Unaza e madhe? Ok, por ndërtoni rrugët e devijuara!

Postuar në 10 Gusht, 2011 11:39

Ka filluar ndërtimi i Unazës së Re tek Kopshti botanik. Ambientalistët dështuan në përpjekjet e tyre për ta ndaluar dëmtimin e pjesshëm të Kopshtit. Pjesa veriore e tij është shkatërruar, duke i lënë vendin kantierit të ndërtimit, mú aty ku kalonte dhe rruga që të çon sipër në kodër Selitë. Kanë qenë me qindra makinat që kanë kaluar në atë rrugë, të cilat tani janë të detyruara të devijojnë në një rrugë tjetër të improvizuar nga ndërtuesit e veprës. Kjo rrugë e improvizuar është ndërtuar shkel e shko, vetëm me dhé e zhavorr, dhe gropat e krijuara me kalimin e kohës e bëjnë të vështirë kalimin e veturave të ulta. Është qesharake situata, pasi bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi 20 metra. Jo më shumë. Sikur të asfaltohej, kostoja e saj nuk do të shkonte më shumë se një mijë dollarë. Dhe të mendosh që kompania, ndoshta kompanitë, kanë fituar një tender që mund të kapë vlerën e mbi një million dollarëve. E me siguri që devijimi i kësaj rruge ka qenë në preventivin e Unazës. Por askush nuk e çan kokën, që ajo rrugë lidh një zonë të populluar me rreth 5 mijë banorë me Komunën e Parisit,e me qytetin e Tiranës.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.