Sondazhi, Europianët: më mirë me Amerikën në krye

Dhjetë vjet pas 11 shtatorit europianët ende dëshirojnë lidershipin amerikan në çështjet botërore. Përfundimi i mësipërm është nxjerrë nga botimi i përvitshëm Transatlantic Trends, sondazhi i të cilit do të publikohet më 14 shtator. Sipas manualit të përvitshëm të sondazheve të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe 12 vende anëtare të BE-së, 54 përqind e të anketuarve nga vendet anëtare dëshirojnë që Amerika të tregojë lidership të fortë në çështjet botërore. Nga të gjitha vendet e anketuara, mbështetja më e fortë erdhi nga amerikanët me 85 përqind që shfaqnin dëshirën për lidershipin e vendit të tyre. Sondazhi shpalos gjithashtu se qëndrimi i favorshëm ndaj Amerikës mbetet i lartë në të dy anët e Atlantikut. 72 përqind e të anketuarve në vendet e BE-së janë favorizues të rolit amerikan, krahasuar me 83 përqind në Shtetet e Bashkuara dhe vetëm 30 përqind në Turqi. Sidoqoftë, kur vjen puna te nevojshmëria e luftës për të siguruar drejtësinë ose jo, edhe pas një konflikti të nisur 10 vjet më parë, ende ka një ndryshim shumë të fortë transatlantik. 75 përqind e amerikanëve janë dakord me këtë koncept, por vetëm 33 përqind e europianëve mendojnë të njëjtën gjë.
L.A.
Add new comment