Topi, Spahiu e Malaj – variabla të panjohur në ekuacionin elektoral

Në diskutimet e brendshme rreth ndryshimit të sistemit zgjedhor, opozita shqiptare sot përballet me një fakt elektoral kokëfortë – partitë e koalicionit qeveritar, si në zgjedhjet e 2009-ës edhe të 2011-ës, regjistruan së bashku zyrtarisht në favor të tyre rreth 52% të votës popullore. Dhe po t’i përkthesh votat e koalicionit qeveritar në mandate parlamentare, sipas sistemit aktual zgjedhor dhe me konfigurimin e sotëm të partive, atij do t’i rezultonin 73 mandate në Kuvend. Në qoftë se rikthehemi te sistemi i 2005-ës, koalicioni qeveritar, me votat e 2009-ës, do të merrte përsëri 73 mandate. Ndërkohë, po të korrektohet sistemi aktual rajonal me një komponent kombëtar, përsëri koalicioni qeveritar, me votat e 2009-ës, do të merrte po 73 mandate.
Por sidoqoftë, diçka do të ndryshonte me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo diçka do të ishte shpërndarja e mandateve brenda koalicionit qeveritar. Kështu, sipas sistemit aktual dhe me konfigurimin e sotëm të partive, me votat e 2009-ës, PD-ja do të merrte 65 mandate, LSI-ja 6 mandate dhe PR-ja e PDIU-ja nga 1 mandat. Me sistemin e 2005-ës, shpërndarja e mandateve do të varej nga negociatat dushkiane para zgjedhjeve. Ndërsa sistemi aktual rajonal i korrektuar me një komponent kombëtar do të prodhonte një shpërndarje që do të varej nga madhësia e komponentit korrektues.
Kështu, në qoftë se 130 mandate përcaktohen nga votat e qarqeve dhe 10 mandate nga votat kombëtare të koalicioneve dhe partive, PD-ja do të merrte vetëm 61 mandate, LSI-ja 6 mandate, PR-ja 3 mandate dhe PDIU-ja, PAA-ja e PLL-ja nga 1 mandat. Ndërsa në qoftë se 120 mandate përcaktohen nga votat e qarqeve dhe 20 mandate nga votat kombëtare të koalicioneve dhe partive, PD-ja do të zbriste në 57 mandate, LSI-ja do të ngjitej në 7 mandate dhe PR-ja, PDIU-ja, PAA-ja, PLL-ja e LDSH-ja do të kishin respektivisht 3, 2, 2, 1, 1 mandate. Dhe kjo shpërndarje do të ishte identike me atë të proporcionalit të pastër kombëtar.
Duke i përmbledhur paragrafët e mësipërm me pesë fjalë, mund të thuhet që, në qoftë se koalicionet dhe votat e tyre mbeten siç janë sot , ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të ndryshonte dot pjesën e tortës së koalicionit qeveritar – ai do të ndryshonte vetëm ndarjen e saj mes partive të koalicionit. Dhe fjala kyç në këtë skenar është mosndryshimi i konfigurimit elektoral të koalicioneve aktuale. Por disa zhvillime të fundit na tregojnë se kjo mund të mos jetë e vërtetë.
Së pari, Bamir Topi ka lënë të kuptohet publikisht se ka ndërmend të krijojë një parti të djathtë pas mbarimit të mandatit presidencial. Kjo lëvizje e Topit mund të merrej fillimisht edhe si një trysni ndaj mazhorancës për ta rizgjedhur atë si president, por sulmet e ashpra publike të Jozefina Topallit ndaj tij lënë të kuptohet se urës së vjetër që lidhte Topin me mazhorancën po i rrëzohen edhe ato pak këmbë që kishte. Dhe në qoftë se Topi krijon vërtet një parti të djathtë, ekuacioni i mësipërm elektoral mund të ndryshojë. Duke presupozuar se elektorati i kësaj partie do të përbëhet nga votues të LZHK-së dhe të disa partive të djathta që sot janë në koalicionin qeverisës, këtij të fundit mund t’i tronditen numrat, çfarëdo sistemi të zgjidhet.
Kështu, në qoftë se ruhet sistemi aktual, votat e partisë së udhëhequr prej Topit, edhe në qoftë se nuk prodhojnë mandate parlamentare në shumë qarqe, mund ta bjerrin mazhorancën në disa prej tyre. Për shembull, në qarkun e Tiranës, një mandat mund t’i ikë nga duart koalicionit qeverisës në qoftë se partia e udhëhequr prej Topit i heq atij rreth 5900 vota (Për krahasim, LZHK mori 5200 vota në qarkun e Tiranës në 2009-ën). Në qarkun e Durrësit, një mandat mund t’i ikë nga duart koalicionit qeverisës në qoftë se partia e udhëhequr prej Topit i heq atij rreth 7000 vota dhe në qarkun e Vlorës, një mandat mund t’i ikë nga duart koalicionit qeverisës në qoftë se partia e udhëhequr prej Topit i heq atij rreth 5200 vota.
Në qoftë se rikthehet sistemi i 2005-ës, kandidatët e partisë së udhëhequr prej Topit mund t’u heqin kandidatëve të mazhorancës mandate në disa nga 100 zonat elektorale (Lexoni artikullin e Arsen Zlaticaninit në faqen http://www.respublica.al/author/arsen-zlaticanin për të parë se sa shumë ndikon në sistemin e 2005-ës dalja me kandidatë të veçantë brenda një krahu politik). Ndërsa në qoftë se kalohet në sistemin rajonal me korrektim kombëtar, një mandat mund t’i ikë nga duart koalicionit qeverisës në qoftë se partia e udhëhequr prej Topit i heq atij 1% të votave në nivel kombëtar dhe dy mandate në qoftë se i heq atij rreth 2.5% të votave në nivel kombëtar.
Përveç Bamir Topit, edhe një figurë publike e së djathtës ka shfaqur synimin për të krijuar një parti të re, të veçantë nga ajo e Topit. Është fjala për zëvendësin e këtij të fundit në KLD, Kreshnik Spahiun. Pavarësisht se nuk e ka shpallur publikisht, Spahiu është udhëheqësi faktik i Aleancës Kuqezi, e cila ka zhvilluar kohët e fundit shumë aktivitete rreth kauzave patriotike që rezonojnë mirë me elektoratin tradicional të djathtë. Dhe të gjitha gjasat janë që kjo aleancë të kthehet në një parti të udhëhequr nga Spahiu, fill pas mbarimit të mandatit të tij si nënkryetar i KLD-së.
Në dallim nga partia e udhëhequr prej Topit, partia e udhëhequr prej Spahiut mund të tërheqë edhe zgjedhës që përndryshe do të votonin majtas apo nuk do të votonin fare. Kjo, për faktin se kauzat patriotike që Spahiu ka zgjedhur të mbrojë rezonojnë edhe me një pjesë të këtij elektorati. Për rrjedhojë, është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte pjesëmarrja e Aleancës Kuqezi në garë me sisteme të ndryshme zgjedhore. Por sidoqoftë, një gjë mund të thuhet me siguri – në qoftë se numrat e pjesmarrësve në aktivitetet e Aleancës Kuqezi përkthehen në vota, koalicioni qeverisës do ta ketë shumë të vështirë ta kapë numrin magjik të 71 mandateve parlamentare.
Përveç këtyre dy partive të mundshme të djathta, kohët e fundit ka patur një prononcim të zbehtë të Arben Malajt për krijimin prej tij të një partie të mundshme të majtë. Me gjasa, Malaj do të mbledhë në këtë parti dy-tre deputetë socialistë të pakënaqur me Ramën dhe do të ketë përkrahjen e tërthortë të Fatos Nanos. Kuptohet që, në qoftë se futet në garë, kjo parti do ta gërryente sadopak elektoratin socialist. Por sa do të ndikonte kjo gërryerje?
Me sistemin aktual, në qarkun e Vlorës, ku Malaj duket se ka përkrahjen më të madhe, kjo parti duhet t’i heqë opozitës rreth 10600 vota, që kjo e fundit të humbasë një mandat. Në qarkun e Fierit, kësaj partie do t’i duhen rreth 1400 vota që t’i heqë opozitës një mandat, por kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se Dritan Prifti nuk është i zoti të transferojë asnjë votë të tij drejt koalicionit opozitar. Ndërsa në qarkun e Beratit, kjo parti ka gjasat më të mëdha për t’i hequr opozitës një mandat – i duhet t’i tërheqë asaj vetëm 620 vota. Ndërsa për dy sistemet e tjera, atë të 2005-ës dhe rajonalin me korrektim kombëtar, çfarë u tha për partinë e udhëhequr prej Topit vlen me kah të kundërt edhe për partinë e udhëhequr prej Malajt. Por kuptohet, magnituda e efektit të këtyre dy partive të vogla mund të mos jetë e njëjtë. Ajo do të përcaktohet nga përkrahja që do të ketë secila në elektorat.
Comments
Shoku Zaloshnja! Na lodhet me

