Si do të sillet nesër me familjen “Berisha” opozita e sotme?

Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes, gjë që do të thotë se pushteti e ndikimi real do t’u mbetet bandave që kanë bërë plaçkë me pasurinë e vendit
Mund të ketë njerëz që stigmën “familje e korruptuar” në adresë të familjes Berisha mund ta kenë marrë për një teprim të opozitës apo të medias opozitare. Në fakt, ka kohë, të paktën qysh nga tragjedia e Gërdecit, që asnjë mendje normale s’do të duhej të kish dyshim se Berisha kish përfshirë në afera korruptive miliona dollarëshe fëmijët e tij, por sidoqoftë, refreni i përditshëm opozitar që përmbante termin “familje e korruptuar”, apo “korrupsioni i familjes”, të bëhej se ta sillte dukurinë në mënyrë disi më të shumëfishuar.
Mirëpo ajo që ka dalë në dritë këto ditë nuk lë asnjë dyshim, se fëmijët ‘Berisha’, Shkëlzeni e Argita, në mënyrë të veçantë kjo e dyta (ndoshta si e përkëdhelura e babait, apo ndoshta për shkak të një prerje më intelektive se i vëllai) kanë pasur dhe kanë licencën për të bërë ç’ua ka ënda në këtë vend; dhe ta bëjnë pa pasur asnjë skrupull. Vini re historinë e dëshmuar nga një “viktimë”, nga biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, në intervistën dhënë Muhamed Veliut të televizionit “Top Channel” (po e jap në mënyrë të përmbledhur):
“Ansari kish një projekt investimi në Shqipëri që kapte shifrën e 100 milionë eurove. U njoh fillimisht me ambasadorin tonë në Arabinë Saudite, Admir Banaj (edhe ky është një ambasador i familjes, si shumë ambasadorë të tjerë, si shumë zyrtarë të administratës, si krerët e institucioneve, si të gjithë “intelektualët” e peticioneve etj., etj.), dhe ish ky diplomat i yni që i dha kontaktin e parë dhe të fundit në Tiranë, kontaktin më të rëndësishëm, personin që të zgjidh punë sa hap e mbyll sytë. Cilin? Atë, magjistricën Argita Berisha.
Kë tjetër? Biznesmeni, si çdo biznesmen në këtë botë, i gëzohet këtij fakti, pasi personi në fjalë do t’i hapte dyer që normalisht s’do të mund t’i hapte. Dhe fillojnë negociatat mes Ansarit dhe Argitës, ku bie në sy që kjo e fundit bën arsyetimet e një njeriu me përgjegjësi publike e institucionale, tamam siç ndodh me anëtarët e familjeve despotike e dinastike (“TEC-et na duhen, e prandaj ne inkurajojmë përpjekjet për të ngritur TEC-e”, thotë pakistanezi që t’i ketë thënë Argita). Por më shumë bie në sy babëzia e vajzës së Kryeministrit, e cila e fillon bisedën me peshkun që i ra në rrjetë, duke i sugjeruar të blinte një sipërfaqe të madhe toke. Më pas del se nuk ishte fjala thjesht për një sugjerim, por për një kushtëzim të tipit: Nëse s’merr këtë tokë, qaje investimin!
Por biznesmeni nuk është i gatshëm të hedhë paratë në havá se këtë ia kërkon bytha e zgjuar e kryesekseres së Tiranës. Toka ishte e papërshtatshme, pa infrastrukturë, shumë e shtrenjtë (kryesekserja ka tentuar t’ia masë mirë kaptinën me pe), dhe nuk kish logjikë që ai të blinte tokën pa u miratuar projekti. Pikërisht në këtë pikë negociatat kanë ngecur, dhe menjëherë – ky është një përkim i çuditshëm – institucionet e shtetit shqiptar zunë të silleshin ndryshe me Ansarin e me projektin e tij.
“Pas kësaj, KESH-i ma ndërpreu komunikimin që kisha”, thotë biznesmeni, i cili, pa ç’pa, u largua i dëshpëruar, pasi kish harxhuar nerva dhe kohë në Tiranë, ku vajza e Kryeministrit nuk ish mjaftuar me presionin lidhur me tokën, por edhe i kish kërkuar para të tjera (një partnere e firmës juridike të Argitës i ka kërkuar 1,5-3% të vlerës së investimit, d.m.th. 1,5-3 milionë euro të thata në dorë, menjëherë)”.
