'Ne dhe myslimanët' - Remix
Postuar në 23 Mars, 2014 12:31
Besnik Sinani
‘Këto arsye na pozicionojnë në dy llogore të kundërta: Ne dhe Ata. Ne dhe Ato. “NE”-ja pretendon të jetë pjesa e kultivuar dhe përparuar, ata që janë mendjehapur dhe që dinë se si shkohet përpara. Problemi i tyre? Janë përjashtues dhe me këtë ndjenjë nuk mund ta ndërtosh dot atë që pretendon të bësh.’
Elsa Ballauri – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.
Citimi i mësipërm është marrë nga një artikull i Elsa Ballaurit të 2009 me titull ‘Ne dhe myslimanët’, por duket si të jetë shkruar për debatin që pasoi arrestimin e tetë të dyshuarve për terrorizëm. Duke lënë mënjanë faktin që edhe nga jashtë bashkësisë myslimane akuzat e ngritura nga prokuroria nuk duken bindëse për shumë analistë, por edhe faktin tashmë bërë të qartë në shtyp se ky grup ka qenë i margjinalizuar brenda vetë bashkësisë myslimane, kjo ngjarje nuk po trajtohet si problem të cilin duhet ta zgjidhin organet e drejtësisë, por si riciklim i dilemës identitare midis ‘Ne’ dhe ‘Myslimanëve’.
Një gazetar i Mapo-s, A. Lela, kushtëzon mbrojtjen e lirive në shoqëri (Ne) me kufizimin e lirive të myslimanëve (Atyre). Pra liritë – sipas tij – nuk janë të drejta esenciale, të pakontestueshme e të gëzuara që nga lindja e që kufizohen vetëm nga shkelja e ligjit nga individi, por shpërndahen sipas një lloj sistemi talloni ku ca grupe janë më të merituara se të tjerat. Problemi, për autorin, nuk është problem i drejtësisë për disa individë që akuzohen të kenë shkelur disa ligje, por problem i ndëshkimit kolektiv, komunitar nëpërmjet kufizimit të lirive fetare të myslimanëve – në emër të lirisë për të gjithë të tjerët.
Mustafa Nano në DITA propozon një kontratë midis “ne që nuk jemi myslimanë” që “duhet të pajtohemi me faktin që myslimanët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie,” dhe myslimanëve, që duhet të japin prova “se e dinë mirë që ky komb është dhe i të tjerëve, të krishterë, laikë a ateistë”, “se këtë vend e këtë komb e duan po aq sa ne të tjerët” dhe “se interesi kombëtar është një gjë që nuk mund të negociohet” ashtu si dhe “shteti laik, shteti ligjor, demokracia liberale.”
Në pamje të parë M.Nano njeh se myslimanët janë pjesë e entitetit shqiptar, por më pas myslimanëve u kërkohet nga Nano ajo që nuk i kërkohet asnjë grupi tjetër – të japin prova. Të tjerët mirëfilli e duan vendin, interesin kombëtar dhe tolerancën e nuk kanë nevojë të japin prova komunitare që t’u lejohet pjesëmarrja në këtë kontratë kombëtare, ndërsa myslimanët duhet të japin prova e në këmbim të provave pala tjetër – gjithnjë tjetër – do t’u garantojnë “të jenë të lirë e të papenguar ta ushtrojnë e praktikojnë besimin e tyre…”
Vetë ky propozim është riforcim i mentalitetit të llogoreve – ‘Ne’ dhe ‘Ata’ – e paradoksalisht është përçarës e përjashtues. Në të njëjtën kohë, duke kërkuar nga myslimanët të japin prova, autori në fakt sugjeron se myslimanët ndoshta nuk e duan vendin siç e duam ne të tjerët, se përndryshe pse do u kërkohej të jepnin prova, ndryshe nga gjithë të tjerët; ndoshta janë kundër bashkëjetesës fetare, ndoshta e duan vendin vetëm për vete e duan të përjashtojnë të tjerët; nuk jemi të sigurt nëse myslimanët respektojnë shtetin ligjor, demokracinë, sekularizmin – si ne të tjerët. Autori dashje pa dashje sugjeron dyshim e frikë (fobi) mbi një bashkësi të tërë.
Do ishte ndoshta e kuptueshme pyetja: po a nuk përbën retorika e të arrestuarve një retorikë që me të drejtë ngjall shqetësim tek pjesa tjetër e shoqërisë? A nuk përligj kjo apelin e M.Nanos që myslimanët duhet të jenë të parët që distancohen prej saj? Gjer më sot nuk ka patur në media një analizë të retorikës së të arrestuarve në kontekstin e termave e debateve sektare e fetare prej nga e kanë origjinën. Por kjo pyetje do mund të ngrihej nëse vërtet besimtarët myslimanë nuk do ishin distancuar me kohë prej ekstremistëve brenda tyre – dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Në të njëjtën kohë duhet ngritur e njëjta pyetje për retorikën e urrejtjes – fetare, krahinore, etnike, ideologjike – që vjen nga pjesë të tjera të shoqërisë.