Shoku Zaloshnja! Na lodhet me keto analiza shifrash,sidomos ti.Ti ,A.Stefani,A.Hoxha,L.Vangjeli,F.Çupi, e te tjere qe nuk po me kujtohen,nuk mund te fyeni qytetaret e lire te ketij vendi.Qytetare te lire me lirine ne thelb e jo me liri pallavrash.Ja per shembull, ti vete dhe te gjithe soji yt te siperpermendur,nuk jeni te lire per arsyet qe vete i din me mire se une.Shoku Zaloshnja ti dhe shoket tuaj,deshirat mos na i servirni si analiza apo argumenta.Te gjitha keto qe thua ti me te ngjashmit tuaj, jane deshira dhe jane qarte te dukshme si te tilla edhe per qytetarin me te painteresuar dhe te padijshem e jo me per ate me nje minimum inteligjence.Pra shkurt,qarte dhe shqip keto jane pallavra predikatoresh qe nuk i besojne as vete e presin t'i besojne te tjeret.Sa per debatin Topi-Topoalli ai eshte po them se shte debat provincialesh, per te mos thene fjalen origjinale ne shqip debat"KATUNARESH". ( Une vete jam i tille,banoj dhe punoj ne katun).Sidomos menyra se si u perdor, u keq perdor dhe u shperdorua nga Z. Topalli.Une nuk besoj ne vije masash,une besoj dhe respektoj reagimin qytetar.

