Nga kaosi triumfal te marrëzia me tritol

Të dielën që shkoi, si çdo javë, botova në “Shqip”, opinionin “Kaos triumfalist” në të cilin merresha me performancën jo të mirë që po tregojnë disa dikastere të qeverisë “Rama” dhe isha pak i ashpër ndoshta me paraqitjen vetëm si dukje të Policisë së Shtetit në lidhje me aksionin e saj të ndëshkimit të krimit me anë të policisë rrugore. Miq të mi pafund, me telefon dhe me të gjitha llojet e mundshme të komunikimit edhe më jepnin të drejtë edhe jo pse unë isha distancuar, siç e thashë, nga performanca jo e mirë e qeverisë “Rama” në disa sektorë. Përpiqesha t’i qetësoja miqtë e mi se në natyrën time nuk bën pjesë konformizmi dhe se me asnjë lloj qeverisjeje nuk kam kontratë që të mos e kritikoj kur unë e gjykoj të arsyeshme. Edhe qeverinë “Rama” do të vijoj ta kritikoj sa herë që do të më duket se, sipas meje, ajo nuk po paraqit performancën e duhur, madje, siç e them me shaka me miqtë e mi, deri në ditën kur ajo do të më shpallë kundërshtar të sajin. Mirëpo, gjatë kësaj jave, një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën me shpejtësi dhe të gjitha ato e zhvlerësuan kritikën time, sepse në skenë u ngjit gjuha e tritolit.
Është i pandreqshëm
Kulmin e arriti Sali Berisha, i cili u shfaq në Parlament jashtë të gjitha parametrave normalë dhe me një gjuhë që nuk ka shoqe në asnjë ligjërim në botë. E them me bindje se, për aq sa e njoh ligjërimin politik, nuk ka njeri në asnjë Parlament në botë që të përdorë atë gjuhë që përdor Sali Berisha. Ky njeri është bërë tashmë një mbetje e rrezikshme e një kohe që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë. Kush e ka ndjekur ligjërimin politik të diktaturës, nuk gjen në asnjë rast në fjalimet zyrtare qoftë të diktatorit, qoftë të prokurorëve politikë që të përdorin atë ligjërim të llahtarshëm që u ngjeth mishtë të mëdhenjve e të vegjëlve. E kam thënë edhe herë të tjera se unë kam shumë miq nga Tropoja dhe ata shquhen për një gjë: flasin me zë të ulët, aq të ulët sa në biseda duhet t’u thuash ngrije pak zërin, mor burrë se nuk të dëgjoj mirë. Po ky njeri, çfarë është?! Si nuk mendon se në kohën që ai flet mund të jenë nipërit apo mbesat e tij që e dëgjojnë! Si ka mundësi që përdor pa asnjë doganë fjalorin më të ndyrë pornografik dhe gjuhën më të errët me vrasje e me linçim! Dhe si për të plotësuar portretin e tij të errët, një tjetër hierarke e lartë e PD-së, Jozefina Topalli, shfaqet edhe ajo me një gjuhë plot nënkuptime pornografike dhe sharje e fyerje pa asnjë kuptim. Dhe në sfond të gjithë këtij horrori mediatik bën ballë një gjuhë tjetër, ajo e tritolit. Atentate të frikshme me tritol. Unë nuk akuzoj Sali Berishën se qëndron pas këtyre atentateve si nxitës, si frymëzim direkt, por kam vënë re se gjuha e tij kriminale, e errët, kërcënuese po shoqërohet me shpërthime me tritol.
21 janari do përgjigje, jo spektakël
