T’i hash m... paraardhëses

Do ju kisha kërkuar ndjesë për vulgaritetin, por nganjëherë duhet zbritur poshtë për të gjetur emrat e përshtatshëm për realitetin. Pastaj, ky është më i pakti etiketim që ai që vjen i bën punës së atij që ka ikur.
Ja një copëz realiteti e treguar duke shmangur emra konkretë: pas ndërrimit të pushteteve në Ministrinë F. u bë një kontroll. Të tërë të punësuarit që ishin me diploma të Kamzës, u pushuan nga puna me një copë letër në dorë që shkruante, ti nuk ke kualifikimin e duhur për atë vend pune. Për t’i dhënë këtij veprimi (pushim masiv nga puna, a mos vallë quhet “shkelmicid”?) një aromë Shqipërie, u pushua edhe ndonjë që nuk ishte i “Kamzës”. Kur u sqarua situata, i thanë, “ups, na fal. Po, ç’u bë u bë! Hajt, mos u mërzit”. Medemek, të shkatërruam jetën, planet e të ardhmen, por, ti mos u mërzit. Dhe, për t’i shtuar dhe një lugë banaliteti në fund, vendi u zu nga një person po aq i paaftë dhe i hequri nga puna thirret një herë në javë të mësojë të riun sesi të bëjë punën, kuptohet, falas dhe si “për nder”.
Ngjarje tragji-komike si kjo, besoj se dëgjoni çdo javë. Gjëja që i bashkon është modus operandi i shtetit, asgjë e re nga metodat e vjetra. Ne e kaluam pa shumë fjalë, vetëm me një qortim me tundje koke masakrën në administratë. Na është regjur lëkura. Edhe unë nuk do i isha rikthyer, sikur të mos dëgjoja premtimin zulmëmadh se tani “do bëhet shtet”.
Këtu nis rilindja e anti-shtetit.
Më mirë një shtet i ri, apo një shtet i vjetër?
Përtej poetikës së frazës “tani do bëjmë shtet”, vetë fraza të lë me një dyshim të vagullt. Ka pak naivitetet, pak megallomani e shumë nihilizëm kjo frazë. Do bëhet shtet nga e para? Shembja e një shteti për të ngritur një tjetër, në botën moderne është vërtetuar që nuk funksionon, madje, në botën moderne funksionon vetëm në rast juntash ushtarake që bëjnë rrokadë njëra pas tjetrës pa bërë dot shtet. Unë nuk mbaj mend të kem kërkuar një shtet të ri. Kam kërkuar këtë shtet, por më të mirë.
Shtetin nuk e bëjnë njerëzit, sikurse korrupsionin
Kjo “bërja e shtetit”, nuk është çështje njerëzish. Vetë kreu i qeverisë së sotme kur ishte në opozitë artikuloi frazën më rrëshqitëse në lidhje me korrupsionin: Korrupsioni nuk ishte çështje njerëzish! Pra, as kalbja e shtetit nuk mund të jetë çështje njerëzish. Por, ja që në këto 100 ditë doli që paskësh qenë vetëm çështje njerëzish! Nuk ka mbetur drejtor i lartë, i mesëm e i vogël pa u ndërruar. Pra, ose ka mungesë strategjie, por nuk na e kishin thënë, ose na manipuluan sa të mbledhur ato 1 milionë shpullat. Kjo që po ndodh me administratën ka ndodhur dhe më parë. Nëse kishte njeri që mendonte ndryshe, le të rritet ca. Por, kjo vë në dukje një problem tonin me shtet-formimin. Ne, nuk kuptojmë konceptin e vazhdimësisë.
Vazhdimësia si bazë e shtetit të ri, dmth të vjetër
Më kujtohet që pikërisht kur Ramiz Alia shpalli Kongresin e Vazhdimësisë (1986), ai ndodhi të ishte i fundit e nuk pati kurrfarë vazhdimësie. Historia jonë tragjikomike (një maksi-skemë e asaj mini-situatës që përshkrova në fillim) është histori segmentesh. Nuk kemi vazhdime. Kemi vetëm kalorës që hedhin një gjë, për të ngritur gjënë e tyre. Pafundësisht. Vazhdimësia, është thembra jonë delikate. Sepse nuk e kemi. Nuk kemi thembër delikate, e kemi lëkurën shollë dhe dyst.
Ministrat që vijnë, rrafshojnë atë që ka bërë para-ardhësi dhe e nisin nga e para, deri dhe nga mobilimi. Fshijnë çdo inisiativë të paraardhësit, se mendojnë se të tyret janë më me vlerë.
Vazhdimësia, në thelb ka të bëjë me titullin tim banal: çdo qeveri e ka për detyrë të hajë m... që ka bërë ajo tjetra.
Qeveritë, një pas një
Para se të futem më tepër në konceptin themelor që duhet të kishte qeveria Rama, më duhet të sjell dhe një histori tjetër banale me protagonist “shtetin”. Në një nga periferitë bastione të PD, para zgjedhjeve, për të fuqizuar votën pro qeverisë së vjetër, u rritën pagesat e asistencës, nga 2 në 5 mijë lek të vjetra për familje (në vend që t’u japin punë, u shtojnë lëmoshën). Qeveria e re që erdhi dërgoi kontrollin e vet. Asistencat ishin rritur në mënyrë të paligjshme, ndaj qeveria e re ua preu fare. Tani atje ka një tufë gojësh të uritura e të papuna. Qeveria e parë ishte çnjerëzore që i linte në gradën e mos-vdekjes, duke i ushqyer me aq para sa të mund të hash vetëm bukë-vaj-e-kripë. Qeveria e vjetër, i la të lirë të vdesin.
