A do të rrijë Ilir Meta në varkën që po mbytet?

Postuar në 11 Janar, 2013 00:47
Eduard Zaloshnja

Ftesat për një koalicion parazgjedhor ndaj Metës po shpeshtohen. Disa janë të drejtëpërdrejta e disa të tërthorta. Disa me kushte e disa pa kushte. Dje, raportoi mbrëmë TV Klan, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i kanë kërkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim që të qëndrojë në koalicionin qeveritar. Sipas tyre, fitorja kalon përmes një koalicioni të madh parazgjedhor dhe është në vetë interesin e LSI-së të mos ndryshojë kurs në këtë moment.

Po mbrëmë, Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, deklaroi se koalicioni PD-LSI ka funksionuar më së miri, duke lënë kështu të kuptohet se s’ka pse të mos vazhdojë.  Ndërsa disa ditë më parë, Edi Rama, në konferenën e shtypit në tweeter, vuri kushtin: “LSI-ja duhet të zgjedhë: Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do të bënte edhe një akt vullneti të mirë për t’u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet”.

Por deri më sot, Ilir Meta dhe lejtnantët e tij kanë lënë të kuptohet se LSI-ja do të futet më vete në zgjedhje, duke bërë koalicion vetëm me ndonjë parti të vogël si PDIU-ja apo edhe ndonjë tjetër.

Ilir Meta nuk shquhet si një lexues i madh librash– si Sali Berisha, për shembull. Ilir Meta nuk shquhet për një penë të fortë – si Edi Rama, për shembull. Ilir Meta nuk shquhet për jetesë modeste – si dikur Eduard Selami, për shembull  (fatkeqsisht, është vështirë të gjesh sot shembuj politikanësh që bëjnë jetë modeste). Por një gjë nuk mund t’i mohohet Ilir Metës – nuhatja e zhvilluar politike.

Duket se pikërisht nuhatja e zhvilluar politike po i tregon atij se varka e Berishës është drejt mbytjes, ndërkohë që varka e Ramës mund të mos dalë dot e vetme në breg pas 23 qershorit. Sondazhet e publikuara deri më sot sugjerojnë se koalicioni i Berishës, pa LSI-në, arrin në rastin më të mirë në kuotën e 35 pikëve. Ndërkohë, koalicioni i Ramës, në qoftë se bashkohet me AK-në (FRD-ja është e prerë në mëvehtësinë e saj), vërtitet në kuotën e 50-përqindëshit.

Me sa di unë, Ilir Meta, ashtu si Rama dhe Berisha, ka zhvilluar një sondazh privat, i cili, siç duket nga qëndrimi publik i LSI-së, do të ketë dhënë pak a shumë të njëjtën tablo elektorale që paraqesin sondazhet e publikuara. Dhe për ambiciet afatgjata të Metës do të ishte vdekjeprurëse futja në zgjedhje si pjesë e koalicionit të Berishës, kur ky koalicion rrezikon që, edhe me ndihmën bujare të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, të dalë humbës. Këta të fundit mund të ndihmojnë kur diferenca në një qark është 10 vota, por jo kur është 10 mijë vota...

Nga ana tjetër, Ilir Meta duket se llogarit që, edhe në qoftë se AK-ja i bashkohet koalicionit të Ramës, ky koalicion nuk do të arrijë të sigurojë 71 mandatet e domosdoshme për të krijuar qeverinë. Dhe në një rast të tillë do të mbërrinte për ndihmë varka LSI-PDIU, e cila, me mandatet e saj “të florinjta”, do ta nxirrte koalicionin e Ramës në bregun qeverisës. Siç bëri katër vjet më parë me koalicionin e Berishës...

Por a mund ta pranojë “populli opozitar” ndihmën e Metës dhe Idrizit në një rast të tillë? Në qoftë se nuk e pranon ai, e pranon populli tjetër – “populli mazhoritar”. Siç bëri katër vjet më parë...

