dëm po i bëjnë vendit me ndasitë që po fusin.

E nën këtë emër patriotizmi origjinal, të ndjerë, të përgjithshëm, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Përgjithshme ka publikuar dy letra dashurie; njërën për Vangjel Tavon e tjetra për Flamur Nokën.

Të na lejohet të supozojmë se Tavo si doktor që është, edhe ka marrë ndonjë letër. Po Flamur Nokës i ka shkruar ndonjëherë kush letër? E sidomos letër dashurie si ato që dërgoheshin qëmoti nga ushtarët e vitit të parë:

I dashur shok …

Dyshojmë se jo, ndaj kjo letër mundet edhe ta lërë top në vend Flamurin, zemra e të cilit mund të kapet gafil me ethe gushti, nga një goxha deklaratë: I dashur Flamur!

Shkruan e shkruan Ardit Bidua për Vangjelin e Flamurin, jo se u drejtohet atyre, por sepse po regjistron veten në publicistikën e viteve 2020 për çështjen e moçme të kombësisë sonë, ku e do ai vendin e vet. I shkruan Vangjelit për besimin e shqiptarëve, e me siguri Vangua ia ka teleftaisur një mesazh se ia do puna.

I shkruan edhe Flamurit për lodrat që po bëhen me Lukovën e Nivicën, e se i ardhka keq “që lebërve të mi bregas e kurveleshlarë nuk u lini hapësirë të flitet për Kakome e Krorëz”. Kurveleshlarët – e dinim kurveleshas deri më tani – kanë gjetur pra zërin që të flitet për fajet e mëdha që u janë bërë e që i kanë degdisur në pikë të hallit.

E mund të vazhdojë kjo “letër nga lart” që frymëzohet nga poshtë me të gjithë shëllirën e vet patetike aq sa të vjen siklet nga çdo fjali pasardhëse.

Ajo që të çudit dhe të lë me pyetje, është fakti se këtu është vendi që të bën, apo janë individë të caktuar që janë sëmurë rëndë nga filmi i vetëm që kanë parë në jetë: ai me veten?

Si ka mundësi që rendet nga një delir në tjetrin, nga një epsh në tjetrin duke stisur rivalitete e armiqësi, për të ardhur në fund në nje letër dashurie për Vangon nga Dropulli dhe Flamurin nga Kukësi, të dy të kauzës vorioepirote siç na thotë Bidua, të cilëve me këshillim ekumenik u kujtohet sesa e hapur është për ta bukëvalja e shqiptarisë së Tiranës. Sesa ajo i bën të gjithë manarë të së Mirës, të cilën na e mollois vetëm Bidua dhe ata rreth tij. 

Lexon Bidon dhe e kupton pse adhurohej Pitkini në kohë të Enver Hoxhës te ne. O Bido! Nisi një letër edhe Kristaq Kiços o Bido, se po pret i ziu e është bërë keq! Se edhe ai nga MEGA u mor që ta sjellësh ti në udhën e mbarë!

s.zaimi

Comments

Submitted by Marko. (not verified) on

Se pse jeni bere si dita e tema qe flasin me zerin e Spiropalit, me shprehje o katran me boje, o vule humbur qe teleftais andej e ketej nuk e di, po qe pres shume me shume nga ju, kete e di mire, se kapacitetet i kini.

Submitted by Leshpreri (not verified) on

Bido, ky version leshprere i Laert Vasilit, ka te bukur dhe formen urdherore pasi qendis pusullat, se thote: Pergjigju! Si sekretar i organizates baze te Tim Idrizit, oficer i liasonit prane shtabit te PS-se.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mire Bido se del ne Tv dhe eshte dikush e fundja ka idete e veta, po ky tjetri Vasili kush eshte? Timi do jete per Shpetim e?

Submitted by Genci (not verified) on

Ky lyra e sarandes nga ka hapur barkun, pale i duket vetja dhe tip publicisti. Jo po Himara greke, jo po pellagzet, jo se greket ka zili detin, italianet na kopjonin, serbet na yshtin.
Qe te thuash jane te palexuar se thua dot se mes arkives cdo dite, por qe i mesa duket kompleksi i inferioritet qenka ne gjak.
A e shpeton dot njeri Shqiperine nga Shqiptaret?

