Shqip: Arra e Babë Myslymit. Anglisht: Baba Nuts Myslymit (!!!)

Postuar në 23 Prill, 2012 13:44

Edi Rama ka thënë sot se në websitin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sporteve, “Tirana u shfaqet të huajve me foton e një arre të emërtuar në një anglishte fantastike: Baba Nuts Myslimi”. Me ta parë këtë lajm nëpër sitet informative, lexuesi është i prirur të mos e besojë; dhe me të drejtë, pasi është tepër surreale për të qenë reale. Por nëse ka nerva e motivim për të bërë një verifikim, bindet kollaj se nuk ka asnjë sajim në këtë histori. Në seksionin e turizmit të websitit, pas disa click-imesh tek komandat ‘select language’, ‘English’, e në fund ‘Tirana’, do të të shfaqet para syve fotoja e një arre që për titull ka ‘Baba nuts Myslymit’ (ata që s’dinë anglisht është më mirë që s’dinë, pasi përkthimi do t’u rezultonte idiotesk). Në tekstin që shpjegon këtë foto gjenden fraza të tjera të çuditshme, si ‘Peza Kingdom!!!”, “Myslymi baba house Museum!!!”, etj, etj. E sikur të mos jetë mjaft kjo, i tërë teksti është një çorbë e vërtetë (fotoja që shoqëron këtë shënim është Shtëpia ku është mbledhur Konferenca e famshme e Pezës).

E të mendosh që kjo gallatë bëhet në sitin e ministrisë së KULTURËS!

E.G.

Comments

Submitted by loni nga tirona (not verified) on

Ky Edi i njeh mire arrat e Babe Myslymit... Sidomos ato te Dashit. E kisha fjalen per nuts...

Submitted by tekniku (not verified) on

Ti duhet te jesh nje k..qe arre or Tunxh.Sa per ate Loni nga Tirona mund te kesh Frroku nga Bathorja or Tunxh.parado

Submitted by fule (not verified) on

Skeni faje o shpellaret biometrike. Ju kane ushqyer si bageti me "nuts"-et e Saliut qe kur pollet.

Submitted by Agron Tr (not verified) on

Ketu behen gafa zyrtare nga amatore qe paguhen me taksat tona, dhe qe na turperojne te gjitheve, ju merreni me politike!!!

Nuk hyn politika ne kete mes, hyn militantizmi dhe injoranca e konsoliduar ne administraten shteterore!

Cfare ndodhi me ate injorant, a e hoqen nga puna? Pagoi ndonje demshperblim per demin e shkaktuar? Apo eshte nipi a mbesa e Sali poliglotit.

FLM

Submitted by b (not verified) on

Edi bashke me respublica-n merr flake si kashta. Perkthimin e gjithe faqes se mtkrs e beka google translate permes nje shtojce qe admini i faqes ka vene aty. Te tjera implikime mund te shtroje ky fakt, por ama zellit tuaj i pshurr mbi te. Te pakten kesaj radhe e kontrolluat vete, jo si heren e shkuar me faqen e bllokuar te partise demokracia e re ne greqi, qe gjoja qenkesh sulmuar me sukses nga hakarat shqiptare, e qe nderkohe faqja ne fjale i perkiste nje studenti - ishte vec nje blog i rendomte - dhe ishte per bukuri e aksesueshme. Cirk pa leke! Rrofshi per argetimin!

Submitted by Saimir (not verified) on

Duket shume qarte sesa e ke kuptu thelbin o B... Po ti me kete qe me ke shkrujt me dukesh si ai burri qe kishte cu grun tek prifti dhe prifti po ja shtypte grun por para se tja fuste e lynte me kos. Dhe ky, me nje fjale ti, i thote prifit : Mos te ishte per kete punen e kosit do te thoja qe je duke me q. grun.

Keshtu qe eshte e kote qe merresh me komente. Vazhdo shiko kosin ti

Submitted by davidi (not verified) on

e bukur paravolia e kosit per B.... megjithese mund te ishte qe prifti te kishte pasur aq shume fare sa te dukej si kos i derdhur. hahaha

ata palacot e ministrise do kene sajuar ndonje projekt per perkthimin e faqes ne disa gjuhe te huaja, i kane vjedhur fondet dhe i kane perkthyer materialet ne google language tools, mjafton te afrosh shigjeten e mausit dhe teksti e tregon vete se nga e ka prejardhjen.

