Të gjithëve u kanë rënë të ardhurat në 2012

Fakti që fitimet, xhiro e biznesit të vogël dhe të ardhurat kundrejt GDP-së janë në rënie vit pas viti tregojnë se asnjë segment formal i vendit nuk përfiton nga rritja ekonomike. Ose vlerësimi i GDP-së është i pasaktë
Tashmë janë të dispunueshme të dhënat fiskale të qeverisë për vitin 2012. Të hyrat tatimore janë më të ulëta se ato në vitin 2011. Por, analiza më e hollësishme e të hyrave sipas taksave të ndryshme na lejon të vlerësjmë se cfarë ka ndodhur me të ardhurat në të vërtetë.
Në këtë shënim po analizojmë të hyrat nga taksat direkte. Të hyrat nga tatimi mbi fitimin e korporatave, nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe nga taksa e biznesit të vogël, në kushtet që gjatë vitit 2012 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në regjimin tatimor përkatës, na mundësojnë të bëjmë një vlerësim se cfarë ka ndodhur gjatë vitit që kaloi me fitimin e korporatave, me të ardhurat personale apo me të ardhurat e biznesit të vogël. Analiza është krahasuese për periudhën 2008 – 2012 që kur filloi të zbatohej taksa e sheshtë.
Korporatat
Në grafikun 1 ilustrohen të hyrat tatimore nga tatim fitimi i korporatave. Kollonat tregojnë të hyrat nominale në periudhën 2008 – 2012. Në kushtet që në të gjithë periudhën kemi një tatim fitimi 10 %, e njëjta tendencë i takon të jetë edhe te vetë fitimi. Sic shihet edhe nga ilustrimim në vitin 2012 kemi, praktikisht, fitimin në vlerë nominale më të ulët në 5 vitet e fundit. Ndërsa kurba tregon raportin e të hyrave nga tatimi fitimi kundrejt GDP-së në të njëtën periudhë. Duket qartë se tendenca është rënëse. Në 2012 tatimi fitimi është 14,5 % më i vogël se në 2011, ose 28 milionë dollarë më pak. Që do të thotë se në 2012 ndërmarrjet shqiptare kanë fituar 280 milionë dollarë më pak se në 2011.
Individët
Në grafikun 2 ilustrohen të hyrat tatimore nga tatim mbi të ardhurat personale. Kollonat tregojnë të hyrat nominale në periudhën 2008 – 2012. Në kushtet që në të gjithë periudhën kemi një tatim mbi të ardhurat personale në shkallën 10 %, e njëjta tendencë i takon të jetë edhe te vetë të ardhurat. Sic shihet edhe nga ilustrimi, në vitin 2012 kemi, praktikisht, të njëjtat të ardhura si në vitin 2011. Ndërsa kurba tregon raportin e të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale kundrejt GDP-së në të njëtën periudhë. Duket qartë se tendenca është rënëse. Në 2012 tatimi fitimi është ekzaktësisht san ë vitin 2011. Që do të thotë se në 2012 nuk ka asnjë rritje të të ardhura qoftë nominale të individëve.
Biznesi i Vogël
Në grafikun 3 ilustrohen të hyrat tatimore nga taksa e biznesit të vogël. Kollonat tregojnë të hyrat nominale në periudhën 2008 – 2012. Në kushtet që në të gjithë periudhën kemi një taksë 1,5 % të xhiros vjetore, e njëjta tendencë i takon të jetë edhe te vetë xhiro e biznesit të vogël. Sic shihet edhe nga ilustrimim në vitin 2012 kemi, praktikisht, fitimin në vlerë nominale më të ulët në 5 vitet e fundit. Ndërsa kurba tregon raportin e të hyrave nga taksa e biznesit të vogël kundrejt GDP-së në të njëtën periudhë. Duket qartë se tendenca është rënëse. Në 2012 taksa e biznesit të vogël 17 % më e vogël se në 2011, ose 4,2 milionë dollar më pak. Që do të thotë se në 2012 xhiroja e biznesit të vogël është pakësuar me 285 milionë dollarë krahasuar me 2011.
* * *
Fakti që fitimet, xhiro e biznesit të vogël dhe të ardhurat kundrejt GDP-së janë në rënie vit pas viti tregojnë se asnjë segment formal i vendit nuk përfiton nga rritja ekonomike. Ose vlerësimi i GDP-së është i pasaktë!
Add new comment