Budallallëku më i madh që kam lexuar (replikë një shkrimi të H. Çilit)

Sot lexova në Mapo një artikull të Henri Çilit që fliste për KQZ, dhe se çfarë mund të ndodhte lidhur me të. Kuptohet që kur ai shkruan për një çështje të tillë, përdoret për të hedhur mesazhe që politika më tej t’i përtypë.
Në artikull pas një analize të çalë të tij për shkarkimin e Muhos, fillon dhe bën një vlerësim se mund të ketë një riformatim të KQZ-së. Por ky riformatim sipas tij duhet të bëhet, jo për shkak se KQZ-së i ka humbur legjitimiteti, por sepse përfaqesuesit e të djathtës në KQZ duhet të ndërrohen meqënëse kanë bërë një performancë të dobët, ndërkohë që përfaqësuesit e propozuar nga PS, nuk duhet të rikthehen, pasi kanë shkelur etikën e funksionarit të shërbimit publik duke qenë se i janë kundërvënë atij që i ka ermëruar, pra Kuvendit (!). Sipas tij një funksionar i tillë nuk mund t’i kundërvihet organit të emërtesës (!).
Ky është budallallëku më i madh që kam lexuar (i shkruar i zezë mbi të bardhë), si dhe llogjika më e cëkët e përdorur për vlerësimin e veprimeve të tilla si dorëheqjet. Në radhë të parë H.Ç. me shokë u duket e pamundur që të ketë reagime dhe veprime civile të një individi ndaj kujtdo që shkel ligjin, qoftë ky edhe eprori i tij.
Së dyti, H.Ç. mendon se një funksionar publik, apo një nëpunës shteti duhet të jetë një shërbëtor i bindur i shefit/eprorit të tij (si ai mund ta ketë për zakon që të kërkojë nga vartësit e tij), por një shërbëtor në kuptimin negativ të kësaj fjalë. Pra funksionari publik nuk duhet të ketë ndërgjegje apo edhe vetëvlerësim për veten, kur shikon që shkelet me këmbë nga shefi/eprori, për çështje/veprime që mendon se janë në kundërshtim me ligjin. Pra për H.Ç. dhe të tjerë si ai, në KQZ është më mirë të kesh vemje, njerëz pa dinjitet, sesa individë që kërkojnë, qoftë edhe nga eprori i tyre, zbatimin e ligjit.
Me duket e tmerrshme se si mund të hidhen për publikun argumente të tilla të cekëta, për të realizuar qëllimin, fshirjen e kujtdo që në kryerjen e një detyre, vepron me dinjitet dhe integritet. Për mua e kundërta duhet të ndodhte, pra njërez të tillë duhet të vlerësohen dhe jo të mënjanohen me sebepin e “shkeljes së etikës”, ndaj eprorit.
Për më tepër për Çilin H., në analizën e tij për riformatim barazohet zëvendësimi i anëtarëve për paaftësi ( përfaqësuesit e propozuar nga e djathta) me zëvendësimin e anëtareve që kishin kurajo për të kërkuar zbatimin e ligjit (?!!!).
Çfarë absurditetesh apo edhe vlerësime të cekëta perdoren për të dërguar ujë në mullirin që duam. Nuk e di ndoshta u shfryva shumë, por nuk mund të duroj kur mediokritete të tilla paraqiten si argumente për publikun dhe politikën. /Gazeta Dita/
Comments
Pse i ke rene kaq shkurt, z.
Pse i ke rene kaq shkurt, z. Vasili? Perse nuk shkruan se H.C. Jo vetem qe nuk ben gazetari por per ata qe nuk i lepihen askujt eshte thjesht nje puthador servil i SB deri ne ate pike sa shpesh humb edhe dinjitetin si pseudo-intelektual. Ske ci ben eshte cmimi per tu paguar per te mbajtur hapur nje shkolle te larte!
Pare ne aspektin social

Pare ne aspektin social vrejtjet ne artikull duken me vend. Ndoshta gaboj, por nese keto konsiderata H.C. i bene personalisht nga pozita te nje analisti, atehere eshte e kot tu kushtohet rendesi. Por nese eshte konsultuar per te leshuar propozime politike, sado te formuluara me mangesi, atehere problemi duhet marre ne konsiderate seriozisht. Ne kete kontekst, Henri C. eshte thjesht nje zedhenes, per ti thene krahut te majte se jemi te gatshem per levizje qe cojne drejt zgjidhjes se problemit te krijuar.