Submitted by b (not verified) on

Tashi, kot, per gricje kesaj radhe, ju jeni skandalizuar vetem tre pikecuditese?! Pse vetem tre? Dhe a jane keto tre ne progresion habitor aritmetik apo gjeometrik?

Cuna, shqipja e ka rregulluar ate pune me perdorimin e nje shenje pikesimi ne kete rast, pavaresisht urrejtjes ndaj Berishes.

Submitted by arvanites (not verified) on

Perkthimi i sakte do ishte "Bab Myslymi's Nuts"

Submitted by pf (not verified) on

Kot sa per muhabet dhe meqe gjuhesia nuk eshte opinion, ne anglisht nga nje anglez do te shkruhej "Father Myslymi's nut trees."

Submitted by raimondi (not verified) on

Ketu ka dicka qe nuk shkon . Kur thua Father e personalizon , porse atij i thoshin  Babe Myslymi gjithe fshati , jo vetem njerezit e shtepise --

Ndaj ne kete rast emri Bab eshte pjese e emrit te tij te pervecem, Myslym  .Keshtu qe duhet quajtur Bab Myslymi , ne vend te Father Myslymi,  dhe  nqs eshte arre quhet Walnut

Pra , per te qene korrekt me  kete gazete ,  nje  Ingliz  do e  llafoste keshtu ,  mendoj une  :___ Bab Myslymi's   Walnut tree __  __Se besoj aty flitet  per nje arre , jo shume

Submitted by pf (not verified) on

Bab nuk eshte pjese e emrit, por eshte nje  fjale qe shpreh respekt patriarkal. Si parrulla "Dum Baben" e Haxhi Qamilit, qe nuk kishte lidhje me emrin e pervecem te sulltanit. Ne anglisht fjala qe i shkon me shume eshte Father ne kuptimin At si tek Our Father who art in heaven. Per walnatin je me korrekt. Une po perpiqesha te theksoja togfjaleshin  "whatever tree" qe tregon pemen versus emrit qe tregon frutin.

Submitted by raimondi (not verified) on

Po mire dakort eshte per respekt --Por ama behet pjese e emrit  te tij te pervecem, dhe krijohet nje Emer i perbere  por nuk mendoj se duhet vendosru emri Father  ------Sepse nqs do e vendosesh Father , te jep pershtypjen se  eshte perfaqsues i ndonje sekti  fetar myslyman  -  Father Myslymi - tingellon sikur eshte -Babai i teqese

-Ndaj  mendimi im eshte  qe  me mire  te lihet emri --Bab Myslymi  , dhe i huaji nuk e ben ate ngaterrim , nderkaq qe kuptimi ne shqip eshte brenda

Gjithmone sipas llogjikes sime , pa mbase jam edhe gabim

Submitted by Genci (not verified) on

Ky shkrim nga Respublica aka Mustafa Nano eshte totalisht pervers dhe pa asnje dobi apo vlere gazetareske. Nuk ka lajm por thjesht nje venje ne dukje te nje problemi ne perkthime. Por a e dini se cfare? Une kam rreth 20 vjet qe jetoj jashte Shqiperise, dhe sa here qe vij dhe shikoj gabime ose gafa ne perkthime, nuk ofendoj, nuk i ul poshte, por perkundrazi me shume delikatese I ve ne dijeni ndonje gabim i cili meriton ne shkruhet drejte. Shqiperia dhe Shqipetaret kane nevoje per support dhe investim intelektual dhe jo thjesht te tallesh me injorancen. Kjo lloj tendence nuk te con perpara. Ju pershendes, Genci

Submitted by Genci (not verified) on

"Arrat e Babe Myslymit" perkthehet "Estate of Myslym Peza". Perkthimi ka nuanca, por kjo i jep perkthimin e sakte.

Submitted by raimondi (not verified) on

Oh mire e keti   --Ka shume mundesi qe ate fjalen Arre ta kete per punen e vendit aty

Submitted by ermal korance (not verified) on

Ata kane bere nje gabim drejtshkrimor,ndoshta mbas nje periudhe do ti gjejme edhe ne gjuhen kineze sipas parashikimeve te "te madhit"...! Si duket Zoti Bumci nuk vlereson konkurset per perzgjedhjen e administrates publike por merr nje tufe te pa-aftesh thjesht dhe vetem per te marre rrogen !