Kjo është historia. Nuk është historia e parë korruptive që ka për personazhe fëmijët e Kryeministrit, nuk është as më e qarta si aferë korruptive (Gërdeci ishte një korrupsion më evident; dhe tragjik, domosdo). Por është një histori ku del në pah një grykësi e paparë në këto troje. Është grykësia e një familjeje, e cila nuk ka asnjë skrupull jo vetëm në plaçkitjen e këtij, por edhe në reagimet që bën sa herë që në adresë të saj bëhen akuza.
Është interesant në këtë mes reagimi i vajzës së Kryeministrit. Ajo nuk e ka vonuar përgjigjen, por e ka dhënë në mënyrën e vet, si një njeri që “mban përgjegjësi publike e politike në këtë vend, e që është pjesë e dialektikës demokratike”. Dëshminë-akuzë e ka bërë një pakistanez, ndërsa Argita, në stilin e atij që e ka nxjerrë nga hundët, komunikon me Edi Ramën, të cilit i thotë:
“Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë nuk ka pasur të bëjë me ndërtim pallati prej pesëkatësh në lulishten e sheshit të pallateve, me leje të firmosura nga ju në konflikt të hapur interesi për bashkëshorten tuaj… Zoti Rama… ti me këtë nuk mund të justifikosh burimin e fondit prej 1 milion eurosh të ndërtimit të pallatit nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar i familjes së bashkëshortes suaj, Linda Basha… Z. Rama, ju nuk mbuloni dot … mos deklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes suaj, ndërkohë që ligji i deklarimit të pasurive të detyron qartazi për këtë”!!!!!
Si pa dashje, Argita kujtohet të shkruajë dhe ndonjë rresht lidhur me thelbin e çështjes (po jap frazat e kursyera, dhe të përsëritura, që ajo thotë: “Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë ka qenë tërësisht privat… Tarifat e përcaktuara dhe të njoftuara haptas klientëve në një vend të lirë janë akt i plotë transparence… Tarifat e zyrës sime të avokatisë, të deklaruara paraprakisht klientit në fjalë siç e kërkon praktika e punës”).
Të gjithë kanë pritur që ajo të na thotë se është apo nuk është e vërtetë që i ka sugjeruar blerjen e një toke, se është apo nuk është e vërtetë që ajo i ka kërkuar 1,5-3% të investimit. Por jo. Ajo, bija e babit, hidhet në degë të tjera, përfshin kot në këtë mesele Edi Ramën, Linda Ramën dhe një pallat të tyre që na doli pikërisht tani, kur akuzat në adresë të familjes nuk kanë të sosur. E kur qëllon që flet për çështjen, nuk thotë më shumë sesa “çdo veprim i zyrës sime është privat”. A thua se i ka thënë kush se zyra e saj është pjesë e administratës, apo është institucion!!!!
Kjo ngjarje, ashtu si ngjarje të tjera (Gërdeci, vrasjet në bulevard, korrupsioni kolosal në rrugën Durrës-Kukës, gjestet bamirëse të gruas së Kryeministrit, dhe lidhjet e shkurtra të kësaj me biznesmenë të vendit), duhet të bëjë që në axhendën e opozitës së sotme e të qeverisë së nesërme (nëse opozita do të vijë në pushtet) të futet dhe qëndrimi ndaj “familjes” më palavike në historinë e shqiptarëve. Ç’duhet bërë, kur ndëshkimi është një tagër i institucioneve tona të drejtësisë, të cilat kanë dhënë prova se veç drejtësi nuk japin në rrethana të tilla? Kjo është një pyetje e madhe, së cilës opozita e sotme duhet të dijë t’i japë përgjigje në mënyrë që edhe të mos komprometohet shteti ynë putativ i së drejtës, edhe ndaj familjes “Berisha” të bëhet ajo që është bërë ndaj familjeve të tilla në histori.
Do të jetë e pamundur të gjendet një zgjidhje e tillë? Nëse po, nëse kjo familje lihet e qetë në punët e veta (pas ndonjë kompromisi të natyrës politike), në Shqipëri do të komprometohet njëherë e mirë shpresa e ëndrra për drejtësi. Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes, gjë që do të thotë se pushteti e ndikimi real do t’u mbetet bandave që kanë bërë plaçkë me pasurinë e vendit. E ky fakt nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen.
SHQIP
Comments
Faleminderit z.Nano. Ndihemi

