Ditë qershori në vitin 2029

Postuar në 09 Qershor, 2013 03:52
Pëllumb Kulla

Japonezët nuk duan ta dijnë kush-me-kë përplaset për pushtet në vendin e shqipeve. Nuk dërgojnë vëzhgues, nuk kanë interesa, nuk paguhen nga qeveria shqiptare, nuk i njohin dy anët dhe vetvetiu nuk mbajnë asnjërën prej tyre. Megjithatë ata nuk lenë pa mbajtur shënim çfarë bën vaki mbi sheshet e kësaj bote.
U mrekullova nga një kampion i teknologjisë, që japonët duarartë po futin në treg në vitet që vijnë e që unë e hasa në një ekspozitë marramendese, në vizitën e shkurtër në Tokio, teksa erëra të nxehta elektorale fshikullojnë këto ditë në Shqipëri.
Ajo që pashë, ishte një ëndërr… Le të zgjohesh sa të duash, prapë në ëndërr mbetesh! Ishte një lloj makine kompiuterike me një stampë ku shkruhej Miyako Monozukuri … Kish edhe disa gërma e shënja të tjera, që nuk i shënova dot. Një mrekulli! Themi ne, që janë përpara gjermanët, kinezët, amerikanët, por në atë ekspozitë bëheshe qesharak ta zije në gojë këtë. Sapo u njoha me makinën, në tri ditët më pas, nuk iu ndava.
Ishte një aparaturë që merrte dhe përpunonte miliarda e miliarda të dhëna, emra, shënja… Interpretonte zhvillime, tendenca, rezultate dhe shpesh fuste koeficiente të papriturash dhe ja, mrekullia: të jepte në pëllëmbë të dorës historinë e botës dhe të shteteve të veçantë, deri në gjashtëmbëdhjetë vjet avancë! E pabesueshmja të dukej një bizhdile e papërfillshme. Të dukej se befas të jepej të shijoje të pamundurën. Këta japonët famëmëdhenj nuk të thërrisnin aty të testoje shpikjen… Jo-jo, ishe ti që testoheshe nëse mund ta mbaje peshën e ngjarjeve që vijnë, nëse e duroje dot, apo përfundoje i goditur, sikurse jam tani edhe unë, nga këto që po matem të rrëfej.
Nuk po ndalem, se cila aventurë më shpuri dhe si u gjenda atje. Më lejoni veç t’ju tregoj se ç’pashë. Natyrisht u përqëndrova te vendi që më interesonte dhe e gradova kërkimin në të gjashtëmbëdhjetin vit që këtej në terrenin tonë të 2029-ës. Pashë foto fantastike, njerëz që njoh, por këtë herë më të vjetër, dhe që unë vetë ndoshta atëherë do të kem mbyllur sytë e nuk do arrij t’i shoh ashtu. Ishte një si paradhënie, si biçim privilegji, që më bëri ajo aparaturë japoneze që rend e rend përpara në kohë. Pashë video lloj-lloj, pamje qytetesh, me ca ndryshime natyrisht, ura, rrugë të reja (bile edhe ndonjë inaugurim të tyre, herë herë). Pashë mbledhje të parlamentit. Më zuri syri dhe Fahri Balliun mes deputetëve. Më së fundi, Fahrikja! … Parlamenti mblidhej në atë ndërtesën që mblidhet sot, vetëm se e lyer ndryshe. Gazeta elektronike me tituj të mëdhenj të jepnin idenë e ndryshimeve.
Vetëm në majë të pushtetit nuk kish ndryshim. Qeverinë e kishte ende Partia Demokratike… Dhe aty nënvizohej se qëkur lideri i saj i atëhershëm vodhi votat më 2009, pushteti nuk qe lëshuar më, sado që vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo katër vjet kishin vërejtur se zgjedhjet e mëpasme kishin bërë nga një hap më përpara. Tani kryetar i Partisë Demokratike qe bërë Kastriot Islami, zgjedhur me unanimitet. Dhe bile kish marrë edhe postin e kryeministrit, e që ditën e parë kish kërcënuar se rebelëve opozitarë do t’u thyente kafkat. Linte përshtypjen e një specialisti kafkash… Berisha ishte kryetar nderi tani, i plakur natyrisht… Nuk lëvizte shumë. Kur do të kalonte ai nëpër bulevard, trafiku ndalej dy ditë përpara, snajperët zinin vend mbi terracat e ministrive dhe në katër pesë vende, si rastësisht, shfaqeshin tanket. Përpara godinës së kryeministrisë ish ngritur një shtatore e lartë për të, dhe në ballë të piedestalit lexohej me gërma prej bronxi një e thënme lapidare e zonjës Topalli:
“PD është Sali Berisha! Ne themi Partia dhe nënkuptojmë Berisha! Ne themi Berisha dhe nënkuptojmë prapë Berisha! Ne nuk themi asgjë dhe nënkuptojmë po atë!” Një fotografi e madhe tregonte ditën e zbulimit të shtatores. Shiritin e priste vetë ai, shtatorja prej mishi, plaku Sali, i Berishajve. Jozefina kishte ngjyer leshrat. Ishte bërë ministre e mbrojtjes tani, dhe në kartvizitën e saj qe vizatuar një flakëhedhëse.
