Serbët janë dakord me ‘Shqipërinë e Madhe’; po t’u jepet veriu i Kosovës

me humbjen e saj, dhe tani po përpiqen të marrin atë që ata besojnë se mund të merret, dmth veriun, ku serbët janë më të shumtë në numër se sa në pjesë të tjera të Kosovës. Publicisti e poeti Agim Vinca i referohet në një shkrim të publikiuar sot në të përditshmen Shqip një deklarate të presidentit serb Boris Tadiç në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në këtë deklaratë të autoritetit nr. 1 të shtetit serb flitet, për herë të parë në mënyrë kaq të qartë e të ftohtë, për një ndarje të Kosovës. Madje, ndarja e Kosovës lihet të lexohet mes rreshtave si zgjidhja e vetme e mbetur (s’ka gjë se ai e përmend si një nga zgjidhjet e mundshme) “për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan”.
Ai këtë ndarje nuk e zë n’gojësh. Ai e lë të nënkuptuar, teksa flet lirshëm për një tabú. Është fjala për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. “Shqipëria e Madhe”, thotë ai, “është një projekt shumë i rrezikshëm, por nëse do të vlente për të sjellë zgjidhjen e madhe historike mes shqiptarëve e serbëve, ne do ta pranonim. Kjo do të ishte një zgjidhje, ku të dyja palët do të merrnin diçka”. Diçkaja që serbët duan është veriu i Kosovës.
Kosovarët nuk kanë dhënë shenja se mund të pajtohen me këtë ide. Ndërkombëtarët e kanë refuzuar, gjithashtu, pasi kështu do të rihapej kutia e Pandorës. Por fakti që këtë tezë e hedh Tadiç si një atout të fundit, mund ta rihapë diskutimin.
E.G.
Add new comment