Faleminderit z.Nano. Ndihemi kaq mire kur lexojme te verteten. Vetem kjo na ka mbetur. Gjithcka tjeter eshte bere false ne Shqiperi. Propaganda dhe mediokriteti i dhunshem po na mbyt nga te gjitha anet. Shqiperia po behet perdite e me genjeshtare, perdite e me e zymte. Po merr fytyren dhe veset e qelbit qe ka per Kryeminister. Une ju falenderoj shume here, dhe me vjen keq qe nuk mund te bej me teper se kaq per Shqiperine. Jam larg : (

familja berisha i dashur tani

familja berisha i dashur tani me ka formu nje stil aristokracie qe veshtire se do kete njeri qe ti prek ....sa ka prekur kush fatosin(nanon)

Ne vendin tone te krijohet

Ne vendin tone te krijohet pershtypja se politikanet kane nje marreveshje "te heshtur" mes tyre. Kushdo qe vjedh nuk do te persekutohet, s'ka rendesi se ciles partie i perket. Perndryshe nuk do te shpjegohej fakti se pse nuk kemi ndonje ne burg.

Urime te perzemerta Z. Nano.

E vertete. Kjo eshte arsyeja

E vertete. Kjo eshte arsyeja qe nuk degjon askend nga PS te premtoje qe politikanet kriminele do te vihen para drejtesise.Prandaj eshte e rendesishme per gazetaret e mediave serioze qe ti meshojne faktit qe njerezit duhet te votojne per ato parti qe premtojne denimin e familjes mafioze Berisha dhe bashkepunetoreve te tyre. Nqs nuk ka shtet te se drejtes nuk ka zhvillim.

Mr Nano, kjo qe shkruan ti

Mr Nano, kjo qe shkruan ti (DELETED) qe ti i ke shume perzemer, se cfare lidhje kane keto qe thua ti me korrupsionin vetem ti mund ti spjegosh. Po sa shume perzemer e paskeni ju te Temes te Top Kanalit kete fare Pakistanezi. Vertete Argita mund te kete vene pasuri por nje gje eshte e qarte pasi ju tellalet merreni me aye qe deklaron vete ajo ku nuk ka asgje per tu cuditur e vetmja eshte qe kjo zonje a i ka paguar detyrimet ndaj shtetit. Nona mbas asaj deklarate qe ke bere: "MBLIDHUNI GJITHE QELBESIRAT RRETH RAMES PER TE RREZUAR BERISHEN" kjo te ka treguar tamam natyren tende, besoji se do te kesh nje vend te nderuar me Meron(DELETED).

I dashur Mustafa, Te vetmen

I dashur Mustafa,

Te vetmen lope qe kam nuk m'u mbars sivjet. Do te thote qe nuk do te kem qumesht deri ne qershor.

Do te nderzehet valle lopa ime kur te fitoje Edi Rama?

Une, sic e di zotrote, gjithnje per Partine tone kam votuar. Keshtu do te bej edhe kesaj radhe.

Te lutem me jep nje pergjigje. Vetem tek ti e tek Mero i kemi shpresat.

Do ndolli një gjë e tillë në

Do ndolli një gjë e tillë në qoftëse në një kofë të pa përcaktuar në vendin tonë do mësojmë të zbatojmë ligjin ose të kemi një një nuancë se çfarë është ligji deri hatëere Berishjanët dhe Agritët do shijnë sipas qefit pa ju fotur gjëmbë në këmbë

Shkrim patetik! E para sepse

Shkrim patetik!

E para sepse tenton te krijoj idene se korrupsioni eshte nje problem individesh, karakteri e jo i sistemit politik. Ne fakt eshte e kunderta, vendet me te korruptuara jane gjithmone ato qe kane probleme me demokracine. Dhe korrupsioni i Berishes, ashtu si dhe letrat e intelektualeve apo ambasadoret seksere, nuk jane asgje tjeter pervecse rezultati llogjik i nje sistemi politik qe ka perqendruar pushtetin ne doren e kryeministrit e kryetarit te PD-se. Nje sistem politik ky, ku askush nuk mund ta kundershtoj ne rruge normale politike. Rrjedhimisht perfundimi duhet te ishte se si te nderrojme sistemin politik, se si te frenojme perqendrimin e pushtetit ne pak duar. Por jo! Muci kerkon qe gjithe pushtetin e Berishes ta marre Rama vete.

