Sytë e botës janë tek Guvernatorët e Bankave. Kush janë ata?

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 04:50

Mediat kanë çdo ditë në fokus bankat qëndrore të vendeve më të rëndësishme të botës, dhe reagimin e tyre përballë thellimit të krizës së borxheve sovrane në Europë. Po kush janë ata që kanë ‘nën hyqëm’ këto banka? Në SHBA është Ben S. Bernanke, i cili është njeri i toneve të qeta, ka qenë profesor në Princeton University dhe është një studjues i periudhës së Depresionit të Madh. Ka gati gjashtë vjet që është në krye të sistemit bankar Federal Reserve. Në krye të punëve në selinë e Bankës Qendrore Europiane, në Frankfurt, është Mario Draghi, i cili është shumë i vlerësuar në botën financiare dhe ka ardhur në këtë post më 2 nëntor nga Banka e Italisë. Në Japoni është Masaaki Shirakawa, i cili, përpara se të emërohej guvernator i Bankës Qendrore, ka punuar për tri dekada në të njëjtën bankë. Në Zvicër (Zvicra është e rëndësihme, të paktën në psikën kolektive, kur vjen diskutimi tek argumentat monetare e bankare) është Philipp Hildebrand. Në Suedi është Stefan Ingves, i cili bën pjesë tek pak ekspertë të fushës që nuk është i shqetësuar prej kësaj krize. Në Kinë është prej një dekade Zhou Xiaochuan, i cili ka kohë që kërkon zëvendësimin e dollarit si monedhë ndërkombëtare. Në Gjermani, kreu i Bundesbank-ës është Axel Weber, i cili ka besim të patundur tek ekonomia gjermane. Në Britani është Mervyn King. Et, etj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by jd (not verified) on

<p>Axel Weber ka kohe qe nuk eshte ne krye te Bundesbankut. Ne krye eshte Jens Weidmann. Per ata qe e njohin mire kete fushe shyqyr qe nuk eshte me Axel Weber pasi kriza e Eurozones do ishte me e precipituar ne kete moment. Fatkeqesisht ama Jens Weidmann eshte si gjysma (me e mire) e Axel Weber, prandaj nuk eshte cudi qe jemi ne kete situate qe jemi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.