Jam me të rinjtë që po protestojnë

Për t’ua dhënë një kuptim ngjarjeve në Stamboll dhe për t’i kuptuar këta të rinj trima që po zbresin në rrugë dhe përleshen me policinë duke u ngufatur mes tymrave helmuese të gaz lotsjellësve, do të doja t’ia filloja me një histori personale.
Në librin tim të kujtimeve, Stambolli, kam shkruar se si e tërë familja ime banonte në apartamentet që përbënin pallatin Pamuk në Nisantasi. Përballë kësaj godine gjendej një gështenjë që kishte rreth pesëdhjetë vite, e që për fat është ende aty. Një ditë, megjithatë, në vitin 1957, komuna ndau mendjen ta priste atë dru për ta zgjeruar rrugën. Burokratët hundëpërpjetë dhe administratorët autoritarë e injoronin kundërshtimin e mëhallës. Kësisoji, ditën që duhej të pritej druri, xhaxhai im, i ati im, e mbarë familja qëndruan në rrugë ditë e natë, duke ruajtur me turne. Në këtë mënyrë e kemi mbrojtur drurin tonë, ama po ashtu edhe i kemi dhënë jetë një kujtese që e bashkëndajmë, të cilën e kujton me kënaqësi e tërë familja edhe sot e kësaj dite dhe e cila na lidh me njëri-tjetrin.
Sot, sheshi Taksim është gështenjë e Stambollit dhe duhet të vazhdojë të jetë i tillë. Kam jetuar në Stamboll për gjashtëdhjetë vite dhe nuk ia dal mbanë ta marr me mend që të mund të ekzistojë një person i vetëm në këtë qytet e të mos ketë të paktën një kujtim që lidhet në ndonjë mënyrë me sheshin Taksim.
Marrë nga Zëri
Comments
...politikanet ashtu
<p> </p><p>...politikanet ashtu jane,</p><p>por s'ka asnje qe te meritoj cmimin Nobel, si Orhan Pamuk!</p>
Add new comment