Për t’u kthyer tek ajo që duhet të hante qeveria Rama. Baza e ngritjes së shtetit nuk është të zëvendësosh qindra e mijëra njerëz. As të bësh shkelmi-cid. Baza është të njohësh të tërë m...at që ka bërë qeveria tjetër, e t’i respektosh. Për ato çfarë ajo qeveri bëri, mori ndëshkimin e vet. Kjo qeveri ka për detyrë të ngrejë shtet mbi ngrehinën që la qeveria paraardhëse. Jo ta rrafshojë, por ta riparojë.
Të zerosh gjithçka që ata e kanë bërë gabim, me qëllimin për “të bërë shtet” që ka të bëjë me jetën e njerëzve është si një revolucion të bardhësh, për fat të keq i drejtuar kundër më të varfërve. Sepse, daç besojeni daç jo, ndërsa ato familjet që jetonin me 5mijë lek të reja në muaj në periferinë e vjetër tani nuk dinë si të mbijetojnë në Rilindje, ka një grup tjetër që konvertohet qetësisht nga sistemi në sistem. Një pjesë, janë ata që “korrupsioni nuk është punë njerëzish por sistemi”.
Të pandryshueshmit
Brenda sistemit, mbeten të pandryshueshmit. Ata “të urtët” që pinë qumësht nga të gjitha lopët që vijnë në pushtet. Pa qenë në gjendje t’ju jap dosje, fakte e arkiva (kërkojuani gazetave të lidhura me 100 fije me partitë që keni votuar, investigimet), mund t’ju them me bindje se e vetmja mënyrë për t’u konvertuar nga ndërrimi i pushteteve është rryshfeti. E vetmja monedhë që konvertohet nga shteti i ri tek i vjetri, është zarfi. Nuk kam as merak e as mllef me këta të shkathëtit që ia dalin mbanë të mos i kapë stuhia në annjë sistem. I vetmi merak që kam, është se kjo komponente e pandryshueshme shkakton mungesën e vazhdimësisë për çdo gjë tjetër. Ata janë peri që mban rruazat e këtij sistemi bashkë.
Ata janë të aftë të lobojnë interesa të caktuara, jo se kanë lobe të forta, por se i kanë të stabilizuara. Lobimi, do duhej të bënte një ekuilibër ndërmjet ndjeshmërisë së masave, vullnetit të qeverisë dhe hapësirave në ngërç rrotull tyre. Por, lobimet e njerëzve të vazhdimësisë janë thjesht vazhdimësi korruptive. Për t’u kthyer te teza e fillimit, nëse korrupsionin e bëjnë njerëzit apo sistemi, nëse shtetin –nënprodukt i të cilit është korrupsioni – e bëjnë njerëzit apo sistemi. Shtetin, e bëjnë njerëzit.
Shteti në fakt bëhet me njerëz
E vërteta është që shtetin, sistemin, a quajeni çfarë të doni, e bëjnë njerëzit. Por, jo njerëzit e shkelmi-cidit. Jo rinia e shkathët që i ndenji pas liderit në opozitë. As militantët, e as shoqnia e vjetër. Jo ata që po mbushin çdo vend vakant.
Për të vazhduar me anekdotat për qeverinë e re, po më tregonin se në ministrinë M., këshilltar i lartë paska ardhur një person i njohur si agjent i një shteti fqinj. Më kujtohet kur nja 2 media (asokohe opozitare) ngritën alarmin për praninë e nja 3 agjentëve në qeverinë e shkuar. Por siç thamë, modus operandi njihet. Vendet bosh të agjenturave, nuk ngelkan vakantë për gjatë.
Qeveria e re duhej të kishte ardhur në pushtet me një analizë të qartë të çdo hallke që nuk funksionon ose dhe që funksionon mirë. Sistemi i vjetër (po e quaj sistem, se nuk di ç’emër të përdor për ngrehinat e ndërtuara, të lëna përgjysmë, të shembura e të ngritura në vite të këtij shteti) duhej analizuar si sistem e si njerëz, bashkarisht. Në 8 vjet opozitë, apo dhe 1 vit fushatë, opozita e vjetër mund të kishte identifikuar hallkat e dobëta, të dëmtuara nga njerëz mediokër e të paaftë. Për këto hallka duhej të kishte pregatitur strategjinë jo vetëm financiare, por dhe nominale për rregullimin e këtyre hallkave. Por, zëvendësimi në masë i të gjithë njerëzve, në çdo nyje drejtuese të atij sistemi nuk krijon shtet të ri. Thjesht shemb karkasën e vjetër, me pretendimin arrogant se do ngrihet më në fund një ngrehinë e fundme, funksionale. Dhe krijon një ngrehinë të re që mezi rri në këmbë, eshtrat e të cilës nuk përforcohen duke emëruar vajza të reja beqare.
Për t’u kthyer tek m... që duhet ngrënë nga kjo qeveri. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet vazhduar aty ku e lanë ata të tjerët. Për ndryshe, kjo ngrehinë do jetojë vetëm 8 vjet.
Revista Klan nr.852
Comments
E jane mutin ata te gjithe,