Këtu e kam fjalën jo vetëm për klerikë të dekoruar nga Presidenti i Republikës që kanë quajtur myslimanët ‘krijesa me bisht’ që do kish qenë mirë të ishin rrjepur nga Millosheviçi, website ku janë bërë thirrje për asgjësim fizik individësh myslimanë, por edhe për shtypin e përditshëm ku është celebruar masakra e Srebrenicës, është bërë thirrje për dëbim të myslimanëve nga Shqipëria, ndalim të praktikave fetare e është nderuar si hero Anders Breivik. Vetë z.Nano ka intervistuar politikanë që kanë cilësuar konvertimin e shqiptarëve në Islam me terma raciste e kanë projektuar veten si kryqtarë ‘në betejën e Kostandinopojës.’ Të njëjtin krim për të cilin akuzohen tetë të arrestuarit (përhapja e urrejtjes fetare) e lejojnë gazetat më të njohura në vend në faqet e tyre të komenteve me dallimin se ata të tetët deri më tani nuk dihet të kenë deklaruar që duhet përzënë me dhunë apo asgjësuar fizikisht ndonjë bashkësi shqiptare – formulim që e gjen të toleruar përditë në komentet e gazetave.
Kush u distancua prej këtyre ekstremistëve, kush sfidoi retorikën e tyre, e kujt bashkësie iu bë thirrje të distancohet prej ekstremistëve të vet?
Do isha krejtësisht dakord, në të kundërt, që të ketë një angazhim të mirëfilltë të vëmendjes shoqërore që të dënohet intoleranca prej çfarëdo drejtimi, gjuha e urrejtjes dhe e ekstremizmit në të njëjtën kohë që çmontohet edhe gjuha e llogoreve midis ‘Ne’ dhe ‘Atyre’, gjuhë e cila rrezikon përherë kohezionin e një shoqërie, strukturën e bashkëjetesës dhe demokracinë liberale.
Dita
Comments
Submitted by Lek (not verified) on
Po si mund te pretendosh qe te tjeret te te konsiderojne si nje qytetar normal, kur per vete beson perralla hebraike te ripunuara ne shekullin e shtate. Ej pike e zeze
Submitted by fahriu (not verified) on
Besniku me siper hiqet si musliman I moderuar. Po punen e sirise ku e le ne kete koment? Do distancoheni nga krimet sektare ne siri apo jo? Mustafai kontraten nuk ua jep pa dhene llogari edhe per rekrutet ne frontin e lindjes.
Submitted by Gjurzi (not verified) on
Shto miell e shto uje shkoi kjo pune. Jo po Mustafai nuk ta firmos borderon, jo po IHH nuk te paguan bileten, jo po rekrutet per Siri i di me mire diaspora se memedheu. Jepi se tul e dhjame te behet.
Submitted by .................. (not verified) on
ne te shkuaren ne te dy kushtetutat qe pati pas1944 dhe para 1990 shqiperia, faktori fetar ne jeten e shqiptareve qe neutralizuar perfundimisht.pas 1990 ne kushtetute shqiperia shpallet shtet laik-pra shteti dhe feja te ndara.
a eshte kjo realisht e vertete aka depertuar ndikimi fetar ne shtet?
ndikim fetar kam parasysh se sa ndikon feja  ne funksionimin e te gjitha qelizave te shtetit.
pergjigjen le tja japin qofte me vete qofte me koment cdo lexues.
shoqata extrafetare pervec feve tradicionale ne shqiperi  dhe institucioneve te tyre krahas me 100mije shoqata me te cilat tos lubonja kerkon "MIREMBAJTJEN E SIMBOLEVE TE MIRESISE....."  bejne prej 23 vjetesh pelegrinazh ne shqiperi.ne keto shoqata aderojne shqiptare te cilet kane familje e rreth shoqeror.kur lexon komentet ketu bindesh se keto organizata eshte mire te thuash se keto nuk jane shoqata jane duke sfiduar shtetin dhe ate pjese te shqiptareve qe nuk aderojne ne to.
shqiperia ska pse qeveriset me papergjegjshmeri kur rreth e rrotull nesh e kane shtetin dhe shteti nuk eshte pengese per shtetasit e tyre.
PA RINDERTUAR SHTETIN E MASAKRUAR mos kujtoni se zgjidhjet sipas te gjitha deshirave apo lakmive do te behen realitet.
pasi te jete rindertuar shteti feja merr rendesine qe ka per te qetesuar shpirterisht e menderisht te gjithe ata qe e kane domosdoshmeri.