Kalova një sy mbi listën e ministrave të tjerë… I kulturës qe bërë Petrit Beci, i jashtëm Polloja, i brendshëm Artan Hoxha. Selami ish emëruar prefekt i qarkut të Elbasanit dhe rezidencën e kish kërkuar në Librazhd. Një video tregonte një manifestim të fuqishëm, ku një turmë kërkonte hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Në një gazette i kërkonin llogari mikut tim, Maks Velos, se si e qysh në këtë zhdukje, krehje dhe fshehje dokumentash, artisti i shquar Velo, me një mllef të pashuar kadarejan, ngulte këmbë që Arshi Pipa paskej qenë bashkëpunëtor i maskuar i diktaturës. Ca komentatorë Maksit këtë ia quanin pacipësi… Stessa spiaggia, stesso mare!…
Ishte viti 2029, qershor, stinë votash, si tani… Kryetari plak premtonte përsëri vizat me ShBA-të në prag të heqjes. Duhej bërë durim edhe katër vjet, përgjërohej ai. Këtë e thosh para mikrofonit, pa grumbuj me flamurë përpara. Nuk u vinin më njerëz nëpër sheshe. Çfarëdo koalicion të shfaqej në tribuna. Duhej mundim i madh t’i mblidhje.
Të gjitha gazetat e një dite jepnin lajmin se do të jepej kësti i tretë I shpërblimit të të përndjekurve, si edhe kësti i parë për të tëra përmbytjet që ndodhnin çdo vit, prej njëzet vjetësh. Fushata ish e ndezur. Ilir Meta me trupin e dhjamur, lëvizte me një karrocë me rrota. Ai ish kthyer përsëri në koalicion me demokratët. “Ju votoni, ne ju punësojmë!” ishte sllogani i ri i LSI-së. “Ramës jepini ujë në bisht të lugës!”, ulurinte kryelësëisti. Tërë kryesia e partisë besonte se këtë radhë posti në krye të ministrave, nuk do t’i shpëtonte nga dora Ilirit. Katërvjeçar pas katërvjeçari, Ed Rama kish rënë, ish ngritur, rënë prapë dhe pat ardhur përsëri në krye të PS-së, pasi kish mposhtur rivalët e herëpashershëm, Majkon, Malajn, Blushin. Këtë radhë i binte kryq e tërthor vendit, jo me një, por me tre autobuza mavi. Në një shpallje televizive ai premtonte me be dhe rrufe, se vota ishte e shenjtë! Dhe këtë radhë, këtë radhë, këtë radhë …ajo do të mbrohej si kurrë ndonjëherë! Në Rinas pat zbritur grupi i vëzhguesve, që kryesohej për herë të tretë nga një Grossruk. Jo nga ai i pari, as nga djali i tij, ishte i nipi tani. Për koincidencë, edhe nga Departmenti i Shtetit kishte ardhur, po ai, Jonathan Moore, që mbante po atë post dhe po ato syza. Tullac, këtë radhë. Binte në sy një deklaratë e tij në konferencën e shtypit: “I gjithë preokupimi që ka Shtëpia e Bardhë dhe Presidentja Çellsi Kllinton, është që të pranohet rezultati”. Një gazetar, Ad Thano, e pat pyetur: “edhe po të vidhen votat përsëri, paturpësisht, hapur?!!”. Zoti Moore i ish përgjigjur prerë: “ne, në Uashington, ku lëvron demokracia më e përparuar mbi glob, kemi mendimin top, se mospranimi I rezultatit është faj shumë më i rëndë se vjedhja e hapur e votave!”
Lart e poshtë Shqipërisë shihje ndryshime, por jo shumë të dukshme. Ja, ishte përshëmbull një degë e Universitetit Kristal, në Panaja, dhe dy universitete private në Bilisht. Nëpër tërë qytetet e vendit shihje fabrika çimentoje. Qe ngritur një kombinat zift-betoni për për nevoja të shtrimit të rrugëve, se rrugëndërtuesit shqiptarë merrnin porosi nga tërë Europa, falë kualitetit të tyre të mirënjohur që nga viti 2013. Në atë kombinat ishin punësuar rreth 300 vetë në tentativën e njëherenjëkohëshme për të punësuar 300 mijë të papunët. Shifra nuk qe mbushur, sadoqë qenë hapur fronte si agrodistileria gjigande e pijeve të forta, që mbante emrin e Fatos Nanos, dhe zgjerimi i poligonit “Ndrea Prendi”, më i madhi në Ballkan për përgatitjen e snajperëve. Qenë punësuar me shumicë, mjekë, infermjerë dhe sanitarë, sidomos kur qe ngritur spitali i madh onkologjik “Tritan Shehu” dhe dymbëdhjetë çmendinat moderne, anekënd atdheut. Por ai, numri I premtuar për punësim në qershor të 2013, nuk qe arritur dot…
Si përfundim, këtë futuroreportazh unë do ta dërgoj për botim, por jam i bindur që nuk do t’ia shijoj efektin, se e ndjej që në Japoni u godita rëndë, dhe ca pushim në njërën nga çmendinat e pakta që kemi hëpërhë, nuk do të më bënte aspak keq. Përkundrazi! Nuk do të kem as rast të lexoj në fund të shkrimit komentet dashamirëse të të ngarkuarve me punë natë e ditë nëpër gazetat opozitare. Po gjithsesi unë e di se çfarë do të më thonë militantët e prapaferrave: do thonë që jam mosmirënjohës, që e kam dredhur, që kam qenë bashkëpunëtori Sigurimit, që pres nga zgjedhjet të lëpij ndonjë kockë… Po mirë, o burra, po edhe këtë herë?! Edhe këtë herë, që po jap lajmin me garanci shkencore japoneze, se do të vazhdoni përjetësisht ta milni lopën tonë të lodhur?!