Submitted by Aqif (not verified) on

Patjer o Genc. Sa te kemi Bidonin, Laertes Vasilin, Clirim Hoxhen, Satan Gurin ,Eleni Kocaqin, Pullum Xhufin, Critan Hilen. Agron Dalipaj, Marin Memen, hoxhe Altin Kalane, Elvis Presley Naqin, Pastor Akil Panon dhe se fundmi grekun Tava, Albania Vince anche e salvata.

Me keta qe permenda krijohet nje kateder Akademikesh dhe historianesh qe edhe Neanderthalet i ben Pidhazg, qe edhe Tel Avivi do i kishte Zili, te ishte Hitleri gjalle do te na i kishte rrembyer qe te gjithe. Vetem se asnje nuk ka lesh te verdhe. Ngjajne si peshmerga kurde apo Viet Cong.
Shihe Bidonin; I ka rruajtur leshte, Sazan Satanit i2kane rene, Kalase dhe Akilit pak a shume po ashtu. Mendojne per kombin dhe atdheun. Do na shpetojne sic beri Hazreti Nuh.
Kurveleshlaret do tiu japin urata me "marrshit nga leshte e kurvave tona per koqet e tuaja" , "sa lesh kemi ne ne koqe aq pacit ju ne koke se ju ka rene per atdheun nga mendimet e shumta.....".

Nuk na duhet ax Mehdiu e as Mesihu per te na shpetuar, kemi taborrin e mesiperm.

Submitted by Bido (not verified) on

Nuk e ka permendur asnjehere shprehjen "kurveleshlare" por "kurveleshare". Mos u perpiq te besh Pitkinin me shpifje. Edhe ty te thone Skerdilajd, jo Skedhilajd.

Submitted by redaksia on

Unë e kam marrë emrin - si shkruhet - me vendim te Keshillit Bashkiak, se nga dokumenti ne dokument e ndryshonin autoktonet e Gjendjes Civile dhe administrates shqiptare ne Jug. Keshtu qe ceshtja si ma thone emrin mua, eshte ceshtje e paster e te vertetes se autoktonise se atyre qe e flasin. 

Fundja vete renden pas ilirologjise me gezim te madh duke menduar se emrat jane te vendit. 

Sa per ngaterrimin ne term, mund edhe ta kem gabim e kerkoj ndjese. Po nuk hyn nje ngaterrese e tille te "shpifja" besoj. Se une edhe me Kurveleshare qe e mbron ti si antinomi i Pitkinit, nuk jam dakord. Tingellon e panatyrshme e nuk e kam degjuar ndonjehere. Aq sa me beri mua te lexoja nje 'l" qe ti thua se nuk eshte. Eshte nga keto gjetjet e fundit mesa duket.  

Submitted by Nikolin (not verified) on

Mja bre se late leshte. 3-4 kokrra jeni gjysem sarandiote gjysem rrethinash dhe keni nje jave qe merreni jo shqiptret keshtu jo ata nga kurveleshi ashtu.
Ju keni lindur, jeni rritur, me nene e baba ishalla, hani, pini e dhisni po ketu. Ketu do jete edhe ai 2m katror toke per ju, qe ishalla sa me vone beheni poronar i tij. E na cani bythen keta shqiptaret. Po ikni more zoteri nese keni bythe? Kam shoke sa te duash ne Greqi e kam shume rrespekt per to e ata per mua. Me mbajne si ujet e paket kur shkoj.
Kur vij ne Sarande degjoj "keta shqiptaret" e me vjen te ve buzen ne gaz nga idiotlleku i keture njerezve te shperlare e pa asnje lloj dinjiteti as ketej e as andej.

Submitted by Llozi (not verified) on

Epo qenka e qarte, problemi qendron te uji i pijshem ne Sarande atehere.

Submitted by Mitra'llozi (not verified) on

Ka uje plot Saranda. Lumi i Mesapotamit furnizon gjithe jugun me uje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.