Ambasadori amerikan pushton faqet e para

Postuar në 21 Shtator, 2011 04:25

Një test për ndjekësit e vëmendshëm të politikës së këtushme: intervistën e cilit protagonist të jetës publike do të prisnin me padurim e kërshëri deri vonë të përditshmet tona përpara se të mbylleshin në mënyrë që të nxirrnin prej saj lajmet për të nesërmen? Sali Berishën? Edi Ramën? Ismail Kadarenë? Rexhep Qosen? Apo ….? Asnjërin syresh. Është fjala për ambasadorin amerikan, Alexander Arvizu, i cili është, me hir me pahir, protagonist i politikës shqiptare. Nuk është se nuk do prisnin të merrnin vesh se ç’do të thoshin të tjerët, por Arvizu-në e kanë pritur si ujët e paktë. Dhe nuk mund të thuhet se a i ka zhgënjyer në Ora News. Ka thënë do gjëra interesante. Lidhur me 21 janarin ka qenë më i qartë. Për eksponentët e politikës së Tiranës, Berishën, Nanon, Ramën, ka dhënë konsiderata të pritshme me një gjuhë të lëmuar diplomatike, prandaj të gabuara e larg të vërtetës, por prapëseprapë, mbeten konsiderata që provokojnë interes mediatik. Mbrëmë tregoi edhe një gjë që ka qenë evidente prej muajsh: ka vendosur një marrëdhënie, ku personale e ku institucionale, me një numër opinionistësh të shtypit. Në fakt, këta opinionistë nuk kanë më opinione të forta kontrastuese me Arvizu-në, dhe s’kuptohet mirë nëse është Arvizu-ja që ka ndryshuar, apo janë këta të fundit që, të trysur nga detyrimet e një marrëdhënieje konfidenciale, i kanë ulur tonet kritike në adresë të diplomacisë amerikane. Foli, gjithashtu, për qarqe shqiptare që anti-amerikanizmin e kanë shndërruar në një doktrinë a strategji të tyren, tha se anti-amerikanët shqiptarë janë një grupim i strukturuar dhe i drejtuar mirë, tha se e ka të qartë se cilët janë, etj, etj.

E.G.

Comments

Submitted by Keto artikuj (not verified) on

me duken te gjitha te bera nga nje dore, pavarsisht se ne fund kane iniciale te ndryshme. Ka disa shprehje tipike te M.Nano qe perdoren gjithkund dhe mund ti dallosh me lehtesi. Ose i ben ai te gjithe artikujt, ose keta te tjeret, perpiqen ti bejne si ai

Submitted by reformer (not verified) on

Te pakten me kete ambasador nuk do te kemi nevoje te lexojme kabllogramet! Ai eshte kaq i hapur sa te le pagoje!

Submitted by cuja (not verified) on

Po ti e ke hallin me artikuj e Mustafa Nanos apo me temen e artikujve. Ju lutemi fokusohuni tek temat dhe debatet mbi to dhe jo se kush shkruan, pse shkruan apo per hesap te kujt shkruan. Kushdo qe ka shkruar me siper po komenton nje interviste te Arvizu-se keshtu nqs. ke komente shkruaj mbi kete teme.

Psh. mua s'me pelqeu fare pjesa ku Arvizu thote qe Berisha eshte politikani numer 1 dhe Nano (Fatos) numer 2 ne keto 20 vite.

Atehere Stalin,Pol Pot, Hitler, Duce, Castro, Franco, Junta greke, Chavez e sa te duash te tjere paskan qene burra shteti dhe numra 1 qe te gjithe.  Hajde ambasador amerikan qe kemi hajde. Sic thoshte nje shoku im kur pijme kafe ne mengjes, si ky ka sa te duash tek bregu i lumit ne Tirane (dhe pranoj cdo akuze si racist) ose buze Lanes. Cfare pret tjeter nga nje shtet qe per tete vjet mbajti Bushin president dhe tani Obamen. Per ne Shqiptaret mund te themi qe na ka dale shume mire, sepse mund te kishte qene edhe me keq. Psh. mund te kishim patur per hise Gezim Kulufin (kush nuk e njeh ka qene nje personazh historik i Tiranes se viteve 1980-1994), ose ndonje tjeter te famshem.

E kuptoj qe duke u ulur ne kete nivel une ndoshta tregohem i keq por thjesht nuk duroj dot. Me ka ikur truri sa e sa here kur lexoj kete ambasador, por kesaj rradhe e felliqi fare. Sali Berisha numri nje ne Shqiperi per 1990-2011. Atehere po shkoj ne shtepi te edukoj femijet me keto mesime te vyera amerikane.

P.S. Intervista e plote e Arvizu eshte tek Panorama Online. Lexojeni te kuptoni per cfare e kam fjalen.

Submitted by cuja (not verified) on

Korrigjim i vogel: e kam komentin me lexuesin "Keto artikuj"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.