Kjo analizë e shkurtër e bastit politik që duket se po vë Meta bazohet në atë çfarë shihet mbi ujë. Por deri më sot Meta, përveçse për baste të forta politike, është shquar edhe për blofe të forta politike. Pra, dhënia e idesë për futje më vete të LSI-së në zgjedhje mund të jetë edhe një blof i Metës, për të ushtruar trysni ndaj Berishës para krijimit të koalicionit parazgjedhor nga ky i fundit.  Është e vështirë të parashikosh se ç’do të bëjë “pokeristi” Meta…

Comments

Submitted by proletari (not verified) on

Ne 2009 Rama e luftoje LSI_ne  me shume se PD_ne .Kurse tani po i ben me shume fresk nga te gjitha partite e tjera .Per mendimin tim LSI_ja te hyje e vetme ne zgjedhje dhe ta shohim se sa i vlen" lekura"  edit .Duke pasur parasysh nje mazhorance me tete vjet qevrisje vet-vetiu eshte e konsumuar sado mire te kete punuar dhe kur mendon qe opozita pas tete vjetesh akoma diskuton per kualicion parazgjedhor sepse nuk fiton dot vetem kjo do te thote qe  opozita eshte e pa afte nga kryetari deri te hirearkia me e vogel qe ajo ka .Kjo do te thote qe nuk eshte e afte per te qeverisur edhe nqs neser del fituese .

Submitted by Anonim (not verified) on

Është e vështirë të parashikosh se ç’do të bëjë “pokeristi” Meta…

Po a njihni ndonje "pokerist", qe gjithmone ka fituar? Apo nuk e dini qe pokeri, eshte loje ku jo gjithmone fotin letra me e madhe!!!

Proletari, si LSI-st qe eshte, nuk eshte i tille nga xhepi, por ka mbetur i tille nga mendja, duhet te dije se sistemi zgjedhor me shume se partite e medha, penalizon partickat administrative me ne krye LSDHINE, e cila megjithe votat e shumta qe do marre me liste nga 20% i administrates, do te jete e humbura e madhe e ketyre zgjedhjeve, me apo pa LIUN e Lilit!

Mbase Zoti i ndihmon kesaj here shqiptaret, duke i vendosur tere plehrat ne nje krah te peshores, ne menyre qe vendi te shpetoje njehere e mire nga ta...ne te kundert, do ti shpetoje 2014 kur shperthimi i borxhit publik, do ti beje te gjithe shqiptaret te kuptojne njehere e mire se ekonomia duhet te jete moto e votes se tyre...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk më duket e drejtë që për të ardhur në pushtet duhet të kërkoshë ndihmën e një hajduti dhe një batakçiu dhe në qoftëse vjenë në pushtet me çfarë fytyre do qeverisës më duar të pastra kur të kan sjedhë në pushtet fytyra të tidha

Submitted by Beni (not verified) on

Zaloshnja  po  shikon  endra  me  anije  te  mbytura.Zakonisht  kur  shikon  nje  ender  me  te  mbytur  zgjohesh  i  trembur, kurse  Edi  qenka  i  gezuar. Germo  tare  germo  se  qenin  e  ngordhur  ke  per  te  gjetur.

Submitted by Anim (not verified) on

Perse valle merren me kete kufome politike. Mesazhi duhet te jete qe pamvaresiht se cfare vendos ky kokemadh neser duhet te zhduket nga politika dhe jeta publike per ate cfare ky funderrine perfaqeson.

Eeshte pak naive dhe ne thelb kunderproduktive narrativa e Rames se duke i vene Metes dhe Topit emertime letrare, e folklorike edhe pse te goditura simbolikisht mund ti beje ata pjese te frontit opozitar. Une mendoj se pjesa me e mire diskutimev/strategjive  ne sensin e bashkimeve e aleancave para e pas zgjedhore duhet dhe besoj qe ndodhin ne prapaskene shpesh nga emisare te ketyre forcave apo lidereve. Ashtu duhet te ndodhi ne fakt.

Nga ana tjeter Rama ka edhe rrolin e liderit te opozites dhe e ka pergjegjesi dhe detyre qe ti drejtohet publikut/elektoralit me mesazhe te qarta lidhur me ate qe po ndodh dhe pergjegjesite e pasojat e asaj qe do te pasoje pas 23 Qershorit.