Dhe kjo na nxjerr te pika e dyte. Per aq kohe sa pretendimi i Mucit eshte qe pushteti absolut duhet ti kaloj Rames, atehere eshte e pritshme qe PD-ja te filloj te hapi dosjet e vjetra te tij. E bejne per arsye politike? Absolutisht po. Por na tregojne qe karakteri i individit Rama nuk qenka aq anti-korrupsion kur ka patur pushtet ne dore. Dhe po te kete akoma me shume, dhe ai me sekseret e tij do funksionoj sepse nuk ka institucione te forta qe ta ndalin.

Po me sa duket jemi ne prag fushate, nuk mund te pres llogjikime e arsyetime ne kete kohe.

Albi Do ketë parë "All The

Albi

Do ketë parë "All The King's Men" z Nano këto kohët e fundit, ndaj është çik konfuz.

(Apo nuk e ka parë? :) )

Akoma me muhabet dosjesh

Akoma me muhabet dosjesh ti??? Po ikni se na hapet barkun.

Korrupsioni ne Shqiperi eshte veti e popullit. Populli ja ka kaluar politikes, nese per popullin eshte normale, eshte e tille edhe per politiken.

Pushteti duhet ti kaloje Edi Rames, dhe askush nuk po thote per pushtet absolut. Provojeni Ramen e mos u beni si puna e ujit te ndenjur qe grumbullon larvat.

Z. Nano ne shkrimin tuaj ka

Z. Nano ne shkrimin tuaj ka sh mllef, sh genjeshtra dhe si gjithmone standart te dyfishte. Mllefin e pranon dhe vete qe e ke dhe nuk po futem tek ajo pjese.

Genjshtrat jane:

1 - Askush nuk ka pare propozimin qe pakistanezi i ka bere shtetit. Ai thote se eshte larguar per shkakun e cmimit te tokes por fare mire mund te mos jete ashtu. Ndoshta mund te jete larguar sepse ka kerkuar qe qeveria shqiptare t'ja bleje shtrenje cmimin e energjise se prodhuar sepse askush nuk ben nje investim te tille pa ju garantuar cmimi i blerjes se energjise.

2 - Thua qe eshte detyruar te bleje sasi te madhe toke ??? Sasine e tokes per t'u blere e percakton vete investitori dhe jo avokati. Vendin ku blihet nje toke e tille per kete perdorim e ka percaktuar shteti permes studimeve (ne Shqiperi studim te tille ka vetem Porto Romano ku kane blere toke dy dyzina biznesmenesh te majte e te djathte). Cmimin e percakton pronari i tokes dhe ne dijenine time ne Porto Romano nuk ka toke shteterore.

3 - Zoteria ka te gjithe te drejten e Zotit te thote kjo toke nuk me pelqen por une nuk e degjova ne interviste te thoshte qe doja te blija nje toke tjeter qe e gjeta me cmim me te mire dhe nuk m'u dha mundesia ! Dhe kjo me sh se cdo gje me ben te mendoj se nuk eshte toka aresyeja e largimit te tij por sic te thashe me lart cmimi i larte me te cilin duhet te kete kerkuar t'i blihet energjia

4 - Nje biznesmen cilidoqofte ai qe largohet nga nje vend pa shlyer detyrimet ndaj sherbimeve qe ka marre sic eshte rasti i GURUSE ne fjale tregon qe eshte jo serioz dhe sharlatan.

Ke standarte te dyfishta sepse je i vetmi njeri qe lexoj ne keto 20 vjet qe ka thene "le te vidhen zgjedhjet mjaft te mos fitoje Berisha dhe sot thua te bashkohen qelbesirat mjaft te mos fitoje Berisha"

Kaq do te mjaftonte per te kuptuar se qellimi yt nuk ka as din e as iman por thjesht mllef dhe llogari.

Vazhdo mbro nderin e partise

Vazhdo mbro nderin e partise dritano, vazhdo. Mjere Shqiperia sa popull injorant qe ka.

Add new comment