E jane mutin ata te gjithe, biles ja kane ngrene njeri-tjetrit per 23 vite me rradhe. Se ndryshe nuk behet perpara pa ngrene pak mut.

Përtej poetikës së frazës

Përtej poetikës së frazës “tani do bëjmë shtet”, vetë fraza të lë me një dyshim të vagullt. Ka pak naivitetet, pak megallomani e shumë nihilizëm kjo frazë. [artikulli]

Ne po e provojme kete ne menyre ciklike. Amerikanet e pane kur bene " de-bathizmin" ne Irak, e shembuj ka plot.

Shteti nuk eshte as privat e as i Politikes [politika eshte nje pjese e shtetit] dhe viti-0, e cdo ri-fillim asnjehere nuk pajtohet me interesat e qytetarit te zakonshem. Shteti nuk be me PR, e me show mediatike.

Pse e hoqet fjaline e

Pse e hoqet fjaline e fundit??????

Edhe njehere "Muti ngjyren e nderron por eren njesoj e leshon" (copyrighted)

Respublica!!! Nese na i keni

Respublica!!!

Nese na i keni dhene mundesine per te komentuar, atehere respektoni te drejten tone. Komenti im nuk kishte asgje fyese ndaj edhe ju nuk keni te drejten per ta pergjysmuar por jepeni sic eshte per tu dhene, dhe mos i shikoni kaq shume komentet dhe mos i vononi shume publikimet e tyre.

Nje keshille konstruktive.

Dritan, Me fal per gjuhen,

Dritan,

Me fal per gjuhen, por çfare lesh te drejte po kerkon? Te eshte dhene mundesia per te bere komente. Kaq! Mundesi pra, qe do te thote privilegj dhe jo e "drejte", dhe privilegjet miku im jane te perkohshme, dhe te revokueshme. Shijoje kete mundesi per aq sa do zgjase, mbi te gjitha eshte falas, pa ndonje regjistrim dhe me e rendesishme pa reklama. Kam frike se e ke marre shume seriozisht jeten.

Per Respublica: Ju lutem administratorve te lehtesojne disi "CAPTCHA" po na dalin syte vendit!

vis Cerri,edhe une e kam

vis Cerri,edhe une e kam mortje kete CAPTCHA,i jam ankuar z.Muçi,administratoret njehere me sqaruan se eshte per sigurine e identitetit tone.A thua se sherbimet sekrete dhe e famshmja NSA nuk arrijne dot ta hapin kyçin e CAPTCHA-s,se ndonje lexuesi besoj pak i intereson te zhbiroje per identitetet.Per shkrimin kam mendimin se pak a shume eshte logjik;qeverisja eshte si nje ekuipazh anijeje qe e nisur ne lundrim mund te nderroje kapitenin dhe navigatorin,por s'e nderron dot anijen,se edhe te doje nuk ka mundesi.Qeverisja eshte gjithmone e qortueshme,por duhet te ece perpara,s'ka shans tjeter.Musolini ka thene:"Kush ndalet ne te perpjete eshte i humbur".Por sesi me duket kur fjala vjen ndonje minister i LSI-se shkon ne Shkoder dhe u thote me baballek qe permbytja eshte e paevitueshme,njesoj si urtesia keshillon qe ne fund fare do vdesim...Keynes e ka thene kete ne kohen e Depresionit amerikan,qe per nje kohe te gjate vertet ekonomia do ta rimarre veten,por ne do kemi vdekur gjer atehere;ai thjesht keshilloi te nderhynte shteti.Pak a shume kaq i duhet kujtuar ministrit Panariti (qe me kujton fshatin e gjyshit tim).

