Amerika bëhet më europiane

Postuar në 18 Janar, 2013 03:38
Financial Times

Europianët kanë diçka për t’u gëzuar. Për vite ata janë ndjerë të padashur nga amerikanët. ‘Përçaj dhe sundo’ e George Bush-it të ri (kujtoni ‘Europa e vjetër kundër së resë), u pasua nga rishpikja e Barack Obamës ‘Shtetet e Bashkuara si forcë e Paqësorit’.
Tani Europës i janë premtuar miq të fuqishëm në kompleksin presidencial. Nominimi nga presidenti Obama i senatorit John Kerry në krye të Departamentit të Shtetit, dhe i ish- senatorit Chuck Hagel në Pentagon, do t’i plotësojë këto dy poste të larta me politikanë me të cilët europianët do donin të bënin biznes.
Ata përshkruhen si të gjeneratës me Atlanticizëm në gjakun e tyre: amerikanë te të cilët pikëpamjet mbi botën janë krijuar bazuar te rëndësia e aleancës euro-amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.
Ata janë mbështetës të fuqishëm të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Hagel ka pasë kryesuar Këshillin Atlantik, një institut në Uashington, i përkushtuar për qëndrueshmërinë e lidhjeve transatlantike. Të dy të nominuarit janë mbështetës të Konferencës së Munihut për Politikën e Sigurisë.
Kështu, ka më tepër lajme të mira për ata që frikësoheshin se kontinenti i bllokuar në krizën e eurozonës gjykohej si i parëndësishëm. Shtëpia e Bardhë dëshiron ta rigjallërojë hapësirën e lirë tregtare transatlantike, që kishte ngecur për një kohë të gjatë.
Europa është çështje frustrimi të madh, dëgjohen tek thonë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, por gjithsesi është aleati më i fuqishëm dhe partneri më i rëndësishëm ekonomik.
Është e vërtetë se qasja e re në Uashington e thekson problemin e një lideri të Europës. Këtë javë, një zyrtar nga Departamenti i Shtetit, deklaroi publikisht se ndihmësit e Presidentit për një kohë kanë thënë privatisht: është e çuditshme që kryeministri britanik David Cameron flet për referendum, me të cilin Britania mund të ndahet nga Europa.
Sa i përket të ashtuquajturave raporte speciale, Atlanticizmi nuk është një alternativë kundër europianizmit. Një konsekuencë e sigurt e daljes britanike do të jetë dobësimi i zërit të Britanisë në Uashington. Cameron-it tashmë i është bërë e ditur se jashtë Bashkimit Europian, Britania do të mbetet vetëm.
Veteranët e dekoruar të luftës, Kerry dhe Hagel, janë anëtarë udhëheqës të shkollës së politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara “së pari bisedo dhe shtij vetëm nëse duhet”. Ata i shohin aleancat si shumëzuese e jo si kufizuese të fuqisë amerikane. Ata nuk janë të butë. Ata e kuptojnë se madje edhe superforca duhet të mendojë fuqishëm sesi do të përfundojë lufta, para se ajo të fillojë.
Iraku dhe Afganistani qëndrojnë si dëshmi sa e përgjakshme dhe e shtrenjtë, sesa i nevojshëm është një qëndrim i tillë. Europianët nuk mund të presin të merren seriozisht nëse i ulin buxhetet ndërkohë të vogla të mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara tashmë llogaritet të kapin më tepër se 75% të shpenzimeve të NATO-s.
Marrëveshja për tregti të lirë transatlantike do të kërkojë koncesione të dhimbshme në të dyja anët, por është absolutisht e nevojshme gatishmëria europiane për t’u marrë me subvencionet në agrikulturë. Me gjasë, kjo është shumë për kontinentin e rraskapitur nga kriza e euros. Por ndryshimet në Uashington paraqesin mundësi serioze.
Shtrohet pyetja, a dëshiron realisht Europa të zgjedhë anashkalimin përgjithmonë?

MAPO

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Interesante: Chuck Hagel, Sekretari i mbrojtjes, ne nje deklarate te dikurshme ka thene se

"Lobi cifut ka nisur te trembe shume vete ne Amerike" ndersa Colin Powell e ka korrigjuar duke thene se ai ne vend te "Lobi cifut" (qe duket si term racist) ka dashur ne fakt te perdore termin "Lobi izraelit" pra lobi pro politikes se shtetit te Izraelit.

Ndersa John Kerry sipas gazetes izraelite Haretz :eshte kryediplomati amerikan me origjine cifute (te dy gjysherit cifute) ndersa i vellai Kamerun eshte konvertuar perfundimisht ne Judaizem. Sipas kesaj gazete John Kerry (ose me mire John Khon) eshte mik i madh dhe vizitor i shpeshte i Izraelit dhe do te ndaloje Iranin ne perpjekjet e tij berthamore.

Keto emerime shpresoj te jene pasqyrimi i nje politike te ekuilibruar ne Lindjen e Mesme, qe vjen prej natyres se Obames, dhe padyshim i jep nje pamje me evropiane e Amerikes, sic e cileson Financial Times.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.