A është një yll Lulzim Basha

Ndonëse prej ngjitjes së tij në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e deri më sot nuk ka shënuar ndonjë akt politik për t’u mbajtur mend, Lulzim Basha u cilësua nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, një yll në ngjitje në qiellin e politikës shqiptare. Kjo deklaratë e ambasadorit shkaktoi mjaft reagime. Opozita, me Edi Ramën në krye, shprehu menjëherë pakënaqësinë për një vlerësim të tillë ndaj një politikani që ata e quajnë përgjegjës për vrasjet e 21 janarit. Shumë të tjerë e interpretuan atë si një shenjë se SHBA po përpiqen të ndërtojnë figurën e një lideri që mund të shmangë Berishën dhe të garantojë një politikë më pak agresive e më shumë bashkëpunuese. Vizita dhe takimet e tij në Uashington e ndezën edhe më tepër këtë teori. Këto interpretime, gati konspirative, morën nxitje edhe nga fakti se vlerësimi për Bashën u bë pikërisht në momentin kur ekspertiza e FBI-së ishte penalizuese për maxhorancën. Por çfarë kishte bërë Lulzim Basha që pikërisht ato ditë, kur opozita kërkonte imunitetin e tij, të cilësohej një yll në ngjitje nga kryediplomati amerikan?
Në fakt, kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk kishte bërë asgjë të veçantë në planin politik. Që nga marrja e detyrës së re, ai ka ruajtur profilin e fushatës elektorale duke u shfaqur i qeshur në publik vetëm për të folur e komentuar punët e Bashkisë. Në përplasjen e egër Berisha-Rama, ai me kujdes ka zgjedhur të mos bëhet pjesë. Më shumë se figurën e një lideri politik, Basha ka shfaqur atë të një menaxheri korrekt që përpiqet të mbajë premtimet e fushatës. Ai ka evituar t’u përgjigjet akuzave të rënda të opozitës duke shmangur të qenit në syrin e ciklonit. Gjithnjë e më shumë, prej fushatës e në vijim, Lulzim Basha po i përshtat shtatit të tij të gjatë kostumin e një politikani të moderuar, të kujdesshëm, të arsyeshëm, të fokusuar larg sherreve të përditshme dhe afër qytetarëve. Në klimën e nxehtë politike në vend, të dominuar nga akuza dhe deklarata të ndërsjella për vrasës, hajdutë, kriminelë, varje, burgosje etj., ndoshta edhe vetëm një qasje e tillë mjafton për të bërë diferencën. Për ambasadorin Arvizu, Lulzim Basha edhe me kaq ka bërë mjaft për ta quajtur një yll në ngjitje. Ky përcaktim është produkt i një konteksti agresiv, të pazakontë dhe të ndërlikuar shqiptar, ku dukja apo sjellja normale shndërrohen në vlerë. Është modeli i normalitetit që ambasadori Arvizu sheh dhe përpiqet të ndërtojë te Basha si një tentativë për të pasur një politikë të re, të qetë, jokonfliktuale dhe moderne në kontrast me përplasjet tragjike që kanë pjellë rivalitetet armiqësore PD-PS. Edhe simbolikisht, ndërsa me Berishën dhe Ramën takohet në zyrat e tyre, me Lulzim Bashën zgjedh të pijë kafe apo të shohë sport në Bllok, si shenjë e modernitetit, çtensionimit, normalitetit. Një akt që kërkon të tregojë se politika duhet të jetë larg konflikteve dhe afër qytetarëve.
Ky model normaliteti, që herë pas here është shfaqur edhe te politikanë të tjerë, por pa mundur të bëhet mbizotërues, është kënduar gjithnjë si refren nga ndërkombëtarët, të cilët besojnë se edhe shumica e qytetarëve shqiptarë do ta dëshironin atë. Përpjekjet e tyre për të nxitur e mbështetur politikanë me prirje moderatore brenda dy kampeve politike kanë qenë të vazhdueshme për shumë vite. Madje nuk kanë munguar as tentativat për të krijuar ndonjë forcë të re politike që të mund ta nxirrte vendin nga konflikti permanent që jo vetëm mban peng vendin, por ka kushtuar edhe me jetë njerëzish. Këto përpjekje deri më sot nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret, por përsëri mbeten e vetmja mundësi për ta çliruar sadopak politikën nga dhuna dhe agresiviteti.
Lulzim Basha po mundohet ta vizatojë veten pikërisht si një politikan i moderuar dhe për këtë nuk po i mungon inkurajimi ndërkombëtar. Madje me vlerësime maksimale, si ai i ambasadorit Arvizu. Por, për të mos u regjistruar si një tjetër zhgënjim në të ardhmen, Basha nuk duhet të mbetet vetëm te kontrasti me Berishën apo me Ramën. Përvoja ka treguar se një gjë e tillë nuk të çon larg. Nëse tani atij i mjafton të mos bëjë asgjë e të ketë shkëlqimin e një ylli, për t’u ngjitur në qiellin e politikës duhet të japë shumë prova të tjera. Jo vetëm të qeshë përpara kamerave, të pijë kafe në Bllok e të shmangë gjuhën e ashpër, por të tregojë se nëse beson vërtet te ky model politikani, ka vullnetin e duhur për ta shndërruar atë në model politik edhe për vetë Partinë Demokratike. Deri tani ngjitja e Bashës ka ecur në rrugën e shtruar nga lideri maksimal i PD, i cili njihet për një model krejt tjetër drejtimi. Vlerësimi i ambasadorit Arvizu, mbështetja e ndërkombëtarëve apo simpatitë e qytetarëve janë vetëm shenjat orientuese nga duhet të kalojë rruga e re e kryebashkiakut, ato nuk e përcaktojnë atë. Lulzim Basha mund të jetë një yll në ngjitje, por ai duhet të dëshmojë se është i aftë të ngrohë së pari PD, pa pasur nevojë për diellin e Berishës. Këtu fillon sfida e vërtetë për të.
Armand Shkullaku, Panorama
Comments
Sa keq me vjen per shume

