Çne Regani? (dhe çne Koleka?)

Postuar në 16 Shkurt, 2013 10:07
Eduard Zaloshnja

Në një takim me disa studentë, Berisha iu kthye këto ditë edhe një herë temës së dashur të tij të taksës së sheshtë. Taksa progresive dihet që është marksiste, tha ai, duke vazhduar se ka zgjedhur taksën e sheshtë, ngaqë e kishte për zemër Regani (ish-presidenti i SHBA-së). ““Të paktën në dy shekujt e fundit, taksa progresive është koncept marksist. E dyta, ajo e sheshta, është koncept konservator, i cili kulmoi me Ronald Reganin,” tha Berisha.

Duket që ai nuk ka lexuar gjë për taksat e kohës së Reganit, as atëherë kur ishte anëtar i PPSH-së, e as tani që është kryetar i PD-së. Nyja në vijim ka dokumentin zyrtar të Shërbimit të Taksave të SHBA-së për vitin 1988, viti i fundit i qeverisjes së Reganit http://www.irs.gov/pub/irs-prior/i1040–1988.pdf . Nga ky dokument shihet qarte se taksa mbi të ardhurat personale në SHBA në kohën e Reganit ka qenë progresive, siç ka qenë gjatë gjithë historisë së kësaj takse në SHBA.

Kështu, për shembull, një beqar nën moshën 65 vjeç ka patur këtë progresivitet të taksimit në vitin 1988:

Të ardhurat personale vjetore deri në $4950: Taksa $0

Të ardhurat personale vjetore $4950-4965: Taksa $2

Të ardhurat personale vjetore $4965-4975: Taksa $3

Të ardhurat personale vjetore $4975-5000: Taksa $6

Të ardhurat personale vjetore $5000-5025: Taksa $13

Të ardhurat personale vjetore $5025-5050: Taksa $17

Të ardhurat personale vjetore $5025-5050: Taksa $21

E kështu me rradhe vazhdohej të aplikohej një përqindje taksimi në rritje, deri në nivelin e të ardhurave vjetore mbi $89560, përtej të cilit, për çdo 100 dollarë ekstra të ardhura, 33 dollarë i shkonin qeverisë federale si taksë.

Shkallezimi i taksimit eshte i ndryshem per persona te martuar dhe per grupmosha te tjera.

Edhe në mbledhjet e përjavshme të Këshillit të Ministrave, Berisha thekson vazhdimisht se modeli i propozuar nga opozita për taksimin progresiv është një politikë që ka rezultuar e falimentuar. “Ato janë politika që kanë dalë nga arkivat e Partisë së Punës së Shqipërisë, siç ishte rasti i taksës Koleka. Gazetarët investigative gjetën dhe dokumentin e tij, por që do mbeten vetëm në arkiva.”- thotë Berisha. Siç duket, Berisha njeh vetëm Historinë e PPSH-së, në të cilën ka milituar me devocion të lartë për 22 vjet (1968-1990). Sepse po të kishte lexuar historinë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shembull, do të kishte mësuar se, kur këto vende qeveriseshin nga “idhujt” e tij të djathtë Regan dhe Theçer, taksa mbi të ardhurat ka qenë progresive. Edhe sot kjo taksë është progresive në këto vende (madje edhe në shumë e shumë të tjera), por shkalla e progresivitetit është rritur.

Comments

Submitted by evisa (not verified) on

Te Dita e sotme  lexuam komentin e profesorit amerikan mbi taksën e sheshtë dhe llomotitjen mburravece dhe pa sens të Berishës për ngjashmëri me Reganin dhe konceptet e tij – Ishte interesant dhe meriton zbërthim dhe analizë. Zaloshnja dicka ka prekur ketu, por mendojme qe një nga konceptet e rendesishme qe trajton profesori është kthimi tek deficitet qeveritare "merr hua -dhe- shpenzo".