Sepse komenti im ishte

Sepse komenti im ishte shkurtuar dhe edituar, prandaj Cerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrooooooooooooooooooooooooooooooo

Perpara se te shkruash a nuk i ben pyetjen vetes: "A ka dicka qe Dritani ankohet?"

Dhe keshtu, pasi i rishkruajta komentet e mia, Respublika i publikoi........Kaq!!! Pike!!!

Dritan, te permenda pak me

Dritan, te permenda pak me pare qe e ke marre pak si shume seriozisht kete pune, sikur i ke komentet me honorar e po te hane normen. Te me ndjesh qe nuk pyeta me pare se pse ankohet Dritani por po mundohem te ta them ca me shkoqur qe jane disa tipa ketu qe te detyrojne ta besh chat e te harrosh shkrimin, dhe jane disa te tjere qe i lexoj me kenaqesi, dhe ndersa po kerkoja ate te tjeret çdo dy rreshta mu shfaqje ti me ankesa dhe me risine e shekullit “mut me te drejte autori”. Te kerkoj falje dhe nje here, por nuk jemi ne te njejtin vale, dhe shyqyr qe nuk jemi.

Ok ok, mos mos bej chat me

Ok ok, mos mos bej chat me mua se futesh ne kategorine e atyre qe ti "sulmon" ose qe te prishin terezine.

Ti vazhdo me shprehjet tipike te trapllikut shqiptar "nuk jemi ne nje vale" etj etj etj.

Une nuk komentoj per te qene ne vale me asnjeri, dhe te them te drejten as ma ndien fare ;)

Krejt dakord, nuk i heq asnje

Krejt dakord, nuk i heq asnje presje...

dua ti kujtoj Koloretos, se

dua ti kujtoj Koloretos, se para se te analizoje pushtetin e ri, duhet te analizoje pasojat kulturale te qeverisjes 8 vjecare, qe sapo na la.

qeverisja 8 vjecare ja arriti me sukses te rrezonte dhe ndoshta perfundimisht "mitin" e profesionalizmit: u provua se zevendesimi i kujtdo, nuk eshte fundi i botes - ne fakt si mund te jete - bota do te vazhdoje te ekzistoje edhe kur te jete e mbushur me injorante! dhe ky mentalitet eshte bere aq shume pjese e kultures se pergjithshme, sa askush nuk beson me se te heqesh dike nga nje vend pune specialisti, psh te heqesh nje topograf - qofte ky edhe nje nder me te miret ne vend - dhe ta zevendesosh me nje kengetar, absolutisht nuk perben ndonje problem per kedo qofte.

nuk ka rendesi se cfare mendojme ne lidhur me profesionalizmin: tashme qeveria e kaluar na ka dhene me mijra dhe ndoshta dhjetra mijra shembuj, se te heqesh specialiste dhe kuadro me eksperience nga vendi i tyre i punes nuk perben katastrofe. askush nuk beson me, qe te heqesh nga puna nje inxhinier nga sektori mekanik dhe ta zevendesoshme nje jurist do te sjelle ndonje problem serioz.

dhe ajo qe ka me shume rendesi nuk eshte ajo qe mendojne njerzit, por ajo qe njerzit besojne. sepse ajo qe ata besojne eshte baza e arsyetimit te tyre dhe jo e kunderta. kjo dote thote se nese njerzit besojne se aftesite profesionale nuk kane ndonje rendesi te madhe, ata nuk do te skandalizohen, kur te marrin vesht qe filan inxhinier shume i zoti u zevendesua nga nje person i panjohur dhe krejtesisht anonim.

ajo qe besojne njerzit sot pergjithsisht eshte se nje vend pune ne administrate eshte nje mundesi per te marre nje rroge pa bere praktisht thuajse se asgje dhe ky besim eshte krijuar fale PD-se dhe qeverisjes se saj te mrekullueshme 8 vjecare! miti i militantit ose militantizmi eshte miti mbizoterues i diteve tona, eshte celsi magjik drejt lumturise! -pra budalla kush studion, budalla kush punon etj etj

kjo eshte aq e vertete sa edhe ata qe po punesohen sot mendojne po te njejten gje!

sfida e qeverise se re eshte tu tregoje te gjitheve se kjo nuk eshte keshtu, se qe te qendrosh ne administrate duhet te punosh ne vendin qe te takon dhe te punosh mire, se duhet te kesh kualifikimin e duhur dhe duhet edhe te testohesh nese eshte e nevojshme, ndryshe pushohesh nga puna!

