Marrëdhënia jonë me perëndimin (festa e Halloweenit)

Postuar në 06 Nëntor, 2011 04:33
Koloreto Cukali

Fakti që Halloween – festa e të vdekurve – u festua në Tiranë 2 ditë para krejt botës që e ka shpikur e festuar prej shekujsh kaloi si një gjë normale. Mua, nuk më duket as gjë normale e as për tu kaluar. Në koren e këtij fakti në dukje qesharak – tërë bota feston më 31, ne e festojmë kur të na vijë, më saktë, kurdo që të bjerë e shtunë, qoftë më 29 apo me dt 1 – shpërfaqen problemet tona kombëtare.

Çfarë është një halloweeen shqiptar?

Për aq sa kam mundur të konstatoj në këto vite, është një pasqyrë e shëmtuar ku kultura jonë popullore – thelbësisht televizive – shkërben modelet botërorë.

Pasi kemi parë shumë filma me halloween, e çka është për të qeshur shumica kanë qenë filma komikë – kemi vendosur të festojmë edhe ne.

Njësoj siç adoleshentët tanë me një zell prej majmuni kopjojnë festën “The Prom” amerikane, popullsia metropolitane që do të argëtohet kopjon “Scary Movie”, veçse, seriozisht.

Nga halloweeen-i i vërtetë ne humbasim gjithçka.

Ajo festë që në botë është skalitur si ndërthurje e besimit me traditat e vjetra, e ku ka plot elementë argëtimi që e bëjnë të veçantë – kostume, ‘trick or treat’, përrallat e horrorit, rrengjet, vizitat në vende të magjepsura, etj. – tek ne është përkthyer si: eja veshim ca maska seksi e të bëhemi tapë në bare e pabe.

Edhe këtë vit, halloween u festua në Tiranë 2 ditë para pjesës tjetër të botës.

Nuk na ra shumë në sy, se ne këtë marrëdhënie kemi me perëndimin në të tëra fushat: ata thonë duhet bërë kështu, ne bëjmë ashtu si na leverdis ne. Prandaj në sytë e perëndimit jemi akoma majmunë me bisht.

Fragment nga një shkrim i publikuar në Shekulli

Comments

Submitted by agnostiku (not verified) on

<p>Problemi qendron me shume tek &quot;vlerat e vyera kulturore&quot; qe po eksportojne amerikanet nepermjet dominimit te valeve televizive dhe ekraneve te kinemave se sa tek menyra e importimit nga banoret e nje vendi prej 3 milione frymesh. Komercializmin e festave nuk e kane shpikur shqiptaret.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Gingi (not verified) on

Fraza e fundit e shkrimit eshte e vertete,
D o te ishte e udhes qe kjo pseudo feste te injorohej,eshte kryekeput demoniake.nuk ka asnje lidhje me kulturen europiane e aq me pak shqiptare. Nuk mjafton vetem antena, duhet edhe dekoderi. Kemi pak brum kristian ne kete rast e kulturor ne raste te tjera ,per te dokodifikuar.

Submitted by Shtjefën (not verified) on

<p>Fatkeqësisht, konstatimi se: &quot;në sytë e perëndimit jemi akoma majmunë me bisht&quot;, është akoma i vërtetë. Të gjithë ata që jetojnë jashtë Mëmëdheut, përballen me këtë realitet jo fort të këndshëm për ne shqiptarët, e që na vë në pozitë të vështirë shpesh herë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.