Mjere ne me kesisoj individesh qe drejtojne shtetin !!! Edhe ne fund asnje gje nuk ndryshon !

Baba Nuts Myslymit----Na fal o zot ....(kujt i ka vajtur ne mend ky dreq perkethimi ) Vergogna....Le ta quajme nje "pa-aftesi e trajnuar  "

Submitted by Albi (not verified) on

Vajta me shume qef ta faqja e MKTRS per te pare kete skandal. Po ca shof? Nje faqe ne shqip, pa link fare per ne anglisht. Po atehere ku dilka ky perkthim? Thjesht fare, browserat e rinj kane nje "extension" ku bejne perkthimin e cdo faqeje ne anglisht. I pari qe e ka futur ka qene Google Chrome. Perkthimi nuk eshet perfekt po nuk eshte as zyrtar. Pra nuk ka asnje skandal.

Tani mire e bukra qe Edi nuk ka me ca te merret, po gazetat nuk e kontrollojne dot? E dyta, po pse kjo qenka problemi i madh ne Shqiperi, edhe nqs te ishte e vertete? Nqs ca batuta te tilla qenkan problem, si nuk u tha nje fjale per "pulat dhe lepujt" e Rames ne takimin e djeshem me partite e vogla?

Ne Shqiperi sot ka nje debat shume te rendesishem per kodin zgjedhor. Ndryshe nga sa thote Rama, ky kod eshte nje vjedhje e legalizuar ndaj partive te vogla duke perqendruar pushtet ne duart e dy te medhajava. Akoma me teper, me ane te sistemit te listave, brenda partive pushteti perqendrohet ne duart e kryetareve. Kjo eshte shkaterrimtare per demokracine e brishte shqiptare. Ne vend qe Respublica te merret me kete, te marre matemaaticien po te jete e nevojshme per t'ia shpjeguar publikut se ku jane hilet e ketij sistemi, merret me nje budallik te tille qe vete Rama e shperndan per te hequr vemendjen nga budalliqet qe tha disa ore me pare ne mbledhjen me partite e vogla.

Muco, do dalesh ndonjehere nga mbulesa e tij, dhe te jesh vetja jote?

Submitted by hapi (not verified) on

Pershendetje Albi!

Plotesisht i sakte. Ti e ke dhene nje shembull shume te mire, po e jap dhe une nje.

Se mos e tha Rama nje fjale per femijet qe mbledhin krom ne Bulqize?!!! Jo, sepse jane femije malokesh ata ...

Me vjen te vjell edhe nga gazetaret qe merren me cikerrimat e "Kryetarit". Po mendoj perdite e me shume qe autoret e kesaj faqeje po e bejne kete (mbrojtjen e shefit me cdo kusht), vetem qe te marrin sa me shume lek nga fondacioni Soros duke u hequr si shtyp i persekutuar nga pushteti.

Shendet or mik.

Submitted by Albi (not verified) on

Per te qene i drejte deri ne fund, Muci sot e ka bere nje artikull mbi punen e kodit.

Kuptohet qe vetem me problemet e tija nuk eshte eshte marre, po eshte perqendruar te fakti qe ai nuk i njifte shume nga keto parti. Me pak fjale, duke i rene nga Kina, ka mbeshtet linjen e Rames te tipit "u bene keta te me flasin mua". Po pres qe ta sjelle te Respublica per te ndare me te dy mendime rreth ceshtjes.

Submitted by Astrit (not verified) on

Nje pjese e komentuesve protestojne per shkrimin e mesiperm dhe akuzojne artikullshkruesin sikur merret me vogelsira gramatikore-linguistike per te denigruar qeverine nga paragjykimet e tij.

