Opozitarë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni!

Tashmë nuk jemi më vetëm në kritikat për Berishën si një lider autokrat që kërkon të ndërtojë një demokraturë që i largohet idealit për liri e demokraci në Shqipëri duke u përafruar, në thelb, me totalitarizmin e djeshëm komunist. Dhe që komunisti i cili nuk arriti të bëhet realisht antikomunist është bërë sot kërcënim për idealet e shpallura në nisje të tranzicionit, e deklarojnë edhe jo pak prej ish-bashkëpunëtorëve të Sali Berishës. Një nga më kryesorët është ish-presidenti Bamir Topi. “Ka një tendencë të qartë, e cila po implementohet çdo ditë. Ka shenja, ka simptoma të qarta të një politike totalitariste, të cilën Shqipëria e ka flakur tej qysh në vitin 1992. Ka tendenca për të kapur të gjitha pushtetet…” – deklaroi Topi menjëherë pas shkarkimit, me urdhër të Berishës, të kreut të SHISH-it. Dikur figura e dytë pas Berishës, sot Bamir Topi e akuzon liderin historik të PD-së për totalitarist. Zhvillimi është shumë dramatik dhe mjaft komprometues për kampin e “demokratëve” që tashmë shihet qartë se vetëm mbiemrin e kanë të tillë. Rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhgënjimit nga Berisha është dhe krijimi i Frymës së Re Demokratike, kryesimin e së cilës pritet ta marrë vetë Topi. Por reagimi në rritje kundër Berishës në krahun e djathtë të spektrit politik nuk mbaron me kaq. Edhe Aleanca Kuqezi (AK) nuk ka qenë më pak e ashpër në kritikat ndaj Kryeministrit dhe kreut të PD-së. “Regjimi i Sali Berishës është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare, sepse ai tashmë ka marrë nën kontroll të gjithë institucionet, të cilat ka ditur t’i transformojë në institucione të dhunës, shantazhit dhe zhdukjes së qytetarëve”, citohet në media të jetë shprehur kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Madje ka shtuar edhe se Berisha po përgatitet ta mbajë “me dhunë dhe shantazh pushtetin”. Fraza të ashpra që përpiqen t’u thonë shqiptarëve se natyra e vërtetë e pushtetit të sotëm nuk është ajo demokratike, por autokratike madje, diktatoriale. Se ç’është diktatura veçse një mbajtje e pushtetit me dhunë?

Pra nuk është vetëm opozita e majtë, ajo që Berisha kohë pas kohe e akuzon si neokomuniste, që e denoncon publikisht Berishën si një politikan me tendenca të qarta autokratike për përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Tashmë është edhe një krah i djathtë opozitar në formësim e sipër që denoncon fort rrezikun e rivendosjes së sundimit dhe zhdukjes së lirisë në Shqipëri. Sepse liria mbetet një fjalë e zbrazët nëse njerëzve nuk u jepet mundësia të kufizojnë pushtetin e kujtdo që ata kanë ngarkuar t’i qeverisë. Në këtë rast, qeveritari, shërbyesi i publikut, e kthen këtë të fundit në shërbyes të vetin. Kritikat që po ngrihen edhe nga një e djathtë e re (dhe shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë e djathtë) janë plotësisht të faktuara. Ndërkaq, ato duan të thonë se një bashkëqeverisje me autokratin pas zgjedhjeve për, gjoja, mos e lënë Shqipërinë pa qeveri (sikundër ndodhi me LSI-në), do të ishte një tjetër poshtërsi e hapur politike në kurriz të lirisë e demokracisë në Shqipëri.

