Miliarderët në sulm; pas Washington Post-it mund të bien të tjera gazeta

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:05
Michael Knigge

Blerja e planifikuar e “Washington Post” nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është një goditje e fuqishme për sektorin e mediave të shtypura në SHBA. Por blerja e gazetave nga investues jashtë sektorit nuk është risi. Vetëm pak orë para se të bëhej publike shit-ja e “Washington Post” miliarderit Jeff Bezos, një tjetër miliarder bëri një vizitë prezantuese në redaksinë e tij të re. John Henry, pronar i klubit të bejsbollit Boston Red Sox dhe i klu-bit britanik me traditë të futbollit FC Liver-pool, u prezantua të hënën (05.08.2013) para gazetarëve të ‘Boston Globe’. Vetëm tri ditë më parë miliarderi kishte rënë dakord me New York Times Company për të blerë për 70 mil-ionë dollarë gazetën e themeluar para 141 vjetësh. Për krahasim: New York Times e kishte blerë gazetën me traditë para 20 vjetësh për 1.1 miliard dollarë. Rënia e çmimit të blerjes së një prej gazetave të vlerësuara me 21 çmime ‘Pulitzer’, thotë më shumë për perëndimin e gazetave të mëdha amerikane, sesa të gjitha statistikat për rënie të tirazhit dhe humbje të reklamave. Kjo është një dëshmi më shumë që tregon se me disa pak përjashtime, shtypi cilësor amerikan nuk ka gjetur ende asnjë rrugë, për t’i tregtuar me fi-tim ose të paktën pa humbje produktet e veta. Pasoja e rrënimit financiar Tani Washington Post, një gazetë që bash-kë me New York Times dhe Wall Street Jour-nal, bën pjesë në shtypin kryesor tradicional të vendit, kalon në duart e miliarderit Jeff Bezos. Që “Washington Post” ndodhej në gjendje të vështirë, kjo ishte e njohur. Prej një kohe të gjatë familja Graham, e cila prej 80 vjetësh zotëron shumicën e kapitalit të gazetës, përpiqej të ndalonte rrënimin financiar të gazetës: investime në paraqitjen në internet, reduktim personeli, riorientim redaksional si gazetë për rajonin e kryeqytetit, por asnjë nga masat nuk arriti t’i jepte fund tendencës neg-ative. Vetëm javën e kaluar ‘Washington Post Company’ bëri publik rezultatin financiar për sektorin e shtypit, në tremujorin e dytë 2013: 14 milionë dollarë humbje. Tani familja Gra-ham po tërheq frerët dhe ia shet gazetën për 250 milionë dollarë Jeff Bezos. Roberd Picard, profesor në Institutin Re-uters për studime në gazetari, pranë Univer-sitetit të Oksfordit, e vlerëson paraprakisht pozitive blerjen e Washington Post nga Bezos. “Për gazetarinë, të paktën në periudhë afats-hkurtër, është pozitive që në këtë sektor po hyjnë pronarë që kanë mjete për të vazhduar aktivitetin e një gazete dhe njëkohësisht sjell-in edhe një perspektivë të re për çështjet eko-nomike”. Gazetat konsiderohen si biznes me humbje Symbolbild Presse Fernsehen Internet Fo-to simbolike : Shtypi -Televizioni – Interneti Ndërkohë sipas Picard, është konsoliduar opinioni se gazetat nuk janë më të për-shtatshme si modele biznesi për të arritur ren-diment të lartë, si deri në vitet 1990. Madje ed-he gazeta më e rëndësishme e vendit, New York Times, e cila gjithashtu ndodhet nën trysni, ka prej vitesh një investues të madh jashtë sektorit, meksikanin Carlos Slim, njer-iun më të pasur në botë. “Blerja e të gjitha gazetave të mëdha në SH-BA, veçanërisht e atyre të metropoleve, nuk ka kuptim nga aspekti ekonomik”, thotë Picard, edhe vetë amerikan. Për këtë arsye është logjike që Washington Post blihet nga Bezos si person privat dhe jo nga kompania Amazon. Se çfarë nënkupton blerja nga Bezos për gazetarinë në të gjithë botën, për Picard ashtu si dhe për kolegun e tij Christian Fuchs, profesor për mediat sociale në UniversitetinWestminster, është ende e panjohur. Objektiva të paqartë Ndryshe nga miliarderë të tjerë që janë an-gazhuar në sektorin e mediave, si p.sh. in-vestuesi liberal Warren Buffet apo moguli konservator i mediave Ruper Murdoch, Bezos deri tani ka qenë i tërhequr politikisht. Hold-ingu i Buffet “Berkshire Hathaway” mbante deri tani pjesën më të madhe të kapitalit pas familjes Graham në Washington Post Com-pany. Pritet megjithatë që themeluesi i Ama-zon, Jeff Bezos, të çojë përpara digjitalizimin e gazetës. Kështu në intervistë me Berliner Zei-tung në fund të vitit të kaluar, Bezos parashi-konte se pas 20 vjetësh nuk do të ketë më gaze-ta të shtypura. “Unë personalisht besoj se gazetat e shtypura do të vazhdojnë të ekzisto-jnë edhe pas 20 vjetësh”, thotë studiuesi i me-diave Fuchs. Por natyrisht tendenca është ofri-mi i formateve të ndryshme të produktit në in-ternet, në formë të shtypur apo si gazetë elek-tronike (e-paper). Përmes Amazon, Bezos ka mbledhur përvojë të madhe me distribucionin digjital dhe analog, plotëson Picard. “Ai do të shqyrtojë me shumë vëmendje se çfarë mund të bëhet me shpërndarjen digjitale.” Thirrje për zgjim edhe për Gjermaninë Për botues dhe gazetarë në Evropë, por veçanërisht në Gjermani, blerja e Bezos është një shenjë alarmi. “Nëse hedh vështrimin në 40 vitet e kaluara, sektori i gazetarisë në Ev-ropë është rreth dhjetë vite prapa zhvillimeve në SHBA, – thotë Picard. – Për këtë arsye unë besoj se shohim tani modelin e një sektori në ndryshim, sa i takon reklamës dhe lexuesve, dhe kjo tendencë ka efekt të fortë edhe në Gjer-mani”. Deri para pak vitesh peizazhi i mediave të shtypura në Gjermani ka qenë relativisht i mbrojtur. Por këto kohë kanë marrë fund, thotë Picard: “Unë pres një kthesë të rëndë-sishme në sektorin e mediave të shtypura në vitet e ardhshme, veçanërisht tek shtëpitë bot-uese që u përkasin koncerneve apo shoqërive të kuotuara në bursë”.

Mapo

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>z.Muçi,mos e shit Respubliken edhe sikur te te japin 100 milione$,se nuk i dihet,ka shume dollare fallso ne qarkullim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.