Une mendoj se ka forma te ndryshme  sesi forcat politike kunderpushtetit mund te organizohen e koordinojne perpjekjet e tyre per te dale fitues. Por eshte e vertete qe nuk duket ndonje plan i qarte apo "urgency" nga Rama dhe PS per te energjizur elektoralit dhe popullin opozitar "yet". Kjo mund te jete taktike e tyre apo shprehje e frikes dhe kompleksimit te Rames/PS ndaj rengave dhe "te papriturave" te Berishes/Metes & co.

Mua me duket tejet cinike qendrimi qe ne shqiptaret dhe ca me teper analistet  e opinionistet shfaqin lidhur me ate qe po ndodh ne sensin politik ne keto 9-10 vjet dhe ne menyre te vecante qysh prej 2009. Pra flitet me nje thjeshtesi dhe madje admirim per Meten, Berishen,  Nanon e Ramen dhe per lojrat e tyre mediokre ballkanase e  orientale duke harruar se cdo veprim (apo mosveprim) i ketyre firauneve do i kushtoje mjaft shtrenjte brezave qe vijne ne cdo aspekt,  si financiarisht ashtu edhe ne sensin social e kombetar.

Ne vendet e zhvilluara eshte media dhe inteligjencia qe pararend dhe eshte gjithmone disa hapa para pushtetit dhe eshte ajo qe sensibilizon dhe edukon publikun rreth rrisqeve qe mund te shkaktoje ne te ardhmen nje linje apo qendrim i caktuar politike apo ekonomike .

Ne perendim forcat politike bejne kalkulimet dhe lojrat e tyre politike por qe jane brenda nje kodi te caktuar moral e etik (shpesh here i pashkruar), kurse tek ne media dhe analistet (qe duket se kane zevendesuar "inteligjencien") harxhojne kohe te cmuar e mund duke u marre me humorin e dites apo levizjet korruptive dhe imorale te Metes/berishes etc.

Parashikimi i levizjeve/aleancave politike apo asaj se cfare do te ndodhe para apo pas zgjedhjeve te ketij viti nuk kan asgje te keqe ne vetvete pasi ne fund te fundit eshte pak a shume njesoj si leximi i Horoskopeve cdo mengjes, por ajo qe duhet ti dalloje keto analiza duhej te ishte sensi moral e etik i ketyre aleancave dhe i cdo vendimi apo drejtimi politik e financiar.

Duket se gjithcka e turpshme qe ndodh ne poitiken shqiptare eshte bere plotesisht e pranueshme per analistet shqiptar qe arrijne te parashohin mjaft mire ndonjehere dobiclleqet e pushtetareve por tek to nuk shohin ne thelb te keqen e vendit por modelin e suksesit individual apo klanor (ne kurriz te gjithe te tjereve) dhe mbi te gjitha perzgjedhjen prej tyre te frontit politik tek i cili duhet te angazhohen ne 4 vitet e ardhshme per te marre kocken qe pushteti jep me "gjenerozitet" per gjthe sherbetoret e tij.

Submitted by Arber (not verified) on

Personalisht e deshiroj fitoren e PS-s kete here, jo si nje i majte, por minimalisht duke u nisur thjeshte nga nevoja e nje rotacioni qe eshte gati jetik per shqiperine.

Mendoj se nuk i takon Zaloshnjes ky stil hipokrit. Se pari barka e berishes eshte e perbashket (meta-berisha) dhe se dyti shume e deshperuar dhe reklame e keqe eshte te preesh me gjak te ngrire se nga do shkoje Meta.

Duam apo sduam ne shqiptaret nese rezultati i Metes kesaje radhe do jete i larte, ateher patjeter qe do behet me Ramen... por kushti kesaje radhe do jete psoti i enderruar i kryeministrit. Rama nese sben dot vota te formoje qeveri nuk ka shanse per kryeminister... e ndersa Meta te jete keshtu sic eshte e provoi prej shume kohesh.