Nje gje te

Nje gje te thjeshte do te them : Blogun nuk e lexojne te gjithe...Kete e dini!...Blogun e lexojne te ''lexuarit'' ,ata qe kane drita ,kompjuter,internet,etj. qe ka nje kosto te konsiderueshme...Rrjedhoje e rrjedhjes se mendimit e lexojne disa "te ditur" dhe disa "te pasur"...Keshtuqe , duhet te parapergatitemi se kujt i dejtohemi dhe ne cfare forme analizo-artistike , qe te pakten pas " zjerrjes" te mbetet dicka e "ngrenshme "...Thene e sterthene , jo sipas shifrave tuaja , por atyre te ofruara nga statistikat shteterore , duke ngaterruar situatat e zgjedhjeve lokale me ato te pergjithshme , duke bere tollovi me shifra e parti te vjetra e te mundshme per t'u krijuar , ose ndryshe "turli pa mish" lodhemi dhe neve (pa Ju ofenduar) duke konsumuar kohe "politike'' me Ju , dhe ne perfundim s'ka asnje te keqe qe " 1+2=3 " na dalin " 4 " , pasi analiza ishte politike , dhe ne politike "kurre mos thuaj kurre" dhe "kurre mos thuaj te pathenat" biles dhe "aparati e tregoi mashkull , por mamia e priti femer"...Ne , " te mirerriturit" ne epoken damokratike , qe po na dalin "syte" nga zhvillimi i panderprere , krahas "obezitetit" te krijuar nga analisto-kolumnisto-opinionisto-gazetarisko " elite" dhe nga "tra-la-la zura nje gale" nga politikanet qe mburren si te zgjedhur nga populli "kur partia i ka vene ne liste " s'po na nxejne hapesirat ne dispozicion per madhesine e miresive , ardhmerise , e orgazmave dendesisht te panderprera...Top , Malaj , Spahiu e ku di une kush tjeter qe "arrijne te bejne aktivitete artistike , kulturore e politike me "takatin" e tyre deri ne Amerike , do te na prijne sepse neve na arrin edhe "kunderbileta"...Ne po nuk u kthyem edhe nje here si ne fillimet tona "te at'hershme- nje fis nje parti" s'kemi per te gjetur "qetesi''...Na thoni ndonje gje neoliberale tani...

E thjesht fare. Malaj -Islami

E thjesht fare. Malaj -Islami -Harasani jane te Konsumuar dhe djegur brenda PS por edhe ne Opinion.Nuk perbejne ndonje vlere: malaj per Perzieriet me Gjallicen apo Harasni me Aferat KESh-it apo Islami nje Figure e ardhur mnga Partia e Punes. Thjesht po bejne Lojen e Nanos......Ky i fundit me I Konsumuar nuk ka ku vete me.Max ndonje zone ne Mallakaster.

Sa per Topin, ky vertet perben probleme pasi eshte Figure e pakonsumuar dhe Tirana e njeh mire dhe eshte nje Alternative e Forte per nje te Djathte te Re te Forte. I vetmi ne te Djathten qe i ul Koken Rames me zgjedhje brenda Rrregullave te Lojes.

Saliut i leverdis me mire ta lere ne presidence se ta Lere te Futet ne Loje.Nuk do kete kontroll mbi Prokurori,Presidence, Shik por te pakten do jete ne Pushtet edhe per 4 vjet te tjera.....Ne te Kundert rrezikon Pushtetin me 90 %.