Personalisht pres te shoh te ndodhe kjo gje dhe sigurisht kjo nuk mund te ndodhe kaq shpejt!

Rilindja para se te

Rilindja para se te vinte ne pushtet, beri nje program voluminoz per te cilin organizoi disa spektakle, per zberthimin e tij. Me te mare pushtetin, gjithe librin voluminoz te programit e hodhi ne koshin e plehrave. Nuk vlen. Pushteti qenka ndryshe.

Ministra qe vegjetojne. Pa asnje ide se cdo te bejne neser. Reforma jo qe jo. Del ministri i bujqesise. Cfare masash keni mare per eleminimin e permbytjeve ne Shkoder? Pergjigja:- Kemi mare masa qe para se te hapen portat te njoftohen banoret qe te ikin nga shtepite.- O kuku, nane!- do te ulurinte Koloreto.

- Po ketij ministri:- C'keni bere per naften pa akcise per bujqesine, peshkimin etj. Jemi duke menduar. Pasi fshataret ne vend qe t'ja hedhin naften traktorit, ja hedhin makines. - Po qenke gomar fare o ministri yne! Po nuk paskin lare gomarin me nafte. Ti gjej skemen dhe jepua. Jepu leke ne dore sipas siperfaqes se tokes qe punojne dhe te bejne c'te duan me keto leke. A e paguajne traktoristin? C'do atehere?

- Ministri i shendetesise, trumbeton me te madhe. T'u hiqet licensa nga Urdheri i Mjekut, mjekeve te spitalit ushtarak qe dhane deklarata te rreme ne 21 janar 2011. Po pse per heqje license jane ata/ Ata jane per denoncim ne prokurori per ato deklarata qe tentonin te fshihnin krimin. La nam ministri me denoncimin e bere... ETJ. ETJ.

Si mund te besosh se do

Si mund te besosh se do ngrihet shtet ne Shqiperi. Une jetoj ne USA por mora vesh se Drejtori i bujqesise i nje prefekture(nje nga me te miret ne Shqiperi) u zevendesua nga nje "Zjarrfikes"(profesioni i tij eshte te shuaj zjarret). Ne mos drejtor, nuk mund te mbahej specialist ish-drejtori i talentuar i bujqesise?. Ky eshte nje shembull se ne Shqiperi duan te ngrejne shtet mbi germadhat e rradhes.

Nuk te del zeherri o njeri i

Nuk te del zeherri o njeri i mire dhe ben mire qe shkruan. Nje shkrim qe ka nje urrejtje qe merr flake dhe nga rrezet e diellit. Ka shume idhni brenda, ka shume helm, ka nje det me zeherr. Dhe helmi te vjen nga njerzit, te vjen nga istuticionet, te vjen nga modeli e nga ajri i piset qe thith nga do qe te shkosh. Ke zemerim pa ububura e terbim pa ulerima dhe, urrejtje te parfumuar me qytetari. Shpirti te eshte shqyer, plagosur e gjakosur...adrian Thano kishte kapur nje post qeveritar...dhe une po e ngre per shendetin tend koli me fjalet: “Urrejtja eshte dashuri e deshtuar“

Autori i shkrimit duket se

Autori i shkrimit duket se eshte prekur thelle nga pushimi i njeriut te tij te afert (nuk po e shenoj afersine). Autori nuk shpreh respekt per lexuesit dhe nuk i demton ata qe moren vendim per largimin nga puna te nje personi me aftesi te mira, me shume demton veten me permbatjen e shkrimit dhe "qershi mbi torte" esthe shprehjen-titull .

Ne fakt, pak gje

Ne fakt, pak gje kundershtuese gjej ne aksionet e qeverise me natyren e saj si u nis e si u bitis, perveçse paradoksi qe shprehet ne termin "Rilindje". Si mund te besh Rilindje per gjithe shqiptaret, duke larguar nga puna masivisht dhe duke spastruar nga administrata ata qe mendojne ndryshe apo qe nuk jane angazhuar sa duhet ne te majte? Si mund te besh Rilindje duke emeruar ne pozicionet kyçe te shtetit njerez pa kurrfare merite a kontributi, ne mos gatishmeria e tyre per tu kerrusur para Kryetarit? Si mund te garantosh leket e taksat e shqiptareve, dhe te kerkosh taksim me te rende per te gjithe(ne emer te shpetimit nga kataklizma ekonomike) duke vene ne krye te departamenteve te Drejtorise se Tatimeve njerez qe per 600 dollare ne muaj shkojne ne pune me fuoristrada 50 000 euroshe(i gjeni te parkuara ne oborrin e ketij instucioni, nese ndokush ka nevoje per verifikim)?