Por, ndërkaq, vërehet një inkoherencë në qëndrimin e këtyre partive. Ndërsa denoncojnë autokratizmin, ato kanë shfaqur ngurrim deri më sot për të bashkëpunuar me krahun e majtë të opozitës, me PS-në dhe aleatët e tjerë të saj, që janë prej vitesh në përplasje të fortë me këtë autokratizëm. Në librin e tij të njohur “Vala e tretë”, Samuel Hantington paralajmëron se një nga kushtet fillestare për të mposhtur një pushtet autokratik, është bashkimi i opozitës. Dhe është plotësisht evidente që nëse ky bashkim nuk ndodh, fitorja mbi autokratizmin do të jetë e vështirë në mos e pamundur. Pushtet autokratik do të thotë aftësi e pushtetit për të mobilizuar pa asnjë pengesë, me ose pa ligj, resurset e shtetit në synim të jetëgjatësimit të një pushteti. Ky avantazh i pushtetit mund të eliminohet vetëm me kanalizimin e të gjitha energjive dhe përpjekjes opozitare dhe qytetare, në përmbysjen e pushtetit antidemokratik me mjete demokratike. A ka mes së majtës dhe së djathtës së re dallime politike? Sigurisht, ndryshe edhe krijimi apo ekzistenca e këtyre krahëve do të ishte e panevojshme. Por a duhet të kenë një e majtë dhe një e djathtë normale disa pika, disa vlera ku përbashkohen? Sigurisht, ndryshe nuk do të kishim bashkëjetesë pluraliste, bashkëjetesë në diversitet, por vetëm konfliktualitet pa fund. Do të kishim pikërisht këtë konfliktualitet kronik, nga i cili Shqipëria lëngon prej 20 vjetësh. Konfliktualitet kronik që i ka rrënjët në faktin që PD-ja dhe PS-ja nuk ndajnë bashkë vlerat themelore të demokracisë që janë ndarja e pushteteve, liria e votës apo edhe e fjalës. I vetmi moment që Berisha e propagandon edhe sot e kësaj dite, si kompromis historik PD-PS, është ai i ndryshimeve të Kushtetutës në 2008-n që ka cenuar rëndë pikërisht atë ndarje pushtetesh që e bën të pamundur sundimin autokratik dhe krijon hapësirë për lirinë. Por mos vallë PS-ja është edhe ajo një forcë autokratike, me të cilën e djathta e vërtetë demokratike nuk mund të bëjë aleanca? Zhvillimet nuk e pohojnë një gjë të tillë. Edhe gjatë 8 viteve në pushtet, e majta, pavarësisht korrupsionit shqetësues, nuk shfaqi shenja të një autokratizmi agresiv si ky që manifeston sot Berisha. Ndërkaq, nuk mund të mos reflektohet edhe mbi faktin që tashmë jo vetëm Edi Rama, por edhe një sërë figurash të larta në PS, e kanë pranuar si një gabim të rëndë dhe me pasoja për sistemin, amendimin e Kushtetutës në bashkëpunim me Berishën. E kanë pranuar si një gabim, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim politik si, për shembull, eliminimin e rrjedhojave të tij me anë të korrigjimit të Kushtetutës. Por, ndërkaq, figura brenda PS-së, si Erion Braçe, kanë kërkuar që një gjë e tillë të ndodhë. Dhe një e djathtë vërtet demokratike, mund ta vinte si kusht të bashkëpunimit të saj pikërisht korrigjimin e Kushtetutës për të restauruar ndarjen e pushteteve, pa të cilën demokracia dhe liria janë fjalë boshe dhe maska të një sundimi autokratik. Por, ndërkaq, refuzimi i një pjese të opozitës për t’u bashkuar me një pjesë tjetër të saj, me qëllim përmbytjen me votë të mekanizmit manipulativ të pushtetit autokratik të Berishës, do të ishte shfaqje e një steriliteti politik që nuk e çon askund as të majtën dhe as të djathtën opozitare. Se ç’rëndësi do të kenë idealet e tyre demokratiko-liberale nëse në pushtet vazhdon të mbetet varrmihësi i këtyre idealeve? Mposhtja e autokratizmit berishist në zgjedhjet e 2013-s është sot po aq imediat për t’i hapur rrugë idealit demokratik, sa ç’ishte përmbysja e regjimit komunist në vitin 1990, për t’i hapur rrugë pluripartitizmit. Mjaft më me gënjeshtrën e “demokracisë” pa demokraci, të “integrimit” pa integrim dhe “lirisë” pa liri. Sot nuk është në lojë një pushtet, një qeveri. Sot është në lojë sistemi politik. Do të jetë Shqipëria një vend me apo pa demokraci dhe liri? Prandaj për të gjithë ata që duan me të vërtetë një Shqipëri me “Liri-Demokraci” ka vetëm një moto: Opozitarë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni!
*Gazeta SHQIP
Comments
shoku andrea. ne france je

shoku andrea.

ne france je akoma.nuk i ke mbaruar pushimet.

kerkon te bashkohesh edhe me topin e kreshnik spahiun,por sa shpejt harrove qe keta ishin ne krye te pushtetit gjyqsor dhe jane perfolur edhe nga eaporti i KE per marrjen e shumave marramendese ne emrimin e gjyqtareve.

Prandaj për të gjithë ata që duan me të vërtetë një Shqipëri me “Liri-Demokraci” ka vetëm një moto: Opozitarë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni!

apo nuk ka rendesi se sa te korruptuar jane mjafton te jene kunder berishes.

hajde analize hajde.

po dihet ajo,ti shoku andrea je nje ANAList i madh.