Sa keq me vjen per shume gazetare e te ashtequajtur analiste. Jane shume te ceket ne te gjitha shkrimet qe bejne dhe ne ate qe thone dhenuk japin asnje tablo te qarte vetem fjale te pergjithsme dhe bosh pa suport faktesh nga mbrapa. Te thuash per Bashen qe po mban premtimet qe beri ne fushate apo qe po administron bashkine, apo eshte transparent apo qesh etje etj dhe mos te japesh asnje argument ku e mbeshtet kete eshte komplet nje loje e ndyre per te ngritur nje imazh qe nuk ekziston. Po te jap une disa fakte z. Shkullaku nese nuk i dini ne lidhej me sa keni thene me larte. Administratori i mire i Bashkise sa erdhi ka nderruar pothuajse 70% te stafit te ndodhur atje, pa perfshire ketu drejtuesit e Bashkise dhe ky nuk ishte premtim i fushates, faqja e internetit te Bashkise nuk ka asnje perditesim ne lidhje me aktivitetin e bashkise, keshillit bashkiak, buxhetin etj nderkohe qe ishte premtim i fushates, ka ndermarre disa nisma ligjore per heqjen dhe reduktimin e taksave per te cilat nuk eshte bere asnje analize se cfare perfitimi i sollen komunitetit dhe bashkise njekohesisht dhe ketu e shikon sesa transparente behet ceshtja, sapo erdhi ne krye te bashkise prishi nje investim te bere me leket e taksapaguesve te Tiranes dhe me donacion te Kuvajtit por edhe kjo nuk ishte gje e keqe pasi ja kishte marre doren me mbikalimin e Zogut te Zi dhe serisht nuk mbajti pergjegjesi e nuk dha llogari, sapo hyri ne zyren e kryetarit te bashkise gjeja e pare qe beri ishte prishja e zyres se kryetarit dhe riberja e saj duke konsumuar serisht fonde te taksapaguesve te Tiranes, e serisht nuk jep llogari, miratoi serisht nje buxhet jo transparent duke mos respektuar ligjet ne fuqi persa i perket prezantimit te projektit keshilltareve socialiste, te pakten keshtu pretenduan jkeshilltaret socialiste dhe nenkryetarja e bashkise kur foli per kete ceshtje nuk e pergenjeshtroi me fakte zyrtare, rrezoi planin rregullues te miratuar nga bashkia e meparshme dhe nga KRT e Tiranes dhe do e ribeje dhe njehere se nuk i pelqeu e pare etj etj. Pra deri me tani nuk di se ku shihet prej jush ky mireadministrimi i bashkise nga ky "administratori" i shkelqyer. A po e vetmja gje qe mund te them eshte qe ka bere takime me qytetaret duke qeshur dhe rrahur krahet dhe mbase ne ikje e siper ju ka futur edhe ndonje gje nga mbrapa se nuk ka ne asnje vend te qytetruar ku kryetari i bashkise te harxhoje kohen dhe te takohet me qytetaret per te degjuar dhe zgjidhur hallet e tyre. Per kete ai ngre institucione dhe truktura. Por sic duket ky "ylli ne gjithje" me shume pompohet nga juve qe flisni me llafe bosh dhe doni te beni reklame te tij sesa nga ato qe di te beje vete. Po potet ndonje gje per te kundershtuar mund te me pergjigjeni online.