Une nuk kam pasur asnje dyshim per menyren e kesaj qeverisje, ndonese e kam votuar me 23 Qershor, jo per te ardhur Rama me lukunine e vet, por per te shporrur Berishen me banden e tij. Ky imperativ(largimi i Berishes) eshte konsumuar tashme, dhe nuk vlen me si justifikim per te toleruar poshtersine e kesaj qeverisje. Ne jemi te denuar qe te luftojme çdo dite per nje qeverisje me te mire, dhe nese nuk e bejme, duke i futur nje mosbythçarje sa here qeveria aktuale shkel vizen e interesit publik, do te perfundojme pas kater vjetesh duke u detyruar te zgjedhim nje maskara tjeter, per te larguar maskarenjte qe deri atehere do ta kene mbushur kupen. Ne nuk mund te vazhdojme te zgjedhim me mes dy kopukeve ate me te voglin, por duhet qe te shkurajojme kopuket kur ata zgjasin duart drejt xhepave tane. Duhet t'ua bejme te qarte qe marrja e pushtetit nuk eshte leverdi, por pergjegjesi ndaj atyre qe votojne, dhe kur kopuket te kuptojne qe qeverisja nuk eshte leverdi por pergjegjesi(edhe me burg), ata nuk do te kene me arsye per te metuar qeverisjen e vendit, por do te kerkojne alternativa te tjera, bie fjala, ndonje gomone qe transporton hashash apo klandestine, ndonje grabitje te armatosur, kontrabande cigaresh a alkoli, apo ndonje aktivitet tjeter te ngjashem qe u shkon me per shtat sesa qeverisja e vendit.

Politika ne Shqiperi ka

Politika ne Shqiperi ka prodhuar vetem arrogance dhe vjedhje. Klasa drejtuese e ketij vendi i perket te paafteve dhe normalisht nuk mund te presim ide te reja. Ata kane frike nga intelektualet, ata kane frike nga idete e reja. Madje, sipas perceptimit tim, synimi i klases sone politike eshte varferimi shpirteror i te gjithe shqiptareve pa perjashtim, duke prodhuar te diplomuar pa fund, nga shkolla me standarde gjithmone e me te ulta. Vetem nje shoqeri e varfer shpirterisht do te lejoje qe te paaftet te qeverisin.

Une mendoj se te punesuarit ne administrate jane me shume njerez pa parti, por qe jane te lidhur ngushte me sistemin e interesave ekonomike mafioze.

Sot jemi ne udhekryq, madje mund te them qe jemi te zene ne nje gracke te madhe. Nuk kemi fuqine te veprojme, edhe kur shohim se si degradon cdo dite e me shume drejtesia, ekonomia, arsimi, shendetesia. Nuk kemi fuqine te veprojme edhe pse jemi deshmitare te shembjes se sistemit dhe qe rrezikon te na zere te gjitheve brenda.

Per politikanet mos u shqetesoni. Ata i kane te siguruara pronat dhe pasurite jashte vendit!

Artikull vulgar qe ne titull.

Artikull vulgar qe ne titull. Dhe titulli vulgar, bashke me faljen qe kerkon autori tradhetojne tere mentalitetin me te cilin eshte shkruar artikulli. Nje "me falni" ndreq punen dhe tash e tutje le te vazhdojme perpara.

S'pari, zor se mund te kete justifikim racional per perdorim vulgaritetesh ne nje argument dhe ato duhet te evitohen - ose te censurohen, ashtu sic Respublica me shume te drejte censuron komente te shkruara nga publiku per te njejten aresye.

Kjo qe per formen - per permbajtjen nje ndertese ngrihet ne vazhdimesi (sic afirmon autori) por vec nese do te kete baza solide. Niveli i nepunesit publik ne Shqiperi ne te pakten 50% te rasteve eshte absurd. Niveli i shume "specialisteve" qe personalisht me eshte dhene rasti te njoh eshte ndjeshem nen standartet me medioker te botes se trete. A duhen nderruar keta personazhe nuk eshte me pyetje. Por a po nderrohen pikerisht keo figura dhe a po vihen me te mire do te ishte nje focus me serioz per shkrimin e mesiperm.

Trashegimite e qeverive te mepareshme duhen trajtuar me respekt nga qeverite e mevonshme. Personalisht e cilesoj veten si kundershtar te qeverise se z. Rama, por meqe shume vendime te qeverise se mepareshme kishin mentalitetin "pas meje u befte hataja", une mendoj se nuk eshte thjesht drejta, por detyre e nje qeverie ti rishikoje. Kjo si per aresye ekonomike (nje shtet ne deficit nuk mund te perballoje ekzuberancen ne ikje te ish-Kryeministrit) por edhe morale.