Nuk ka aleance parazgjedhore. Meta vertete eshte i zgjuar por endrren  e drejtim te se majtes shqiptare e realizon vetem duke cuar ne pension Ramen...

Te shohim cdo beje. Ajo qe dihet eshte se Meta duke synuar te majten, Berishen e ka de fakto aleat te natyrshme per shkak te qellimeve te tij.

Submitted by astrit (not verified) on

Mua me cudit reputacioni i fituar nga z. Meta si "politikan i zgjuar". Per mendimin tim ai eshte nje personalitet mesatar, si gjithe te tjeret, por qe nuk dallon nga ndonje inteligjence superiore. Te kujtojme se jo edhe aq kohe me pare i kishte ne dore tere kartat e PS, celesat e se ciles ja dorezoi z. Nano ne gjendje edhe me te mire nga c'i kishte marre. Nejse, te shkuara, te kaluara...

Z. Meta nuk eshte politikan qe udhehiqet nga intelekti superior por nga emocionet dominante. Historikisht ai ka marre kthesa te forta (per hir te se vertetes shpesh ka demonstruar karakter te forte personal edhe kur bente levizje politikisht me moral te dyshimte) duke u nisur nga urrejtja e jo nga dashuria. Dha doreheqjen nga Nano kur ishte zv/kryeminister dhe ku e kishte pozicionin edhe me te forte si zv/Berishe thjesht nga marazi i justifikuar ndaj z. Nano. Nuk ja fali kurre z. Rama faktin qe ky i fundit e luftoi me arme te pandereshme. Nuk dmth se je LSI-ist kur e pranon hapur se z. Rama me ndryshimet e kushtetutes dhe kodit zgjedhor beri nje batakcillek te papare kunder LSI dhe z. Meta para disa vitesh.

Personalisht mendoj se hakmarrja e z. Meta ndaj z. Rama dhe asaj qe ai percepton si mungese besnikerie e ish-vartesve te tij te PS nuk ka marre fund akoma. Jam i bindur se edhe kesaj rradhe do te mbetet armik i tij deri sa te jete i bindur se z. Rama eshte penduar thelle qe e trajtoi si armik disa vjet me pare dhe sa ta shikoje te humbase drejtimin e PS.

Submitted by Anonim (not verified) on

LSI seshte parti, por eshte bande hajduterish. Koalicion me LSI eshte vetevrasje per PS

Submitted by proletari (not verified) on

@Anonim

Z.Anonim duhet te kuptosh nje gje ,  deklaratat qe po bejne kryetari dhe perfaqsuesit e ps _se keto kohet e fundit  jane te tilla  qe nuk ka vend per te folur me mllef ose me militantizem por duhet te jesh racional per disa arsye ,psh opozita po u ben thirrje te gjitha partive AK,FRD,PSD,PDS LSI etj per tu bashkuar kunder Berishes  dmth front te gjere opozitar ,dhe kjo dmth qe nuk fiton dot vetem edhe pse berisha ka tete vjet qe po qeverise,prandaj te them qe Ps_ja eshte e pa afte sepse pas tete vjetesh ajo nuk duhet ta diskutonte fitoren ,prandaj mllefin mos e shfryni ndaj te tjereve por shkoni dhe tunduni kembet kryetarit dhe drejtuesve tuaj qe e katandisen Ps_ne ne kete gjendje ose nqs nuk e ben dot kete mund te shkosh me Lsi_ne ose ndonje parti tjeter se perndryshe edhe  kater vjet te tjera do jesh ne opozite . Kete ta them me sinqeritetin me te madh .Kalofsh mire !

Submitted by agim (not verified) on

zoti Zaloshnja titulli me i  plote do te ishte : A do te rrije Ilir meta ne varken qe do mbytet apo do te shkoje te mbyse varken e edi rames....ne vitin 2009 rama humbi se nuk u bashkua me meten kurse ne 2013 rama do humbase po u bashkua me meten..

Submitted by Sajmir (not verified) on

Besoj se do te jete nje gabim shume i madh dhe me kosto te larta per PS ky bashkim per disa arsye:

1. PS akuzon, dhe besoj me te drejte, qeverisjen per korrupsion dhe per renie ekonomike por ka kater vjet qe ne vendimarrje dhe ne kete keqqeverisje eshte edhe LSI.

