Zelenskiy pyetet në SHBA: Do i cedosh territor Rusisë?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është pyetur në konferencën për shtyp me presidentin amerikan Biden, nëse ka parashikuar të lëshojë territore ndaj Rusisë.
Njerëzit, familjet tona dhe fëmijët jetojnë aty. Dhe e gjitha kjo është pjesë e shoqërisë ukrainase. Ideja e lënies së territorit është absolutisht çmenduri dhe ne nuk u lëmë territor terroristëve
ka thënë ai.
Zelenskiy mbërriti në SHBA në datën 11 dhjetor dhe ai raportohet të ketë diskutuar për ndihmë ushtarake ndërkohë që institucionet amerikane po hezitojnë të miratojnë paketën e propozuar nga presidenti Biden. Pas takimit Zelenskiy ka vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes ajrore çka nënkupton se ndihma ushtarake synon pikërisht pajisje që kanë të bëjnë me këtë çështje.
Comments
Pyetja ishte: Do i leshosh
Pyetja ishte: Do i leshosh territor rusise?
Ne Itali, pyetja perkthehet: Se e pronto a cedere territorio alla rusiçka?
Ju qe perdorni fjale te huaja pa lidhje, eshte mekat tju krahasosh dhe me magjarin e Nolit!
Mbajeni Nolin se nuk ua do
Mbajeni Nolin se nuk ua do kush. Nje jete me te njejtat perralla.
Add new comment