Thirrja jote Z. Stefani do te

Thirrja jote Z. Stefani do te shkoje dem per aq kohe sa nuk analizohen shkaqet e verteta per situaten qe perjetojme. Dhe per aq kohe qe nuk heqim nga mendja idete e prestampuara ne trurin tone, qofshin prej miqesive qofshin prej urrejtjeve e zilive, analiza do te jete me difekte.

Berisha i sotem nuk eshte Berisha i 1995-1996-1997. Ai i atehershmi perpiqej (dhe here pas here ia arrinte) te ishte i eger. Ky i sotmi eshte miliarder. Nqs me 21 Janar u tregua i eger dhe mizor ishte sepse u perpoq te mbronte miliardat jo egon. Ai i atehershmi deshironte pushtetin qe nuk kishte ne qeveri (pavaresisht se te tere analistat e majte perfshi dhe ty Stefani thoni qe e kishte). Ai nuk luftonte vetem opoziten (ne fakt luftoi vetem Nanon) por luftonte kryesisht te tijet (Ruli, Uka, Manushi, Hoxha, Musaraj, Haxhia, Broci etj...). Ky i sotmi nuk ka asnje lufte me te tijet. Te tere te tijet jane te perulur, perfshire edhe nje pjese te mire te opozites (jo vetem Meta por edhe Islami, Blushi, Malaj e plot te tjere, ndoshta pse jo dhe Rama). Ai i atehershmi akuzohet nga mediat per nje tek vrasje, ate te Remzi Hoxhes, e cila sidoqofte mbart plot dyshime. Te pakten me shume se ato 4 vrasjet e 21 Janarit, apo tere Gerdecit. Ngelet edhe me e dyshimte se e Trebickes. ShIK-u i atehershem ishte i dhunshem, por duhet shtruar pyetja a ishte me i dhunshem se "shqiponjat" ne kohen e Nanos me 1997-2001? A ke ndonje episod te viteve 1992-1996 te ngjashem me tregtine e kurdeve dhe kinezeve te kryer ne kohen e Nanos (te cilen te tere e dine, por asnje i majte s'flet kurre)? Sic duket kinezi dhe kurdi nuk vlejne shume! Po motrat vlonjate, fierake a vlejne? A ke ndonje rast korrupsioni te 1992-1997 te ngjashem me shitjen e BKT-se, Raiffeisen, dhenies se Rinasit, licencave bankare pa bllokim leku, e plot e plote te tjera raste abuzimi te Nanos? Apo nuk duhet kritikuar ajo periudhe sepse ishte periudhe "me leke" sic edhe thuhet sot rendomti, perfshire edhe ne Facebook!

Sala i sotem nuk ka asgje te perbashket me ate te 1992-1997! Pervecse DNA-se! As situata politike nuk eshte e njejta. Atehere ne opozite ishte nje parti shume e organizuar se e sotmja pavaresisht mungeses se kryetarit apo fondeve. Por edhe pozita ishte e dobet nga ana financiare. Ndersa pozita e sotme ka ne rradhet e saja pa frike mbi 1oo veta qe kane mbi nje milione Euro (te pakten!!!). Atehere PD ishte e mbushur me luftera te brendshme (ju vazhdoni te illustroni nje PD te Sales, sepse nder i beni vetem armikut tuaj, Sales!) ndersa sot i ngjan partise komuniste kineze te Deng Xiaoping. Edhe marredheniet e Sales me USA ishin te tjera atehere. Atehere ai ishte aq i marre sa te zihej me USA ne korrik 1996! Sot i leshon pe cdo here qe ata deshirojne (ne fushen ekonomike, e vetmja qe USA vlereson realisht), dhe jo vetem amerikaneve, por edhe serbeve, ruseve, kinezeve, azereve, turqeve, dhe armiqve te tij te betuar ...grekeve! USA e atehershme besonte ne opoziten tone, nuk me duket keshtu per kete te sotmen.

Ju akoma nuk arrini te beni nje analize te qete te kundershtarit te juaj! Ashtu si nuk uleni kurre te analizoni veten tuaj (opozitat e bashkuara!) Dhe realisht mendoni se jeni ne gjendje ta hidhni poshte Salen?

O Mustafa Nano. ka me shume

O Mustafa Nano.

ka me shume se nje muaj qe rri si reklame ne FB faqja e taulant balles qe te beje sa me shume miq.
paska patur lek te madh qe paguan per kete reklame.
por nuk po ja var njeri

thuaji tja jape keto leke atyre te varferve qe u qan hallin cdo dite dhe te mos i shpenzoje per reklama per veten.

Add new comment