Eshte koha kur proçkat
Eshte koha kur proçkat hileqare dhe budallalleku i maskuar ne mantelin e elokuences shiten me shtrenjte se idete e vlefshme dhe ndershmeria intelektuale. Nje puthadore regjimi si Çili eshte paradigma e individit qe ne saje te pehlivanlleqeve intelektuale te marre me te miren prej regjimit: duke luajtur ne zonen gri ku nuk dallohet mire kufiri mes mediokritetit dhe inteligjences, ate do ta kemi edhe per shume kohe verdalle, duke i sherbyer gjithnje me te fortit, dhe duke bere punen e perçmuar por te mirepaguar te prostitutes politike.
HC flet gjithmon ne te mire

HC flet gjithmon ne te mire te publikut sepse e mban veten si zedhenes i te mires publike dhe i pavarur. Por HC eshte dashnor i te mires publike aq sa bossi i tij SRB eshte dashnor i fjales se lire. Eshte e cuditeshme qe ne akrobacite bajate te Cilit e mira publike nuk koincidon asnjehere me rrotacionin. HC eshte njeriu me anti-publik sepse per brezat e ardhshem do te quhet "Sudja" i piramides se diplomave pa vlere. Ky ndyresia jo vetem punon hapur per fatekeqesine tone kombetare SRB por po shkaterron inteligjencen e nje gjenerate te tere.

U mbars dhe Çili e pçolli një

U mbars dhe Çili e pçolli një (sh)krim...

H. Çili do ishte "Budall" po

H. Çili do ishte "Budall" po ti besonte vertet ato qe thoshte por ne fakt ai eshte thjesht "I Shitur".

Z.Vasili, kaq mund te pritet

Z.Vasili, kaq mund te pritet nga nje pseudointelektual si Cili. Cili eshte nder figurat me antipatike te "analisteve" ne Shqiperi. Ka interesa te lidhura ngushte me pushtetin dhe sillet gjoja si asnjanjes. Dhe lidhur me shkrimin e tij, qe kur nje zyrtar nuk mund te jape doreheqjen? Ky mundohet ta mbuloje diellin me shoshe...

HC duhet te luftoje

HC duhet te luftoje maksimalishte te majten qe te mos kthehet ne pushtet sepse Ed Rama e ka bere te qarte se do ta mbylli fabriken e dipllomave fallso me pagese te HC dhe sorollopeve te tjere.

Çfarë mund të presësh nga një

Çfarë mund të presësh nga një katundar që e shetë veten për intelektual

Mire Cili paska qene i ceket,
Mire Cili paska qene i ceket, por ti nuk paske denjuar as te lagesh pak kembet per ta kuptuar more shoku jurist.
Me thene te drejten ky ishte i kuptuari me i ceket i nje analize "te ceket".
Eshte pergjigja me me

Eshte pergjigja me me budallallek qe kam lexuar. Sa per Henri Cilin, ju te gjithe dashur pa dashur jeni ne rolin e dhelpres te Ezopi-t.Duke qene keshtu si jeni, nuk kini kapacitetet qe te kundershtoni idete e Cilit dhe per kete kaloni ne perdorimin e fjaleve fyese dhe epiteteve mjerane. Kjo sepse jeni pa intelekt por jeni njers shares, nje specie qe ka linduir kohet e fundit ne shtypin shqiptar!

Add new comment