/DITA/

Comments

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Faleminderit, Pellumb Kulla.

Do te jete pikerisht ashtu ne Shqiperi,  sic ta ka pershkruar kompiuteri yt japon, kompiuteri  per te cilin ju zoti Kulla,  keni meriten modeste te jeni bashkautori telepatik.

Do te jete pikerisht ashtu ne Shqiperi, ne 2029, ne 2069, ne 2129, si dhe ne 3029.

Sepse, keshtu ka qene mespermes gjithe historise se ketij trualli dhe ketyre popullatave qe kane vegjetuar ketej pari, pavaresisht cilet kane kaluar neper të, duke lene pasardhesit e tyre hibridë qe folën gjuhen e vendasve: romake, hune e visigote, sllave apo turq, te kuqte, te verdhte apo te bardhte, easterns apo westerns, me kryqe apo me gjysma hënash, me flamujt e Papatit e Venedikut, apo me stemat e Traktatit te Varshaves dhe te Nato-s.

Kemi mbijetuar permes mijevjecareve, si breshkat e Galapagosit, te mbeshtjelle ne zhgunen cuditerisht te padepertueshme dhe te patreteshme te gjuhes, sot te quajtur "shqipe", po aq te ngadalte dhe pothuaj po aq te pandryshueshem, sikurse ato breshkaat e atij ishulli.

Sepse mbijetesa jone  nuk ka qene nepermjet  pershtatjes dhe ndryshimit, por nepermjet mosndryshimit dhe konservimit, nepermjet mbeshtjelljes ne ate zhguallin e gjuhes si e vetmja strukture identitare qe eshte veteruajtur ne menyre natyrore, pothuaj pa asnje lloj perpjekje te vetedijshme.

Kur shtoheshim, aq pak sa shtoheshim, nuk kemi luftuar per ndryshimin dhe progresin se brendeshmi, por e kemi gjetur zgjidhjen tek flakja jashte zhguallit. me gjakimet e emigracionit, gjithmone me më shume se gjysmat e popullatave, qe iknin si te nderkryer dhe nuk e kthenin me koken pas, per tu thetersuar dhe shuar pas dy-tre gjeneratsh.