Qeveria e Edi Ramës ka marrë një mandat plebishitar, popullor. Kur ambasadori Arvizu e krahasoi 23 qershorin me fitoren e opozitës së dikurshme mbi komunizmin, ndoshta kishte parasysh se edhe reformat që do të duhej të ndërmerrte tashmë qeveria e re, do të duhej të ishin të thella, me ndryshime po ashtu thellësisht të prekshme ligjore. Për fat të keq, qeveria e re po sillet në disa raste sikur të jetë ende në opozitë. Në ligjërimin e Edi Ramës ka tone ankimore, vajtuese shpeshherë. Në qoftë se Sali Berisha përdor gjuhën e tritolit për të sharë atë që e hodhi në koshin e plehrave të historisë, pra qeverinë socialiste dhe Edi Ramën, për fat të keq, Edi Rama vijon e ankohet se drejtësia nuk funksionon, se ekonomia është në krizë e kështu me radhë. Natyrisht për këtë gjendje, për atë katastrofë në të cilën e kishte zhytur vendin Berisha dhe qeverisja e tij, shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare kundër tij dhe ia dhanë pushtetin Edi Ramës. Koha e mjaftueshme për të konstatuar gjendjen duket se ka kaluar dhe tani ka ardhur koha për reforma të thella. Shqiptarët kanë votuar një Parlament me një mazhorancë të madhe në mënyrë që ajo të bëjë në Parlament reforma të thella. Edi Rama dhe mazhoranca nuk kanë pse të kenë asnjë impresion nga gjuha e tritolit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ata duhet të çmontojnë urgjentisht institucionet e shkatërruara nga deformimi institucional i Berishës. Berisha ka vënë në punë të gjitha anët e errëta të tij dhe të atyre që e rrethojnë për ta impresionuar Edi Ramën. Ai e di se nuk ka shqiptar më që mund t’i shkojë prapa. Thirrjet e tij dhe përsëritjet e turpshme që u bën atyre thirrjeve Lulzim Basha për protesta, për revolucion, nuk bindin as edhe militantin më të thekur të PD-së dhe nuk trembin askënd, sepse PD-ja nuk ekziston më. Sali Berisha e kriminalizoi atë dhe njerëzit seriozë e të ndershëm, ata që me të vërtetë e duan demokracinë dhe janë në shpirt antikomunistë ose janë larguar nga vendi ose janë tërhequr. Në PD janë tani disa zyrtarë të krimbur me para dhe me ndere që u ka bërë Berisha. Aty nuk ka më asnjë ideal. Njerëzit idealistë të asaj force politike ishin ata që vuajtën më shumë gjatë qeverisjes së PD-së. Për këtë arsye, Berisha ulërin dhe përdor një gjuhë të tillë që gjithkush që e dëgjon mund të thotë pa frikë se ky është një i dalëmendsh. Mirëpo, çdo nismë e ka një fillim. Ky është 21 janari. Qeveria duhet të lëvizë të gjitha mekanizmat ligjorë dhe të dërgojë në Parlament të gjitha provat që ajo zotëron për krimin e 21 janarit. Parlamenti pastaj i ka të gjitha mundësitë që të vërë në lëvizje prokurorinë dhe institucionet e tjera të ligjit që Sali Berisha dhe Lulzim Basha të paraqiten para prokurorisë për të dhënë qëndrimin e tyre për vrasjen e katër njerëzve në Bulevardin e Madh. Pas kësaj mund të bllokohet Bulevardi për të rindërtuar edhe njëherë atë ngjarje, siç u bllokua të enjten nga një televizion privat.
Shqip
Comments
Ka ide te mira, por do ndalem