2. Ne lidhje me marrjen e statusit qendrimi i LSI eshte njesoj me ate te PD qe faji eshte i PS per mosvotim per tre ligjet. Pra edhe ketu ka nje qendrim te kundert qe nese behen bashke si do duhet ta sqarojne.

3. Qendrimi ndaj qarkut te Fierit. LSI eshte totalisht kunder PS dhe mbeshtet PD per keto veprime te paligjshme. Atehere si i behet kur te shkojne ne Fier?

4 Dhe pa dashur te zgjatem por argumenti me i rendesishem pervec ketyre me siper dhe te tjereve qe nuk i kam permendur eshte dhe mbetet 21 JANARI. Nuk ka moral te bashkohesh me nje force politike shkaktare e asaj baterdie dhe te hedhesh poshte gjakun dhe  sakrificat e njerezve. Ngjarja e 21 Janarit ben qe koalicioni PS-LSI eshte si te perziesh ujin me vajin.

Ne perfundim mendojse vertet ekziston shprehja qe "politika eshte kurve"por nuk besoj se eshte pa moral pasi edhe ai profesion ka moral e ne kete rats lutja qe po i behet LSI eshte sa pa moral por aq dhe pa arsye pasi i ngrihen vlerat nje force pa vlera dhe i ngrihet mendja nje derri te kenaqur si Ilir Meta.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Analize e drejte Sajmiro, problemi eshte se politikanet tane nuk kane pike morali. Kjo sepse te gjitha partite tek ne nuk jane grupime te ndryshme idealesh (te majta, te djathta etj), por thjesht grupime interesash financiare, dhe qendrimi ose ardhja ne pushtet te jep mundesine ti rrises eksponencialisht keto interesa.

Do te shtoja dhe nje numer 5 (qe ka pak lidhje me 1-shin): Si mund te na e garantoje Rama qe LSI do shohe driten e diellit dhe nuk do vjedhe edhe gjate qeverisjes se Rames? Apo persa kohe vjedh me pak se rama, ose i paguan komision Rames nuk ka provlem?

Tani kto e dime qe te gjithe pa perjashtim vjedhin, por Meta (dhe Prifti) jane te vetmit qe e kane bere para kamerave. haha

Submitted by a. (not verified) on

Ilustrimi i anijes qe po batohet me pelqen , por nuk kuptoj dot simboliken e saj ; Shqiperia eshte mbi te, apo Ilir Meta?!

Submitted by Ilir (not verified) on

E thjeshte fare n.q.s LSi futet e vetme ne zgjedhje dhe me asnje bllok do e humbas perfundimisht edhe ate pak elektorat qe ka, ne rast se futet me Berishen eshte se nuk do marre  vota nga elektorati i majte por do haje nga pjata e berishes sepse elektorati i majte dhe ai i lekundur gri nuk shkojne tek Meta...n,q,s Meta futet ne Koalicionin e Majte para zgjedhjeve (Gje qe ka pak gjasa te ngjaje) mundet te marre 1-2 deputet, por do ishte gabim i Rames dhe PS te merrnin LSI ne preher pas gjithe atyre historive negative qe kane ngjare....sepse do i jepnin frymemarrje prape Metes...........Meta vetem bashke me PDIU eshte jashte skenes pas zgjedhjeve......meta perfundimisht ka humbur ose do mbetet ne Preherin e Berishes.

Submitted by Hithri (not verified) on

Meta po i mban kembet ne te dyja anijet PS, PD, dhe do kaloje ne momentin e fundit ne ate qe ai do nuhase ka shanset e fitores. Rrace derrash! Mjere ne me kete rrace polit-qelbesish qe na la pas PP. E kane degraduar Shqiperine ne nje abses gjigand qe asnje operacion kirurgjik s'e sheron dot!!!!!!!!!!!!

Mjera ne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! si shkruante P. Marko ne Qytetin e Fundit, se ashtu kemi perfunduar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.