Dihet se rezultati zgjedhjeve

Dihet se rezultati zgjedhjeve ne fund te fundit eshte rezultat shifrash, votash e zgjedhesish. Nuk di çfare te dhenash, sondazhesh apo faktesh ka autori faktin qe : "...ne qarkun e Vlores...Malaj duket se ka përkrahjen me te madhe..."!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Per te vleresuar perkrahjen qe ky indivit, i sterkonsumuar vecanerisht per banoret e Vlores, merni kroniken e "turit te tij modernizues" ne kete qytet, shiheni mire dhe do konstatoni se:

1. asnje anetar i strukturave apo forumeve te kesaj partie ne nivel lokal, nuk ishte pjese e maskarades "modernizuese" te Malaj-Harasanit. Ndoshta nga frika e Rames, do thote dikush! Po kur nga Rama nuk kane frike deputetet, dhe keshilltaret qe po shiten si prostitutat rrugeve, si mund te kete anetaresia!!!!!!!!

2.takimi u mbeshtet nga pak familjare dhe militante te PD-se dhe LSI-se, qe megjithate nuk beheshin 100.

3.pas testimit te "mbeshtetjes plebishitare" qe ky ish deputet i rrethit te Vlores kishte ne elektoratin e zones se tij, u vendos ne 2009 degdisja e tij ne rrethin e Sarandes, ku se njihte njeri.

Edhe diçka zoti Zaloshnja!

Malaj&Co, kane dale ne fushate elektrorale brenda partise se tyre, pikerisht me afrimin e fushates se ardhme dhe perzgjedhjen e kandidtaeve nga PS, per te bere presion mbi lidershipin e saj, per te vazhduar te kene postet qe kane, jo per te menduar ndryshe por per te veprura ndryshe, nga vendimet politike te forces se tyre politike sic kane bere keto vite. Kjo eshte puna e tyre, une e kam me kauzen e tyre.

Ata pretendojne se po kryejne nje levizje jo per percarjen e partise, dhe per sa thashe une me siper, por per MODERNIZIMIN e saj, si rruge e vetme per te ardhur ne pushtet. Ne rastin me te mire kjo eshte ide naive. Sot PS eshte ne opozite, nuk ka shqiptar edhe pedeist qe te guxoje te mendoje, jo me te shqiptoje, se PD na qenkerka force me modern se PS, dhe pikerisht modeli per tu ndjekur nga kjo e fundit. Smund te jete e tille nje force qe dy vjet pas kongresit mezi emeron kryesine, apo nuk mbledh forumet as formalisht, nuk ben zgjedhje nje anetar nje vote as formalisht!!!!

Pyetja ime eshte e thjeshte, per Malajt &Co: nese PD vertet i ka fituar zgjedhjet e 2009, sic pretendojne ata, duke qene ndoshta forca politike aspak moderne ne vend, atehere per cfare u duhet modernizimi ketyre ish-ministrave, dhe me siguri edhe ish-deputeteve, qe me cduket nuk bekan dot pune tjeter? Modernizimi qe kerkon Malaj sot, te kujton batuten e famshme ne filmin "Koncert ne vitin 36", "...vetem ne Paris blihen lule, ketu i hane gomeret...", qe e perifrazuar mund te ishte "vetem ne boten e qyteteruar vlen moderniteti, ne tribalizem cmohet primitiviteti"!!!!!

Nese ky popull, do vazhdoje te ule koken duke demostruar papergjegjshmeri historike ndaj fateve te veta, sic rendom ka bere gjate historise se vet, organizates kriminale Berisha-Meta qe eshte ne pushtet, nuk ka Bamir e Kreshnik qe te munde ti prishe pune, jo nje, dy por sikur te krijojne nga dhjete parti secili.

Nese ky popull do dije te reagoje ndaj kesaj organizate kriminale ne pushtet, jo Malaj&Co por secili prej tyre te krijoje nga nje parti nuk mund te cenoje rezultatin elektoral te partise socialiste dhe opozites rreth saj.

Ky popull ne 2013 do te kete nje fat qe keto 20 vjet nuk e ka pasur, tere skoten e maskarenjve qe kane abuzuar me pushtetin, parate dhe besimin e tij, ne mos pjesen me te madhe te tyre, do ta kete ne njerin krah te peshores politike, duke pasur shansin ti hape rruge ndryshimit per mire, ne jeten politike ne vend, pavaresisht nga cili krah do te anojne Bamiri dhe Kreshniku.

Add new comment