Letër Ambasadorit amerikan

Përmes kësaj letre të hapur e të sinqertë, po ju bëj me dije për një shqetësim tejet të madh që ka pushtuar komunitetin e Qarkut të Fierit, institucionin e Këshillit të këtij Qarku (të cilin ligjërisht drejtoj) si dhe mua personalisht. Ky shqetësim buron nga një tragjikomedi, e për më tepër e tipit mafioz, e shkaktuar, dita-ditës e çast pas çasti në sy të opinionit, mediave e dritës së diellit, prej datës 21 shtator (dita e konstituimit ligjor të këtij Këshilli) e deri më sot, nga një grup pushtetarësh të regjimit Meta-Berisha. Një lojë e pistë kjo, që ka paralizuar në mënyrë të jashtëligjshme, antikushtetuese e antidemokratike institucionin e Këshillit të Qarkut të Fierit, prej afro dy muajsh dhe, më tragjikja, po tentohet të përmbyset në forma dhe mënyra vagabondeske ajo çka në demokraci quhet vullnet i votës së lirë. Ky skenar, politiko-kamorrist, i paprecedent, i organizuar pikërisht nga përfaqësues, de jure, të institucioneve shtetërore si Prefekti i Qarkut të Fierit, gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Fierit dhe deputetë të mazhorancës parlamentare ka si objektiv paralizimin e institucioneve të pavarura, krijimin e strukturave paralele me pushtetin vendor nëpërmjet përdorimit të forcës së pushtetit, nga presione politiko-ekonomike e deri presione psiko-fizike ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës, me synim rrëmbimin me dhunë të drejtimit të këtij institucioni, institucion ky i dalë ligjërisht nga vullneti i votës së lirë të qytetarëve më 8 maj 2011.
Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit, së Drejtës Civile e Administrative, por edhe moralit qytetar, kam bindjen se këto veprime po hedhin në erë seriozisht normat më minimale të demokracisë dhe ekzistencën e shtetit ligjor. Pasi vlerësoj maksimalisht personalitetin tuaj njerëzor, intelektual dhe, për më tepër, statusin e përfaqësuesit diplomatik të Kombit më mik të shqiptarëve, SHBA, në vendin tim, ju lutem sinqerisht, duke ju kërkuar ta demaskojmë dhe frenojmë këtë akt kriminal dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm për demokracinë në përgjithësi dhe popullin e Qarkut të Fierit në veçanti.
Shkëlqesia juaj, nëse e keni të nevojshëm një shpjegim më të hollësishëm rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, antiligj e antipopull, jam në dispozicionin tuaj, me fakte dhe prova, qoftë personalisht e qoftë me përfaqësuesit e mi ligjor. Zoti bekoftë, kombin amerikan, simbolin e paqes dhe drejtësisë!
Sinqerisht, Kryetari i Këshillit të Qarkut të Fierit
Vangjel Ndreko
Comments
Mos ka gabuar adrese
<p> Mos ka gabuar adrese Vangjeli?! Ambasadori amerikan s'po ujdis dot keta ketu lart, pale atje poshte. Vaj o vaj medet , kryetari i keshillit te qarkut nuk u beson institucioneve te shtetit, pale ne te zalisurit...</p>
Or lum miku! Akoma ti me -
<p>Or lum miku! Akoma ti me - Zoti e bekofte kombin amerikan! Jo po, ishalla i ulet kolesteroli Obames..!</p><p>E nxjerr dot popullin ne rruge te mbroje instituzionet per te cilat votoi!? Aty meshoji ti punes. L ere intelektin dhe ndjenjen humane te Arvizut. </p><p>Si nuk u ngopem ne me ksi idiotlliqesh..</p>
Add new comment