Totalitarizmi fetar është më i rrezikshëm se sa totalitarizmi ideologjik

Në të përditshmen Shqip i kanë marrë një intervistë Arbën Xhaferit. Ne kemi veçuar një pjesë nga kjo intervistë në formën e shënimit me titull “Arbën Xhaferri: Partitë duan një president pulë”, por pjesa më e rëndësishme e bisedës së tij me gazetarin Ylli Pata ka të bëjë situatën e shqiptarëve në Maqedoni, dhe me nënvizimin e identitetit të tyre fetar gjatë protestave të fundit kundër praktikave të paragjykimit që u vinë nga pala maqedonase. Po e sjellim të plotë këtë pjesë të intervistës. Re.Pu.
Pyetje: Ngjarjet e fundit kanë rritur tensionin në Maqedoni, duke sjellë një përplasje të re sociale. Por që këtë radhë, duket se ka pasur edhe një katalizator më shumë për t’i hedhur benzinë zjarrit-feja. Si do ta konsideronit veprimin e qeverisë së Shkupit dhe reagimin e shqiptarëve?
Përgjigje: Zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë janë pasojë e shumë faktorëve globalë dhe lokalë. Nga aspekti global, e gjithë bota është e ballafaquar me një frymë revolucionare që vjen nga disa qarqe të shteteve, përkatësisht shoqërive myslimane. Këto ngjarje të terrorizmit spektakolar shënojnë vazhdimësi me lëvizjet anarkiste të shekullit XIX që, duke krijuar anarki synonin t’i nxjerrin jashtë binarëve qeveritë për të krijuar kështu rrethana lehtësuese për vendosjen e një rendi të ri shoqëror. Te disa qarqe radikale islamike në botë, pas dështimit të komunizmit, ekziston tendenca për vazhdim të misionit të kësaj ideologjie totalitariste, por me një dallim esencial; totalitarizmi fetar është më i rrezikshëm, ngaqë legjitimitetin e mbështet mbi një ide të pakontestueshme, atë të Zotit. Çdo aksion që ndërmerret, me cinizëm arsyetohet me vullnetin e Zotit. Ata që rezistojnë të pranojnë këtë lloj të manipulimit masiv kërcënohen me vdekje dhe lloje të ndryshme të presionit. Armiku më i madh i kësaj utopie të re, këtij totalitarizmi është dyshimi, mendja kritike. Ideologët e kësaj utopie, që pos një retorike shterpe nuk ofrojnë asgjë tjetër, janë shumë të brengosur nga politika e myslimanëve të kënaqur nga sistemi i vlerave perëndimore, siç janë shqiptarët dhe bëjnë çmos që t’i bëjnë për vete. Aktivitetin e tyre proselitist, këto qarqe e zhvillojnë në tërë rruzullin tokësor, prej SHBA-ve e deri në Maqedoni. Natyrisht gjejnë individë që për para, ose për shkak të frustracioneve, fiksacioneve të ndryshme pranojnë të jenë pjesë e një makthi të këtillë planetar. Për të qenë korrekt, ndikimi i tyre në hapësirat shqiptare nuk është aq i madh sa mendohet. Asnjë parti politike që ka tendencë të kësaj natyre, në zgjedhjet demokratike nuk arrin ta mbushë normën elementare. Ata duken të zhurmshëm ngaqë pas aktivitetit të tyre, qëndrojnë sisteme të fuqishme financiare, politike arsimore etj. Ideologët e islamit radikal, me mendësi totalitariste, nuk mund të tolerojnë eksitimin e myslimanëve që janë të kënaqur nga demokracia perëndimore, prandaj bëjnë çmos që ta prishin këtë harmoni. Së këndejmi ata bëjnë çmos që shtetet islame të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, atë kurorë të një politike parimore që nuk e keqpërdor religjionin për qëllime politike. Nga ana tjetër, shtetet që kanë telashe me shqiptarët, veçmas me politikën e tyre properëndimore bëjnë çmos që ta zhvendosin politikën shqiptare nga shtrati demokratik perëndimor. Natyrisht se ata do të gjejnë individë të këtillë, që do të përhapin bindje se shqiptarët janë elementë i dyshimtë, njëfarë kolone e pestë i radikalizmit islamik në mes të Europës së krishtere. Në këtë fazë, zhvillohet projekti dekontekstualizimit të shqiptarëve. Ata duhet të perceptohen si element i huaj. Në Maqedoni, ky projekt zhvillohet në formë vulgare, duke filluar nga fundi i Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët me presion sistematik shpërnguleshin në Turqi e deri te zhvillimet e fundit. Maqedonia, përkatësisht qarqe me ndikim të pamohueshëm në politikë, nuk hezitojnë që të ndërmarrin aksione spektakolare për t’i paraqitur shqiptarët si element i huaj, ose të paktën të krijojnë përçarje në shoqëritë shqiptare. Jam i bindur se e gjithë kjo politikë nuk do të arrijë të shndërrojë shqiptarët në fundamentalistë, por do ta rrisë vigjilencën dhe vetvetiu do t’i këndellë mendjet e kontaminuara nga një totalitarizëm i ri…
Pyetje: Me humbjen e besimit të klasës politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duket se po krijohet një kanalizim i ri i pakënaqësisë së njerëzve. Në Kosovë e Shqipëri te nacionalizmi, ndërsa në Maqedoni te feja. Si e shikoni perspektivën?
Përgjigje: Kam drojë se bëhet një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Ata sistematikisht dhe skematikisht përkufizohen si një segment kombëtar që është kontaminuar me bindje fetare, atipike për shqiptarët e tjerë. Ç’është e vërteta tek ata vërehen elemente që e përcaktojnë përkatësinë e tyre fetare. Mirëpo këto elemente nuk janë në funksion të identifikimit të tyre si përkrahës të një politike radikale fetare. Këto elemente kanë ekzistuar edhe atëherë kur ideologjia fundamentaliste, integraliste nuk ka ekzistuar. Shtrohet pyetja përse në Shqipëri dhe Kosovë ekziston nacionalizmi, ose tendenca e rritjes së tij, ndërkaq në Maqedoni paraqitet tendenca e shquarjes së fesë? Përgjigjja është vazhdimisht e thjeshtë: aty ku shqiptarët janë të lirë, ata i theksojnë, i shtetërizojnë karakteristikat etnike, ndërkaq aty ku janë më pak të lirë, ose aty ku mbi ta ekziston mbikëqyrja, paraqiten dualizma kulturorë. Aty ku shqiptarizma nuk është e rrezikuar, zakonisht nuk shfaqet nacionalizmi, ndërkaq aty ku rrezikohen interesat kombëtare shfaqet nacionalizmi mbrojtës nga agresiviteti i nacionalizmit shtetëror i popullit tjetër. Duhet me kujdes të bëhet dallimi në mes tyre. Këto fenomene janë më të vjetra se demokracia dhe përvojat e reja politike. Sipas përvojave të deritashme, perspektivën e shoh te evropianizimi i shoqërive shqiptare, tek iluminizmi europian, te thellimi i tolerancës, te shekularizmi, te shteti ligjor, te demokracia…
Marrë nga Shqipi
Comments
kurgjo as puna e ketij

