Takimet informale dhe jo pretencioze të opozitës

Postuar në 12 Tetor, 2011 04:37

Në kronikën e ditës së djeshme është regjistruar dhe një takim i partive opozitare, të cilin disa të përditshme e quanin informal (ndoshta është një emërtim që e kanë sugjeruar organizatorët e takimit me synimin për ta përkufizuar saktësisht). Takime të tilla ‘informale’ janë bërë rituale të opozitës; bëhen pothuaj njëherë në javë. Mirëpo se ç’ka një si spontaneitet dhe shkujdesje që i karakterizon këto mbledhje, gjë që duket më së pari e mbi të gjitha tek fakti që njëherë mungon një eksponent e njëherë tjetër një eksponent tjetër i opozitës. Nuk janë bërë asnjëherë tok të gjithë. Në disa raste ka munguar Gjinushi, i cili ka dashur të shprehë me mungesën e vet mospranimin “e linjës së butë e pajtuese me maxhorancën” që ka adoptuar PS-ja. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ngjela, dhe po për të njëjtat motive. Dule ka munguar në vijimësi, por për motive që merren me mend (nuk ka marrë mbështetje nga socialistët për shqetësimet e tij lidhur me Censusin); dje, kret papritur, Dule ish në këtë takim-drekë në restorantin Austria. Nuk ishin Ngjela, Ndoka, dhe Milo, megjithatë.

Sigurisht, emërtimi ‘informal’ i këtyre organizimeve përligj mungesën e njërit apo tjetrit, por do ishte mirë që takime të tilla pa ndonjë domethënie, ku pjesëmarrja e krerëve të partive është një optional, të mos jepeshin si lajme. Për të mirën e opozitës.

E.G.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

E ke shkruajtur kete artikull me gramatike angleze ne dnertimin e fjalise ne disa raste

Po ca takime jane keto mor aman !  Ne  takim vete Dule ,Milo , Petro Koci qe jane spiune te grekut ,por qe nuk kane as elektorat --

Ne takim me keta krere politike PS-se po i del boja se duket si nje shtojce e partive te minoritetit --Keshtu qe me keto lloj takimesh PS-se doi largohet elektorati fare

Se nuk do vene socialsitet te votjne per te bere politikene Dules me shoke ..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.