Gjynah qe quani YLL nje

Gjynah qe quani YLL nje gjynahqare.Prishi qendren e riberi kryqezim makinash ,hoqi taksen per ketrin ne kopesht zoologj dhe rriti taksen e REKLAMES nga 12000leke /m2 ne 45000 leke/m2. Supermashtrues.

Ky basha ne ngjitje eshte,

Ky basha ne ngjitje eshte, por vegel qe fluturon me pras ne bythe.

Une do te thosha: Ne ngjitje,

Une do te thosha: Ne ngjitje, por fishekzjarr kinez i skaduar.

Linda e ke qare cfare i ke

Linda e ke qare cfare i ke thene. Ke harruar pa shtuar ne fakt ne lidhje me mireadminsitrimin kioskate kunatit dhe prishjen e rruges pedonale te kryeqytetit, shkaterrimin e ndricuesve te bulevardit, genjeshtrat publike ne lidhje me "takimet e rendesishme" dhe "ftesat e rendesishme" qe ka marre nga krybashkiake te ndryshme e qe ne fakt kane qene vizita turistike, shkarkimet e bera ne ndermarrjent e bashkise per ti mbushur serishmi me militante, heqja e edukatoreve te cerdheve e ku e di une e sa gjera te tjera "te mira" qe ka bere ky "adminsitrat i shkerdhyer" ne krye te bashkise. Kuptohet qe nuk po fus ketu bemat e ketij "ylli" para bashkise qe i dime mire me Zogun e Zi, rrugen Durres-Kukes qe ka ngrene e po vazhdon te ha nga ekonomia jone e drobitur deri sa ta perpije te teren, detin qe ju fali grekeve e ne fund me vrasjen primitive te 21 Janarit. Dhe ky "yll" ne ngjithje nuk denjoi as te shprehej atehere sic u shpreh tani ne lidhje me ata qe humben jeten. Mjaftoni te degjoni deklaratat e bera nga ky "yll" para atij komisionit qesharak parlamentar. Mbasi ti analizoni te gjitha keto mund ti thoni z. Shkullaku popullit nese kemi te bejme me nje "yll ne ngjitje" apo cfare ose me sakte nese kemi te bejme me nje yll ne rradhe te pare.

Kuptohet qe kjo analize nyuk eshte bere dhe nuk do te behet asnjehere po do vazhdohet nga ana juaj me fjalet bosh te tuat, me faktet shterpe te Artan Hoxhes, me gjuhen bishtperdredhur si kurve te Zhejit apo me fjalet kot me kot te Lubonjes e si qershia mbi torte do te rrine gjithmone budallalliqet e nxjerra nga goja e piset e kryministrit se bashku me deshtiemt e rradhes te ketij ylli.

edhe ty Z. Nano te sfidoj qe ti marresh te gjitha keto argumenta qe kane shkruar komentuesit me siper se bashku me keto te miat dhe ti investigosh vete ose me gazetare te ndryshem qe ti njeh e bashkepunon dhe bej nje tablo nese keto qe themi ne jane thjesht dufe e pasione partiake apo te verteta. Mbase 100% te verteta edhe nuk jane por 98% te siguroj qe po dhe per kete jam gati te ve bast.

c'ja ke fut kot o Mando!

c'ja ke fut kot o Mando! Arvizu e ka thone ashtu pa u menduar shume, se ishte bisede e drejteperdrejte ne studio, kurse ju merrni e tirrni fjale te kota. Pse nuk e prek sadopak faktin qe diten e 21 janarit basha ka qene minister i brendshem, dhe kishte te pakten detyrim moral, nese s'ka pasur dore ne gjera te tjera, te jepte doreheqjen per ate qe ndodhi. keshtu qe c'ka po shkruan ti per te me duken si njehere e nje kohe lavderimet e bllokmeneve te oborrit. Po me mbylljen e hetimeve durres-kukes pse nuk merresh ti? Epo gjithcka e tille e permbledh pershkrimin e nje drejtuesi, jo vetem fakti qe buzeqesh, dhe qe i lutet kryetarait te bashkise se washingtonit ta prese...etc. Me vjen keq per ty qe ke rene ne nivelin e te tjereve, sepse kam pas ruajtur respekt te vecante, prape gjuha jote eshte disi me elegante se e te tjereve, por nuk me pelqen qe ti u perkedhel b... njerezve te lakuar nga prokuroria, e qe skane bere asgje per kete ved, por vetem e kane plackitur ate. Do te falenderoja shume nese nje gje te tille e beje per figurat e vyera te kombit tone qe kane bere gjithcka per vendin e tyre, kurse per keta horra, eshte e kunderta, po bejne gjithcka per t'ia grisur e shkatterruar ate fustanelle te brishte e shpesh te arnuar qe vendi yne ka... bad too bad...

Add new comment