Sulmi dënohet edhe nga kisha serbe. Ende asnjë e dhënë zyrtare për identitetin e autorëve

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar sot përmes një deklarate të posaçme mbi sulmet e ndodhura në Banjskë të Kosovës, duke njoftuar se në mjediset e manastirit në atë fshat kanë mësyrë persona të armatosur dhe të maskuar.
Në deklaratën e vet Dioqeza dënon sulmin e ndodhur, vrasjen e një polici të Kosovës dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen.
Sipas deklaratës në mjediset e manastirit kanë hyrë edhe mjete të armatosura duke detyruar që murgjit të mbyllen bashkë me disa pelegrinë nga Novi Sadi bashkë me At Danilon, drejtuesi I institucionit.
Në të gjitha njoftimet e deritanishme, nga të gjitha palët, nuk jepet asnjë identitet për të vrarërt dhe arrestuarit e sulmuesve, as edhe për kombësinë e tyre.
Comments
Kujt i fryn kisha?
Keta te vrasin naten e te qajne diten.
Add new comment