Ata që kuptojnë nga historia e ekonomisë e dinë që defiçitet u frynë në mënyrë eksponenciale nën administratat Reagan dhe Bush, të cilat ulën taksat për të pasurit, duke premtuar reduktimin e shpenzimeve të qeverisë (por ky reduktim nuk ndodhi). Atëherë kostot e defiçiteve në këto kushte paguhen nga klasa e mesme në tre mënyra të rëndësishme: inflacion më i lartë (ndërkohë që pagat e tyre bëhen përherë e më me pak vlerë), pagesa e kostos së rritur të qeverisë (për përballimin e interesit mbi borxhin publik) dhe kostot e larta të huamarrjes private, (kur borxhi publik i merr paratë nga qarkullimi, para të cilat mund të ishin vënë në dispozicion për tregjet e kreditimit privat dhe që rrisin kostot e kredive për shtëpi, makina, pajisje dhe mallra të tjera të konsumit).

Në SHBA nga ky aplikim erdhi shtrydhja e klasës së mesme. Është logjike: Nëse të pasurit paguajnë më pak dhe të varfërit paguajnë më pak dhe ne nuk i shkurtojmë shpenzimet qeveritare ose rrisim defiçitin, atëherë diferenca duhet paguar, ju e imagjinoni, mbi kurrizin e punonjësve të klasës së mesme, të cilët punojnë shumë tashmë dhe janë ata që me të vërtetë kanë nevojë për lehtësim tatimor. Nëse ne që jetojmë në SHBA do të kemi reforma, nga ato duhet të përfitojë klasa e mesme, dhe jo ata që tashmë paguajnë më pak. Vlen e njëjta gjë në Shqipëri? Le ta shpjegojnë ekonomistët dhe të mos bëjnë kot më kot partizanët e Saliut për ndonjë fond OJF-je apo ndonjë rrogë pedagogu, por të flasin siç është për të folur.

Submitted by katarakti (not verified) on

Frymezuesi i Kines se sotme, Ten Hsia Pini, pat deklaruar para 30 vjetesh se :"nuk ka rendesi nese macet jane te bardha ose te zeza, me rendesi eshte qe ato te zejne minj". Ky katundari me shkolle te larte nga Viçidoli ne vend qe te thote se ku jane te mirat apo te keqiajt e kesaj apo asaj lloj takse merret me marksizmin dhe fashizmin. Edhe sikur  te jete jo marksiste por edhe marsiane, ajo takse duhet te perdoret nese eshte ne te mire te ekonomise dhe vendit. Dhe e kunderta. Por çfare pret nga nje shpellan qe gjithe vitet e rinise i kaloi duke konspektuar veprat e Enver Hoxhes.

Submitted by f d (not verified) on

Taksat, duke u nisur per t'i bere sa me te kaperdis'shme po i misterizoni si piramidat e Egjyptit...

Jo vetem kaq, por vazhdoni te rishkruani te njejtat article duke u shtuar nga nje paragraf, duke na krijuar pershtypjen qe argumentat qenkan shume te pakta.(sepse diku ketu kam lexuar te njejtin me duket, pa ate shtesen politike ).

Te rinjte, as qe duan t'ja dine per disa emra si Koleka e te tjere, por duan t'ja dine per te sotmen e te nesermen, duan t'ja dine per shkurtimin e diferences midis 'unit' kapitalist dhe 'mases' socialiste, qe te mos shohin njeri tjetrin si nga planete te ndryshme te gjithesise.

Me kujtohet se ne fushaten e 2005,Berisha premtoi se do te ulte taksen e biznesit te vogel, dhe e uli, por c'e do se ja nguli duke i rritur xhirron dhe pagen mesatare per llogaritjen e taksave te sigurimeve shendetesore e pensioneve dhe te nje sere taksave te tjera vendore. (Kot m'u kujtua sa per shembull).

Taksat jane arithmetike (Olimbi), dhe duan saktesi qe nje dhe nje bejne dy dhe jo nje dhe nje bejne sa do ti zoteri (jo per ju).

Submitted by Beni (not verified) on

(DELETED)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.