Ka ide te mira, por do ndalem tek ''Saliu'' kur nje fjali mjafton per te. Lereni ne harrese. Nuk thuhet pas 23 vjetesh se eshte i pandreqshem. Efekti shokues ka rene, shume vone sot. Ai na ka dhene 1001 shembuj te papergjeshmerise, agresivitetit e banditizmit politik. Merruni me Ramen me te tashmen.

Qeveria e Edi Ramës ka marrë një mandat plebishitar, popullor.[artikulli] Me respekt per autorin, e kedo qe na lexon ... ka dy gabime te rendesishme ne kete shprehje.

1) Konceptuale- Nga vete kuptimi i konceptit. Plebishit (plebiscite) i ngjashem me nje referendum, (por jo krejtesisht i tille) per nje ide te caktuar politike. ''Rama-Meta'' kane marre me shume vota Proteste anti-Berishe sesa vota ''dashnie''. Tani mos ti hedhim hi syve vetes. Berisha la nam! Zgerdhihej duke thene " jam dhe 30 vjet ketu" populli u lodh. A degjohej duke bertitur: "Ju bera Rruge/t," e kjo me parate tona?! Z Nano, eshte analist briliant (per mendimin tim) e me ndershmeri te larte civile, ka dhe ton ndonjehere por nuk i iku mendja te thote "Koalicioni i Qelbesirave". Kaq keq pati shkuar puna. Kedo tjeter, vec Berishen. Nese Republika jone do perfytyrohej si nje i vdekur ne 2 AM, z Nano percoi amanetin e fundit te saj, si mjeku qe qelloi ne detyre: Kedo, por jo ate! Korrier i nje mesazhi deshperimi, asgje me shume.

2) Llogjike - Edi Rama e qeveria e tij nuk e ka kete mandat qe pretendohet e hidhet pa u menduar. Edi, sot nuk do ishte fare KM pa votat per ta arritur kete, bashke me Meten. Ate Mete, e per ate Mete, qe 2 vjet me pare Shqiptaret dolen ne rruge, e e lane me gjakun e 4 viktimave. Keshtu filloi protesta apo jo? Korrupsioni Meta, aleati i Berishes. Kush ja dha mandatin ''plebishitar'' Rames per koalicion korrupsioni? Planet ishin bere, por publiku nuk pati zgjedhje tjeter per te hequr Berishen. Media, imo, sa here permend Qeverine e Republikes Shqiptare, duhet te thote: Qeveria e Koalicionit. Te sherbeje kjo si kujtese konstante ne Koalicionin, qe jane nen kronometer me afat te qarte e JO me mandatin qe pretendojne ate.

Ikja nga e keqja me e madhe, kurre nuk perkthehet si zgjedhja e nje vullneti te lire. Ketu fusim nje koncept ''anglez'' Under Duress. Ne ekstrem te ndikon dhe te besh akt kriminal. Ishte vullnet i lire? Aspak! Nen presion ka shume gjera jo vullnet te lire; si kur jep dicka nga xhepi apo firmose nje kontrate civile a politike. Nje popull qe vuan mbi 23 vjet, ku akoma sundojne ish-komunistet e grupazhet, nuk ka Liri veprimi. Harruam dhe ironine? Edi "cun i djathte ne ide" Kr i Socialisteve, Berisha ish-sekretar Komunist, Kr i Demokrateve, pra nje vend ku ideologjia nuk eksiston por qeveriset me klane e marreveshje politiko-mafiozo-familjare; s'eshte ne gjendje te jape ''free consent'' Nuk ka sesi nje popull qe u qeveris nga F. Nano, shembulli me vulgar i qeverisjes se institucioneve apo S. Berisha me brutali i saj, te jape vendime te lira. Ate mundesi nuk e patem. Koalicioni PS-LSI mori vota zori! Populli balancon ca gjera me instinkt, nese do i besonte Rames ''ne menyre plebishitare'' e si risi politike do ja jepte kete ne 2009.

Edi do kontrolle. Kujdes shume me te, po ben ca akrobacira sikur harron se nuk eshte me ''artist, sportist, e publicist retorikash'' K.M i vendin duhet te jete i pergjegjshem, i sakte dhe punetor.

- Armet kimike i beri balte.

- Ti hiqet FB e Twitterit me deklarata puerile te tipit ''burgoseni Imamin'' drejtesia ka ligje, jo presione e urdhera.

- Te mos dale ne fotografi me persona qe jane nen ''akuza penale'' si Kr/ Bashkiaku i Vlores. Tregon arrogance, papergjeshmeri, mungese ndergjegje e standarte te uleta politike. Kjo eshte nje shuplake per ''plebishitaret'' qe i dhane voten e shtetin Ligjor!

- Te frenoje Ministrin e Brendshem e ti thote qarte se punet behen ne zyre e terren jo ne studio e gazeta; media furnizohet nga zedhenesit. Nuk duam ''dore te forte'' e ministra hiperaktiv te tipit hip-zbrit ne peme. Kemi police te paguar nga taksat tona per te bere detyren!