Keshtu ka per te mbetur derisa shkollimi dhe edukimi te mos behet kryefjala dhe kallzuesi i perpjekjeve te shqiptareve, per te krijuar shtresen e inteligjences se vertete kombetare dhe  vizionare per te udhehequr kombin nga ndryshimi se brendeshmi, ne radhe te pare.

Submitted by Gjon (not verified) on

Si ka mundesi qe me gjithe ato palo te dhena kompjuteri te mos kete thene asgje mbi opoziten, sic duket zotit Kulla i kane dhene per te testuar vetem kompjuterin mavi, duhej te kishte provuar edhe c'thoshte kompjuteri blu, ashtu thjesht per kuriozitet e per te dhene nje histori komplete me te balancuar (tek e fundit kompjuterit japonez nuk i intereson partizanlleku alla shqiptarce). Psh. a nuk do te ishim kurioze te dinim se cfare behej me Edi Ramen, Koco Kokedhimen, Erion Veliajn... po me Ps-ne.

Submitted by Edlira (not verified) on

Aty e kishe Opoziten, o Gjon. Premton Edi, te ruaje votat e vitet ikin! Meten e kishe aty, Majkon, Malajn... Sikur ta merrnin fuqine, atehere coc do te thosh kompiuteri. Do shihnim sa burra te mire jane

Submitted by Anonimaron (not verified) on

Pse na ndjell ters a derebardhe! Ne mezi po presim 23 Qershorin e mrekullive,dhe ajo dite do vije dhe shqiptaret e meritojne Rilindjen dhe do ta gezojne,dhe plakun jo permendore por ne çmendinore do ta fusin dhe te jape llogari me pare.

Submitted by Visaret e politikes (not verified) on

Pellumbi e ka shkruar shume bukur,

por mua me duket se ka mbajtur me hater ata qe edhe besojne ne Rilindjen edhe duan qe rilindja te jete e perjetshme!

Po viset e politikes keto visare kane Anonimarion: sot ngjitesh, por neser do bjesh!

Dashke zotrote qe edhe te fitosh si Rrrrot...acion me 23 qërshor, edhe te jesh ne pushtet me 2029?!!!

Njerezit mezi e dallojne Ed Ramen qysh tani nga Berisha, e jo ta mendojne njelloj te deshiruar pas 16 vjetesh!

Le qe ku e le gjalle IlirMeta Ramen ne pushtet, edhe sikur Berisha tu thote: Djema, rruget ua bera, çojeni perpara stafeten!

Them se, meqe do kete gelltitur edhe Gjato-Ramen, Kulla e perfytyruar Meten ne karroce peshe-rende, se mos harroni: ka qene mundes Ilir Meta. Meqe punoi ca kohe me Berishen, u be edhe intelektual!

Hapni syte me 23 qershor, se Berisha as tani nuk do ju lere te gezoni, jo me 2023!

Komunistet gjithnje fitojne, por bolsheviket ngrihen nje gisht mbi ta!

Submitted by nono (not verified) on

GALLATE BRITHYERISH NE AUTOBUZIN E LINJES TIRANE TEATRI BYLIS MYZEQE

prill1992 ,Tirane

he more cfare ben? mire je? ja ashtu i thashe.po ti ketu?.mora ca lek hua me tha  dua te blej nje vize greke ose italiane jemi dy vellezer te martuar jemi pa shtepi.ky i Riu tha e shkrehu punen fare ndermarjet do mbyllen cmimet jane rritur nuk na tepron as per te ngrene tha.Ishalla pac fat i thashe.Do ikim tani se erdhi autobuzi.