kurgjo as puna e ketij autori, qe ska bere kur ka qene ne pushtet, e tash vec ja fut kot, per keqardhje, se shqiptaret ku po mbeshteten,

Fakti asht se ne dallim me

Fakti asht se ne dallim me vendet e tjera ballkanike vetem tek shqiptaret çfaqet islamizmi radikal nga ku dalin terrorista islamike. Kete problem te mbrendshem te shqiptarve duhet ta zgjidhin vete shqiptaret e te mos ua hjedhin fajin te tjerve per fajet e veta.

Islamizmi nuk ndahet ne radikal o joradikal. Vete islamizmi simbas permbajtjes se Kuranit asht radikal, ekstremist. Ka musliman qe nuk zbatojne Kuranin dhe jane tolerant, por nuk asht vete islamizmi tolerant, sepse nuk asht nji besim fetar si te tjeret, por asht TEO-KRACI.

"Aty ku shqiptarizma nuk

"Aty ku shqiptarizma nuk është e rrezikuar, zakonisht nuk shfaqet nacionalizmi, ndërkaq aty ku rrezikohen interesat kombëtare shfaqet nacionalizmi mbrojtës nga agresiviteti i nacionalizmit shtetëror i popullit tjetër."

Dëgjohet prej vitesh ky argument, që në rradhën e atyre që e përmendin vjen në intervistën e mësipërme prej gojës të një prej burrave më të sojmë, më të fisëm e racionalë të mëndjeve e racës shqiptare, Arbën Xhaferrit. E kam dëgjuar kohë pas kohë, kur është dashur të merren në mbrojtje qëndrimet përparësore fetare, në raport me ato kombëtare, siç ishte së fundmi identifikimi i tyre në protestën e Shkupit, me flamurun e Arabisë Saudite dhe islamit. Me keqardhje të madhe, më duhet t'i them këtij intelektuali të shquar, se argumenti nuk qëndron. Madje, sa më shpesh ta përdorim, aq më i dëmshëm do jetë për shqiptarët. Sipas meje, myslimanizmi ndër shqiptarët e Maqedonisë mori karakter radikal, ndryshe nga myslimanizmi i moderuar në Shqipëri, për shkak të mbajtjes së popullit në padituri e në errësirë, ç'ka gradualisht çoi në dobësimin e ndjenjës kombëtare. Mes vëllait mysliman dhe "vëllait" shqiptar të gjakut, përparësi tek ata tani ka marrë "vëllai" fetar. Praktikantët e riteve janë shtuar në mënyrë marramendse, si efekt i humbjes së rolit të intelektualve, të mësuesve, të të arsimuarve, të përçmimit të rolit të rolit të gruas në familje e shoqëri, të shtypjes së saj. Populli i është lënë në dorë imamve vendas e të huaj. Ata, shqiptarët e Maqedonisë, janë shumë të rrezikuar për të humbur përfundimisht shumë shpejt identitetin kombëtar, nëse ne, shqiptarët e Shqipërisë nuk i ndihmojmë, por i lëmë të braktisur, si deri tani.

Me pelqen si artikull te
Me pelqen si artikull te drejta te gjitha ca ka thene jam shume dakord
Duhet patur parasysh qe
Duhet patur parasysh qe shquptaret jane konvertuar gjate pushtimit osman si resultat i shtypjes dhe taksve shume te larta jo si zgjedhje e lire personale.
Ana nga e di ti moj e uruar

Ana nga e di ti moj e uruar qe ne jemi bere musliman si pasoje e taksave osmane? Apo mos na ke mbajtur pishen gje?

Add new comment