- Ti jape fund showman-shipit e ti shtrohet punes. "Dajanizimi" i personalitetit te Kr-Shqiptar nuk genjen dot askend se po ben gjera te mira. Vec e tregon mendjelehte. Nje here ishte ''novelty'' 2-3 behet qesharak! Princess Diana shkonte ne 2 te nates neper spitale se ish half-unhinged e half-bored, zoti e prehte ne paqe. Ne shkon naten e w-end neper dogana, e fabrika, puna e tij...mbaje te fshehur.

- Ta kuptoje se kjo nuk eshte me pune-fasadash por shtet-qeverisje. Ne nje dokumentar nga Michael Palin per BBC ne 2010 ne mos gaboj (pashe ne youtube 10 min klip) po fliste me Ramen, me pas pa e fshehur punen e mire te Edit, kur pa trafikun rremuje jo pa ironi tha: whatever you do to a turd, you can't cover it... it is still a turd. Shqip, m*tin sido ta paketosh prape ngelet m*t. (M.P. shkon ne gjithe boten, vende dhe me te varfera se ne, ka ironi e shpirt te mire e kush se ka akuzuar per ksenofob apo racizem. Tha realitetin.)

- Te punoje me imazhin, nuk ngjall konfidence nje person qe thote ''po mos a blendo, s'bohen punet kshu or burre, o tano po ca thu-ca thu mo tani." Eshte Kr i te gjithe Shqiptareve per keto 4 vjet, jo i ''fshatit mediatik Tirane'' fol me etike, adreso me mbiemra, shprehu me llogjike e ne menyre te qarte. Mos te rrotulloje syte, shprehe padurim apo nervozizem.

Nuk eshte ''qeveria Rama'' por Qeveria e Koalicionit, kjo duhet thene perseri. Ne Britani quhet gjithmone " Coalition government'' Me google provo: ''Cameron's government'' - 8.000.000 rezultate. Pastaj " Cameron's coalition government" - 21. 000.000 te tilla, se fundmi beje ''UK coalition government'' - 95.000.000.

Pronari nxorri jashte qira-marresin e pare qe rrinte me shkrepse ne dore e muzike ne hava, Rama hyri ne nje shtepi ku 6/8-tat jane te tij e me qira 4 vjecare. Dhe 2/8 e e Metes hedhin pertej lumit kur e si te duan. Konceptet kane rendesi si dhe menyra e te shprehurit. I erdhi nje shance ne dore se Shqiptaret u mbushen deri ne fyt me Berishen, ai e di. Sic dhe ne duhet t'ja kujtojme ne cdo emision e artikull: Qeveria e Koalicionit. Deri tani -mendoj une- nuk jep shprese per mire; as ne paraqitje e as ne permbajtje. Po qe se standarti eshte Berisha...themi ''jane fantastike fare'' deri nje dite ...dhe... .

e ke shtjelluar mire,por me

e ke shtjelluar mire,por me mire do jete ta themi hapur se ky koalicion e ka çarkun te ngritur.Ai varet nga humori i Metes,megjithese kam idene se edhe Rama e ka mesuar pokerin e shitblerjeve,mundet qe po te prishet me Meten rrezik gjysma e mandateve te LSI konvertohen ne socialiste.

Konstatim i drejte, askush se

Konstatim i drejte, askush se di si do i shkoje filli neser. (une isha ne te tashmen) Kete qe thua per Shq., eshte problem ne UK qe kur filloi koalicioni Tory-LibDem, pati dhe baste per te :) 1 muaj, 60-100 dite, 6 muaj, 1 vit, asnje nuk ka besuar ne Britani se ky koalicon do funksionoje, per faktin se s'kane asgje te perbashket ne program e ideologji. Vec keto 6 muajt e fundit ka rene vrulli ne predikime e u be si norme. Flas per sistemin qe jetoj e njoh mire; votuesit nuk ishin te pergatitur, por te mbi-lodhen me akrobacirat e Laburiste, ngriten LibDems. Tni mendohet se do i ndeshkojne ne zgjedhjet e ardhshme. Koalicionet kane dy probleme themelore 1) besimi me votuesit e tyre 2) besimi me aleatin e perkohshem. Te gjithe e dime qe LSI s'eshte Parti, por "vehicle" per ambicjen politike te Metes, qe as ne politike nuk duhet te jete sot, qofte dhe me vulen ''i pafajshem'' nga drejtesia. Pak karriera politike do mbijetonin pas Videos e 21 Janarit. Politikanet kudo ne bote jane pa-shtylle-kurrizore, por shoqeria, ligji e media kane mekanizma per "name and shame" dhe per ti larguar.

