Siguria bërthamore e Europës është në rrezik! Kievi po organizon atentat mbi Zaporozhie!

Postuar në 07 Korrik, 2023 13:07

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov ka deklaruar dje se Zelenskiy po përpiqet të ndërkombëtarizojë konfliktin duke synuar dislokimin e trupave të NATO-s në Ukrainë dhe duke krijuar kushtet për përballje direkte mes Rusisë dhe Perëndimit.

Sipas tij, pretendimet e Kievit zyrtar se Rusia kërkon të hedhë në erë centralin e Zaporozhies janë absurde për faktin se Rusia e kontrollon atë që nga muaji mars.

Qytetarët europianë dhe ata amerikanë vështirë se janë të gatshëm të marshojnë drejt ferrit drejt të cilit qeveria e Zelenskiyt po tërheq të gjithë planetin

citohet Antonov.

Ambasadori ka drejtuar kritika edhe ndaj medias që sipas tij po bën sikur nuk kupton se të gjitha akuzat e Zelenskiyt që nga nisja e operacioit special ushatrak kanë rezultuar të jenë në thelb operacion diversioni dhe sabotazhi.

Siguria bërthamore e Europës është në rrezik…Synimet kriminale janë që të ëprdoret një sulm terrorist në mënyrë që të akuzohet Rusia për terrorizëm bërthamor, për të tërhequr vëmendjen nga kundërofensiva e dështuar e ushtrisë ukrainase në të cilën Perëndimi ka investuar burime të jashtëzakonshme, për të përdorur provokimin si mjet për ta tërhequr NATO-n në konflikt

ka shtuar ai.

Comments

Submitted by Faiku (not verified) on

Ay Zelenski edhe ne fytyre i ngjet Hiklerit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.