Submitted by .................. (not verified) on
MILETI sic thone ndryshe ne shqiperi i njeh mire te paudhet dhe njerezit e respektuar muslimane shqiptare.
eshte vendi te pranoni se te paudhet i perkasin te gjitha feve pra ka cdo besim.por zoterinj ju perfaqesoni shumicen e shqiptareve dhe faktet e probabiliteti tregojne se mund te zoteroni edhe  shumicen e te paudheve.fakte ka aq shume sa ti nuk e merr me mend.por mire eshte te lexosh historine e nasit:
nasi KAM ARDHUR TE  ..(BEJ) NENEN TENDE(ME ZE TE TRASHE)
KUSH ESHTE KY MO THA BOSS-i
KY THA    nasi    ESHTE CUBI
HEJ CUBO TE ..... MOTERN UNE LARGOHU>>>>>>>>>>tha nasi
DHE CUBI U LARGUA SE BOSS ME TE FORTE SE BOSSI NE DYNJAH NE KOHEN E nasit NUK PASKA PATUR....
megjithate secili perfaqeson veten dhe jo gjithe fene dhe nderin e besimit tuaj te perkatesise suaj duhet ta ruani vete ne rradhe te pare brenda jush pastaj te merreni me te tjeret.flasim per kategorine e njerezve qe nuk merren me politike.per kategorine e njerezve qe merren me poltike mendoni cte doni mua nuk me intereson.por doren dhe gjuhen tuaj me helm une i kam provuar vete.
nuk jeni aq te kulluar me te tjeret se sa e shisni veten ne publik ashtu sic paragjykoni te tjeret.edhe ju ve shkoni ne xhami por edhe me politiken qe ben PORTA E LARTE merreni.
ju kam dhene detyre shtepie A E NJIHNI BOSS-IN E GLOBIT SOT?
Submitted by Anonim (not verified) on
Shume sakte!
Submitted by RP (not verified) on
Ne shpresojme gjithmone qe shoqeria te behet me tolerante, por problemi qe ne baze nis krejt tjeter. Arsyeja kryesore eshte se besimet fetare perjashtojne njera-tjetren, profeti i sejciles konsiderohet me i miri, diku edhe uniku. Duhet qe doktrinat fetare te revizionohen ne kete pike, sepse duhet te pranojne diversitetin dhe te tolerojne zotin e tjetrit, ose edhe ate qe konsideron boten si unitet pa Zot e profete.Kemi perparuar ne miliona gjera, por ne kete drejtim eshte bere shume pak.Cfere nxisin keto debate?Nxisin nje lufte te re te panevojshme, ku serish njeri besim perjashton tjetrin. Lexoni Palin ne forum se çfare keput dhe besoni se ekziston edhe fondamentalizmi kristian, biles eshte aktiv dhe po aq i rrezikshem si fondamentalizmi islamik.
Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on
Pse ia fute kot se koti o kometuesi "RP" se "Pali ne forum se çfare keput dhe besoni se ekziston edhe fondamentalizmi kristian, biles eshte aktiv dhe po aq i rrezikshem si fondamentalizmi islamik." ????
Ja se çka kam shkrue un ne kometin tim te masiperm dhe gjeje ti mandej te ashtuquejtunin "fondamentalizem kristjan" tandin tek un:
3- (Prep Sot) Ne Republiken e Shqiperise (dhe te Kosoves) ka nji Ligje Themelor – KUSHTETUTA, prej ku rrjedhin Kodi Penal, Kodi Civil dhe Kodi Familjar. Ketu ka vetem nji rruge te vetme: Te rrespektohet Kushtetuta pa asnji koment. Ne qofte se ne Shqipni “ata” kan per qellim qe te formojne nji Kalifat Islam, atehere popullit shqiptar do ti duhej te bante nji referendum per kalimin nga Republike ne Kalifat. Per aqe kohe qe Shqipnia asht nji Republike duhet te respektohet KUSHTETUTA e saje.
Shihet qaret se un kam vetem nji qendrim dhe nji objektiv: Mbrojtjen e Kushtetutes se Shqipnise
Mandej se kush po e shkele Kushtetuten, kete gjeje vete. Jane pikrisht ata qe organizojne te rij shqiptar ne luftat e xhihadit ne aleance me Alqaeden.
Submitted by RP (not verified) on
Ti thua se ata qe u konvertuan ne Islam bene tradheti kombetare(!!!!!)Nuk eshte propagande fetare kjo ?
Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on
Jo, kjo nuk asht propagande fetare edhe pse propaganda fetare nuk asht e ndalueme. Kete e bajne çdo dite hoxhallart.
Por kjo asht HISTORI KOMBETARE, ku disa shqiptar kaluen ne anen e anmikut/pushtuesit. Kjo vlene per ate kohe, qe kush ndrronte besim fetare e bante jo per bindje fetare, por per mungese principi dhe per interesa te turpshme, gja qe nuk e kan ba asnji nga fqijt tone ballkanike dhe pertej Adriatikut.
Natyrisht pasardhesit e ketyne renegatve e ndjejn e veten keq per kete trashigimi te turpshme.
Submitted by anonim (not verified) on
Po mire e bene qe u kthyen ne myslimane ne fund te fundit se perndryshe do te kishin mbetur derra te piset sic jane pjesa me e madhe e katolikeve te Mirdites,Dukagjinit e gjetke.
Fene muslimane e kane perqafuar plot personalitete e figura te njohura te perendimit dhe ky proces vazhdon per te miren e tyre dhe per inatin tend.
Dhe tani ik  e mos na bej vape,plak llafazan  e zevezek!
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.