Une nuk e njoh artikullshkruesin, por artikulli i tij eshte mese i drejte; vetem nje komentues tendencioz nuk deshiron te kuptoje se keto nuk jane thjesht gabime gramatikore. Keto jane gafa trashanike te nje administrate inkompetente, ku te gjithe deklarojne qe dine anglisht dhe te tere perdorin Google Translate. Me kujton qarkullimin e para pak viteve ne YouTube te hajvanlleqeve te paprecedente te nje ambasadori shqiptare ne USA, nje injorance te thelle kombinuar me llafazaneri ekstreme - e gjitha kjo ne nje anglishte te cale. Kjo eshte fytyra qe administrata e tanishme ka zgjedhur ta mbaje si fytyre publike dhe per kete nuk ja ka fajin kush. Nese formulon fraza te tilla me nje anglishte Pakistanezesh (edhe me keq!) atehere nuk eshte e padegjuar qe publikut ti ngrihen leshte e kokes perpjete nga kjo injorance sistematike. Eshte jo simptom, por sindroma vete e nje prapambetjeje edukacionale te tille qe te vjen sikur shikon Borat-in dhe jo faqet reale zyrtare te nje administrate shteterore.

Submitted by Albi (not verified) on

Te ishte kjo problemi, pra pa-aftesi e administrates, hajtmo e pranonim si akuze.

Po kur te thuhet nga vete browseri qe perkthimi behet me Google Translate, pra nuk eshte version zyrtar i faqes, atehere po merresh tamam me budalliqe. Nderkohe dhe njehere, ka nje ceshtje shume te rendesishme dite. Kodi zgjedhor i dale nga kushtetuta e 2008 eshte shume me i rendesishem per demokracine shqiptare se Google Translate.

Submitted by Astrit (not verified) on

Nese ky perkthim eshte ne faqen zyrtare atehere ky eshte problem. Nga leximi i ketij artikulli del se ky eshte perkthimi zyrtar dhe deri tani nuk pashe ndonje njeri te thoshte te kunderten deri sa lexova komentin tuaj. Nese nuk eshte perkthim zyrtar atehere jam dakord, le te flasim per nje teme tjeter dhe artikullshkruesi te na kerkoje te falur perse na shqetesoi me gjera kot.  Kur une kerkoj ne faqet e kesaj ministrie ndonje informacion ne ndonje gjuhe tjeter ne kete moment nuk me del gje fare, nuk me del as ndonje link ne Google Translate per ta perkthyer Anglisht. Cka me duket pak anormale sepse une do te pritja nje guide touristike te ishte edhe ne anglisht. Me paragjykimin tim dhe pasi lexova kete shkrim jam i prirur te besoj se ky perkthim absurd ka qene por e kane hequr.

Problemet e domkracise ne Shqiperi dhe te ardhmes se saj jane patjeter prioritare. Ne pikpamjen time ceshtja permblidhet ne pyetjen "Kush na udheheq?". Nuk eshte ceshtja a kane keta njerez deshiren e mire apo te keqe - keta njerez jane te paafte dhe te padenje te me perfaqesojne mua dhe shume te tjere.

Submitted by Astrit (not verified) on

OK - lexova komentet tuaja te mesiperme - me kishin shkare - dhe keni plotesisht te drejte atehere.  Terheq cka kam thene me lart dhe ishte faji im qe nuk kontrollova me pare faqen e Ministrise. Gabim Respublika - gabim dhe une vete!

Injoranca e administrates me mbetet akoma si shqetesim. Kjo eshte aresyeja qe gjera te tilla te marra kur thuhet se vijne nga njerez te tille une shpesh i besoj se me duken shume te mundura. Dhe kam pare gjera edhe me te keqija nga keto qe thuhen.

Ama guxoj te insistoj ne nje fakt: pavaresisht nga emrat e pervetshem, drejtuesit tane edhe ne detaje na lene ne balte dhe na keqinformojne. Ne kete rast kryetari i opozites.

Nejse, kerkoj te falur per fanatizmin tim te mesiperm...

Submitted by Albi (not verified) on

Ndjese e pranuar dhe e mirepritur. Nga ana tjeter ke plot te drejte kur flet per administraten e cila eshte e mbushur me militante te paafte. Kshuqe ne mos ky perkthim gabim ka plot vende te tjera sic e tregon nje komentues me siper.

Submitted by Anonymus (not verified) on

Krejt ne rregull Astrit, por edhe ti mos formulo fraza banale! Por ta dishim na shqiptaret anglishten si Pakistanezet, ku femijet flasin ma mir anglisht se shum diplomat shqiptar, ateher i kishim punet ma mir ne ket sektor. Nese do te argumentosh, mos i ul te tjert!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.