Autori behet pak a shume avokat i padeshkueshmerise. Shperdorimi i burimeve publike (njerezore, ekonomike) per perfitimin jo direkt personal por ne ineres te ortakeve apo aleateve (militante partish etj) nuk eshte krim i te drejtes penale por padrejtesi administrative qe duhet trajtar administrativisht.

Te pakten titulli terheq
Te pakten titulli terheq lexues dhe komentues... Qeveria duhet te kishte ardhur nga qielli, ne te tjeret nga toka --> qe Cukali te kenaqej.
shqiptaret ne pergjithesi nuk

shqiptaret ne pergjithesi nuk i respektojne as parimet as normat as ligjet .cdo gje e ndertojne mbi bazen e deshirave personale.kur ndodhen ne nje ambient i ndryshem nga ai shqiptar i futen servilizmave dhe aferimeve te medha.pra njerez me shume standarte.do thote dikush qe gjithe bota eshte e mbushur me te tille njerez.por ne shqiperi ka mjaft shqiptare qe

i ruajne keto norma e qe mund te bejne marreveshje me miresine por jane pak dhe te pafuqishem perkundrejt frontit

te mbushur me dinosaure te cilet nuk pyesin perkerkend.keshtu qe kur kopeja e dinosaureve nuk gjen asnje rezistence perpara (merret me te dobetit) ajo i ben punet sic do vete e kur ata lene postet e nuk u hyn gjemb ne kembe shprehja ti hash te pegejturen paraardhes-ve merr nje trajte rutine ku paraardhesve u hahet e pegejtura.por ne kete rast te pegejturen paraardhesve ju a hane te keputurit pasi fatet e te pakeputurve nuk varen fare nga humori i paraardhesit.

kjo verteton se i madhi kudo te shtyp me te drejte apo pa te drejte por ne shqiperi shtypja eshte jashte birajetit.

e interesuar per ti ngrene te pegejturen paraardheses ishte edhe nje mikeshe qe donte mure te veshura me rrasa te rekomanduara nga" pupelmuskuli" dhe bashke me te biseduan-(m) se si ajo dhe ai do ti hanin ne te ardhmen te pegejturen paraardhesve te cilet akuzoheshin se kishin te pegejtur te madhe qe mund te ushqente gjembacer dykembesh,dhe aktualisht eshte(jane)duke e ngrene.

ZOTI tsuk-HALI!

kjo pune eshte bere ligj (NDOSHTA I SHKRUAR)

nuk ke cte me besh pervec se te ma hash m.... se nuk ke gje ne dore.kjo eshte gjuha e qeveritareve,e grupeve kriminale,e mafjes,si edhe e shoqatave patriotike qe merren me te analizuar njerezit sipas orekseve te udheheqesve te vetvrare,gjuhe e cila ka filluar te artikulohet qe ne shkolla,institucione,konvikte,rruge,etj.do te thote <<qe nuk ke c me ben mua se jam i persekutuar>>.dhe vertet he per he nuk ke cu ben.

he tsuk-hali a mund ti shpjegosh kesaj gazete per rroten e -ALLSHIT qe doje te ndertoje ne ate qytetin per udheheqesin e te cilit te ishe gati te jepje jeten vetem se ai ishte kundershtar i zotnise TE ME HANE M......PARAARDHESIT (DHE MBAS ARDHESIT SI PUNA JOTE O PUPEL MUSKUL).SHKO ore spiun i kurveleshit se po vdes ajo qe me ngrite kurth per rroten e -allshit,o legen,o ngaterrestar o hajdut, o shpifes,imoral dhe vrases.te me hash M..... ti dhe paraardhesit e pasardhesit e tu dhe bashkepunetoret e tyre.SPIUN . do me sqarime per te kaluaren o spiun dege ,o dyfytyror.,o hipokrit o kriminel????

ZOTERIA" SARGJIA" TE TE

ZOTERIA" SARGJIA"