U ulem ,dhe po prisnim te nisej autobuzi.filloj autobuzi te merrte rrugen drejt myzeqese.filluan llafet njerezit,keshtu ashtu, vetem politike,kur shfaqet tek mikrofoni i gjate flexibel partnerja e luftar pajes ne estraden e bylisit(QE NE FAKT S'KA PSE TE MBAJ KETE EMER).une tha sikur po u fliste turisteve jam ajo......ju me njihni mua......e more zoterinj tha kohet ndryshojne .keshtu eshte kjo bote.asnjeri nuk fliste.tani tha do te merremi pak me ate xhaxhin tha.xhaxhin ju e njihni tha dhe e kuptoni per ke e kam fjalen.heshtje ai more tha qe i riparonte corapet e shoqja ,dhe i vishte 200here. E KESHTU E ASHTUnga tirana ne myzeqe duheshin te pakten tre ore e gjysem te mbrije.nuk pushoi duke e ironizuar xhaxhin e nuk i la gje pa thene.aty nga lushnja qetesine e prishi njeri .i thote moj ti tek ai mikrofoni me zorre flexibel po ai enveri te mori e te sistemoi me pune ne hambarin e shqiperise ku nuk te mungonte asgje ne tavoline dhe ke bere palle tere jeten nuk ke punuar as me norme as me page te ulet cdo gje qyl te hapeshin dyert kudo.......,nuk e diti ti qe ti i perket shtreses inproduktive te shoqerise,je parazite je shushunje.punonim  ne qe haje ti moj malarike.a e di ti se sa e afte je te perballosh jeten ne kete ekonomine e tregut.ti mezi lan rrobat e tua etj etj.apo e harrove pergjigjen negative qe te dhane per tu punesuar ne vlore. myzeqeja te pranoj ty moj ...u me marcin te keqen tha .sot tha mora pergjigje pozitive nga selia e pd -se ne rrugen e kavajes.do te me emerojne diku ne ambasade.aty autobuzi ndaloj.shoferi tha une jam i adiktur nga alkoholi do pi pak tek ky klubi nje kacurrel.ende nuk kishim arrirur ne myzeqe.kthehet shoferi nga klubi dhe vazhdojme rrugen ,shoferi ja mori kenges degjom mua i tha une jam kurveleshas tha hajde te kendojme bashke ate kengen "NGA TE LIGAT QE KISHTE BERE I DUKESHIN ARMIQ TE TERE"dhe po kendonin bashke.kenga mbaroi kur po i afroheshim teatrit bylis.i thote shoferi leket e biletes i pagove?po i thote ajo ke ndonje te holle te me japesh se dua ndonje gote kacurrel tjeter. posi i tha.dhe i dha.duke zbritur takoj vellane e shoferit tha, hajde me ndihmo pak tha se te duan keta te teatrit tu besh nje skene per teatrin bylis ne ballsh.nuk te marr vesh i thashe.hajde se te tregoj une tha.u futem poshte kur aty gjejme kicin dhe bustin ,pavaresisht se me pare shkembyem ca llafe me drejtoreshen e teatrit per pune zanati .ketu e kam tha e hodhen poshte edhe shume nga  te tijte tha burra pa bythe,brithyer tha.lere ate muhabet i thashe por une skene per ballshin nuk bej.behej fjale per mungesen e nje burme pafund e cila donte prodhuar ne uzine por as fonderia as tornot nuk punonin me.lingota nuk kishte.pastaj ne humoristet e ballshit ne fier i kishim .nuk behet i thashe.

duke dale nga teatri tek atokioskat anes tij po degjoheshin te bertitura hej tha e kam thene tha kengen e kemi pas kenduar shpejt qe para 90 .iku tha shyqyr shpetuam........

rikthimi

zgjedhjet lokale pas 2002

hajde shoku kryetar .urdhero brenda.pastij erdhi kamaramani.do te bejme nje spot tha per kandidaturen ne zgjedhjet lokale te kryetarit.s'ka pengese i thashe .bene ato punet e tyre dhe u larguan...

keshtu sic duken punet shoku kryetar do te fitosh dy here zgjedhjet lokale jo vetem kete here por edhe zgjedhjet e tjera.qiqua buzeqeshte dhe pyeste ASHTU MENDON TI po po .....

nga vendimet e keshillit bashkiak myzeqe

KESHILLI BASHKIAK I MYZEQESE DUKE U KONSULTUAR EDHE ME DARK_UN FIER VENDOSI TI JAPE TITULLIN QYTETARE NDERI E FIERIT ZONJES:PARNERES SE LUFTAR PAJES NE SKECIN>LOJA ME TELEFONA>PER MERITA TE LARTA NE RREZATIMIN KULTUROR PER ZONEN E MYZEQESE.

PER KESHILLIN BASHKIAK :KRYETARI >>>>>>>
PER DARKUN>>>>>>>>>

SEKRETARI >>>>>>>

fieri.com

punojesi i skenes se teatrit bylis qe morri ne mbrojtje bustin.........

KA DHE SHUME VENDIME TE TJERA QE I KENI MARRE NE DEPARTAMENTET E BASHKISE........DHE KESHILIT BASHKIAK.....

GAZETA RESPUBLIKA

DOTE VENDOSIM BUSTIN E SHOKUT ENVER TEK PIRAMIDA.

nuk merret vesh sec behet ne myzeqe dhe thone pastaj se......SE ZOTI DAJTI E KA GABIM,

vazhdo zoti dajti

suksese.i paharruar qofte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.