Një rubrikë e re që kërkon bashkëpunimin tuaj
Postuar në 09 Nëntor, 2011 11:42
Redaksia
Kemi hapur një rubrikë të re me titull “Fotografi nga lexuesit”, që mund ta gjeni në kolonën e tretë multimediale. Jemi të sigurtë se secili prej jush, kudo që ndodhet, mund të kapë me aparatin e tij fotografik, pamje interesante nga Shqipëria; apo edhe nga bota (për ata që nuk jetojnë në atdhe). Në këtë funksion mund të jetë e vlefshme një tabelë e shkruar me gabime ortografike, një trafik i bllokuar, një parkim i dytë paralel me makinat e parkuara, një perëndim dielli, një bregdet i mbushur me papastërti (por edhe një bregdeti i pastër), të rinj që luajnë letra, domino, tavëll (por edhe të rinj me libra në duar, që dashurojnë, që gëzojnë), vip-a të kapur gafil, një eskortë policie që shoqëron një “të madh”, etj, etj. Shkurt, çdo gjë që i përket kësaj botës sonë, për mirë a për keq.
Publikimi është i kollajtë për t’u bërë. Click-oni tek ‘Dërgoni një foto”, pastaj zgjidhni file-in tuaj (browse), pastaj click-oni te “ngarkimi”, pastaj shkruani diciturën e shkurtër, e në fund jepini komandën ‘ruaj’. Për të shmangur publikimin e fotove të papërshtatshme me dicitura shkeleshko, që mund të hidhen online nga njerëz të ngeshëm e “trazovaçë”, hapi i fundit i publikimit do të bëhet nga redaksia. Ju falenderojmë dhe presim që të na dërgoni foto. Ka për të qenë një bashkëpunim i frutshëm dhe argëtues.
Redaksia.
Comments
Submitted by Altini (not verified) on
<!--Session data-->Urime per rubriken, por do sugjeroja qe publiku te kishte mundesine per te komentuar rreth fotove. Mendoj se kjo do e bente me interesante rubriken, sepse larmia e kendveshtrimeve qe gjithsecili ka per nje pamje te caktuar, do nxiste debatin. Besoj se redaksia do e gjeje me vend kete kerkese timen, per te lene vend per komente, kuptohet, nese perveç deshires, kjo do ishte e mundur edhe teknikisht.
Submitted by i (not verified) on
te njeten gje po mendoja dhe une, duhet lejuar mundesia per te komentuar tek fotot,  prandaj ju lutem bejeni te mundur
Submitted by InA-N (not verified) on
<!--Session data-->Dhe jo vetem kaq, por te krijoheshe mundesia e nje mini-sonadazhi ku shikuesit te votonin edhe per fotografine me te mire. Kjo do rriste konkurrencen ku secili do perpiqej te sillte nje foto te vecante dhe mundesisht, origjinale, d.m.th., pa e marre te gatshme nga interneti, por duke e bere rastesisht, me aparat ose celular
Add new comment
Plain text
  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.