TE TE THOSHTE njeri ty ai i vetvrari po te ishte gjalle do tjua deftente mire te kuqve kur ti te kuqin e kishe ne shtepi dhe nje monument gjithashtu ne oborrin tend etjera si do te reagoje ti mor legen na i solle me rradhe ata miqte e tu te shoqates ,te mediumit tend per te na treguar historira nga e kaluara dhe per te me kujtuar pagesen qe duhet te beja sepse mund te kisha treguar thjesht tek miku yt DEGA se keshtu me ndodhi e pa shkuar as gjekundi miku yt DEGA e beri legjende e cila nuk ka mbaruar edhe tani qe po te shkruaj nga ju terkuzo hakmarres beresit e shoqates tende.nqs ti (te tjeret) do te marrin hak kunder meje A duhet tja bluajne kockat te vetvrarit dhe shoqates suaj ata 67 nacionalistet e lushnjes te cilet i vetvrari i pushkatoi,ata malesoret qe vrau bashke me gjin markun apo italianet qe theri,apo ata te burgosurit politik qe i treti ne minierat e kromit duke u thene paraardhesve te me hani mutin. ti mor bir putane je nje kelysh qe ha e pi dhe me spiunet e deges dhe me nacionalistet dhe i ke bere harapash duke marre ketej e duke i cuar andej fjalet e thashethemet e shoqates hakmarrese kryeministri i vetvrare per te mbuluar mutin me shurre .he do te marresh hak se ke dhe akuza te tjera ti per mua si pshmb zhdukja e atyreve.......... qe ma atribuon mua se si idiot qe je beson se une drejtoj banda te armatosura qe mund ti zhduke ata me urdherat e mija.TI JE PRESIDENT I SHOQATES SE SHPIFESVE,DESHMIMTAREVE ,HAJDUTEVE,VRASESVE TE ISHKRYEMINISTRIT TE VETVRARE.

une nuk perdor kurre urrejtjen si monedhe me njerezit por nuk mund te duash njerez si ty qe tre vjet pune ka qene cdo dite kurth dhe rishikime te te kaluares sime kur monstrat sic je dhe ti etjere nuk ka gjykate ti denoje per ato qe kane bere.mos duhet ta mbajme ne kurriz ate palo bythqir -JOKEN dhe te tijet LILALIN duke firmosur UNE per materiale qe do ti perdornin ata per te bere para dhe une te shkoja brenda?

ashtu sic je dhe sqaruar nga llafexhinjte me te cilet ndan mekatet se shkaku nuk kam qene une por banori i hamilit qe ka shkruar letra labit leskaj si rezultat i inatit per vrasjen e gasherve ..........................te kryer nga ata qe ti i njeh se i ke miq. I VLEFSHEM VETEM PER TE MOLLOISUR ME BAFTJAR TOPEN JE SE DUKE MOS QENE NJERI NUK KA SE CIDUHET NJERIU SE CZANATCI JE.BURRE PEDERAST.SQAROJE VRASJEN E VELLEZERVE

DY KANE MBETUR JASHTE AI I GREQISE QE ME GODITI NE GREQI KA QENE I SHTYTUR NGA SHOQATA

E DEMBELAVE TE PERSEKUTUAR SI DHE NGA PLAKU NANA NE BASHKEPUNIM ME SHOQATEN MBLEDHIM LETRAT HIGJENIKE TE SHQIPTAREVE NE GREQI.TANI KUJT I TAKON TI THOJ NJERI TJETRIT TE ME HANE M>>>>PARAARDHESIT?????????????

DO TE ME HANE

DO TE ME HANE M.........PARAARDHESIT eshte titull shoqate ne shqiperi anetar i se ciles eshte zoti sargjia.shoqata kerkon kthimin e nderit te neperkembur te ish kryeministrit te vetvrare,nuk dihet se si do realizojne eshte pune e tyre por une e kam ndjere atakimin me kete shoqate nepermjet zotit sargjia per nje incident mjaft te vogel(QE MUND TE JETE PERCEPTUAR NGA MIKROFONET NE DHOME) qe u trash pa sjelle demtime,as ne njerez as ne ndonje gje tjeter.ne kete shoqate aderojne edhe nga krahina te tjera pervec asaj te te ish kryeministrit te vetvrare.

kerkojne te njihen si pale ne marrjen e ndarjen e pushtetit ne shqiperi dhe rehabilitimin e tij...........

KUSH DUHET TI THOTE DICKA ZOTIT SARGJIA LE TJA THOTE Pshmb TE ME HAJE M.paraardhesi!

JE LEPUR ZOTI SARGJIA SHTYJI HURAT E ZJARRIT SE NE TE DO TE DIGJESH BASHKE ME TE TJERETBASTARD

Shteti sapo ka filluar te

Shteti sapo ka filluar te funksionoj.Patjeter qe do kete dhe gabime te vogla si ato bukuroshet e reja , pa pervoje drejt e te jene ne krye te shtetit ,por nuk jam dakort qe ju hoq asistenca fukarenjve e nevojtareve por atyre qe nuk e meritojne,puna e Z.Veliaj duket,ne shendetsi po, Z.Beqaj PO;Min. Brendshme po.Nuk po duket ne Drejtesi,Arsim ,Bujqesi.
Tani si mundet Ministri i ri ti kerkoj hesap punonjesve te superkorruptuar apo me diplloma te blera ?

Duke i thene :---TJETRI. Por duhen zgjedhur njerezit sipas profesionit e jo do mesojne rruges.

SUKSESE QEVERIA E RE! FORCA EDI!

Add new comment