Shifrat përgënjeshtrojnë qeverinë: Kriza është e thellë

Postuar në 20 Tetor, 2011 04:43

Në një shkrim të vetin për Shqipin, Ervin Bushati (Bushati është i majtë, por të dhënat janë të qeverisë) jep disa elementë të panoramës financiare për periudhën janar-shtator 2011, dhe bën ndonjë krahasim me dhjetë vitet e fundit. Janë shifra që kontrastojnë me optimizmin e qeverisë; ose më saktë, me optimizmin e kryeministrit; të tjerët brenda qeverisë nuk janë shumë optimistë. Ja disa të dhëna.

- Rënia reale e të ardhurave prej TVSH-së është -3%; kjo e dhënë ka dalë pas rakordimit me inflacionin. Mesatarja e rritjes prej TVSH-së nga 2001 ka qenë: 12.3%.

- Rritja e të ardhurave është 25 herë më e ulët se mesatarja e dekadës.
TVSH-ja e mbledhur nga i gjithë sektori i ndërtimit ka rënë me -35%.
TVSH-ja e mbledhur nga sektori i shërbimeve dhe bankave ka rënë me -24%.

- Në 2011-n të ardhurat janë rritur me vetëm 1.1% krahasuar me vitin 2010, ndërsa mesatarja e rritjes së të ardhurave nga 2001 e këtej ka qenë +10%.

- Rënia reale e të ardhurave nga viti 2010 me -2%. Rritja e të ardhurave nominale pa inflacionin është 1.1%, d.m.th rritja reale e të Ardhurave, pas rakordimit me inflacionin, është negative – 2%. Kjo rritje negative e të Ardhurave ndodh për herë të parë në 10 vitet e fundit.

- Barra masive ka rënë mbi biznesin e vogël, për të mbuluar dështimin. Biznesi i vogël pagoi këtë vit +810 milionë lekë më shumë nga sa është prezantuar. Rënduar ndjeshëm krahasim me vjet: +433 milionë lekë ose +24% e vitit 2010.

- Tatimi mbi fitimin është rritur me 2.2 miliardë lekë ose +17% nga viti 2010.
Taksa nacionale dhe të tjera janë shtuar +7% nga viti i kaluar.
- Shpenzimet e administratës janë rritur me 9 miliardë lekë, ose +3.5% në krahasim me vitin 2010. Pagesa e papunësisë është ulur - 153 milionë lekë ose, – 20% nga viti 2010. Kompensimet e pronarëve janë – 136 milionë lekë ose, -13% nga viti 2010.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.