Ne vitet 60- te Britania u trondit nga nje skandal i quajtur "Profumo Affair" ku Ministri i Mbrojtjes kish shkuar me nje "call-girl" 19-te vjecaren Kristine Keller, + thuhej se ajo kish lidhje me Atasheun e Marines Sovjetike i bazuar ne ambasaden e tyre ketu. Akoma ka ''hapje dosjesh'' e sensacione dhe sot ne media, kush kish faj e kush jo. Fakti eshte se John Profumo, genjeu ne media, parlament, e tek Kr.M i tij Harold Macmillan pas nje viti dha doreheqje, dhe per arsye shendetsore por ne zgjdhje fituan Laboristet e Harold Wilson-it. Profumo, nje person relativisht i mire (sic thote) u zhduk nga jeta publike. Per mbi 30 vjet punoi e ka bere shume per bamiresi (ne mos gaboj vdiq ne 2005) kurre su pa me! Ne na ''meson'' Meta si ''te luftojme korrupsionin'' e per ''pragmatizem ne qeverisje''

Ky Koalicion Qeveritar eshte i kompromentuar qe ne diten-1! [FWIW- te lexoj me kenaqesi]

Pergjithesisht qeveria po

Pergjithesisht qeveria po punon mire, por shume ngadale. Po te ishte Berisha, ato gjera qe ka bere Rama per 4 muaj, ai bente per 2 jave. Vetem ministri i rendit eshte duke punuar me perkushtim. Ai i ka bere ndryshimet e nevojshme me vendosmeri dhe ne kohe. Rames i njoh dy gabime te renda. E para: Nuk ka angazhuar ne qeveri figura te njohura, me reputacion dhe eksperience si Xhufi, Klosi apo ish prokurorja e pergjithshme Rama. Por e ka mbushur qeverine me anonime, pa vitalitet dhe kurajo, me ca çupelina pa eksperience. Dhe se dyti: Faj i rende i Rames eshte njollosja e zgjedhjeve lokale ne Korçe. Duke na hequr shpresen se edhe ne Shqiperi do te kete ndonjehere zgjedhje te lira dhe te ndershme si ne mbare Europen. Ose se paku si ne vendet e tjera ballkanike. Me paloçollikun e Korçes ua hapi gojen mire edhe hajduteve te PD-se, vjedhesve dhe manipuluesve historike te zgjedhjeve ne Shqiperi. Megjithate une jam i sigurt se kjo qeveri eshte 1 milion here me e mire se ajo qe u shporr me 23 qershor. Lidhur me artikullin e Ilir Yzeirit une do te shtonja qe Rama duhet te pergatitet qe sot per t'i bere balle "skenarit ukrainas". Berisha dhe te tijte e dine shume mire qe me zgjedhje te lira dhe te ndershme nuk vine me kurre ne pushtet. Prandaj Berisha po perdor politiken e destabilizimit dhe tritolit per t'i deshperuar njerezit. Per tu humbur besimin te kjo qeveri. Dhe ne rastin me te pare ai do te nxise perleshje te armatosura ndermjet perkrahesve te tij dhe policise. Per te perseritur 21 janarin, por me kahje tjeter.

Ah, e kisha kete

Ah, e kisha kete frike...

jo thjesht prej komplimenteve qe tu dhuruan me bujari.

Ndodh, ja qe ndodh, jo thjesht pse ka ndodhur me pare,

por ngaqe reflektimi, per te ndodhuren me pare, ende s'ka ndodhur dot...

behemi deshmitare te rikthimit ne Adoleshence Politike!

Duket se Kaosi, eshte gjithnje me mire se marrezia me tritol perdorur kunder Vetes!

Add new comment